Wednesday, November 18

Lajme

MARVINA ALILI DEKLARON SHEHADETIN PARA MYFTIUT DR. QENAN EF. ISMAILI
Aktivitete, Lajme, Vizita

MARVINA ALILI DEKLARON SHEHADETIN PARA MYFTIUT DR. QENAN EF. ISMAILI

Të enjten, më 13 janar 2022, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili mirëpriti, znj. Malvina Alili dhe bashkëshortin e saj, z. Ramazan Alili. Pas një bashkëbisede me znj. Malvina Alili, rreth njohurive për Islamin dhe arsyes për këtë vendimin e saj për pranimine islamit, publikisht, me vetëdije e bindje të plotë, me vetdëshirë dhe vullnet të lirë deklaroi shehadetin, me çka edhe e pranoi fenë islame si fe të saj. Ndryshe, znj. Alili, jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë. “Lusim All-llahun e madhëruar që t'u falë lumturi, mirëkuptim e harmoni familjare, t'i begatojë me mirësitë e panumërta të kësaj bote dhe të Ahiretit.”- shkruan në faqen zyrtare të Myftiut dr.Qenan ef. Ismaili
MYFTINIA E SHKUPIT VAZHDON ME UNIFIKIMIN E TABELAVE TË XHAMIVE TË SHKUPIT
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT VAZHDON ME UNIFIKIMIN E TABELAVE TË XHAMIVE TË SHKUPIT

Myftinia e Shkupit në planin e aktiviteteve vjetore planifikon unifikimin e tabelave nëpër gjitha xhamitë e Shkupit me identitetin institucional të Myftinisë. Tabelat e reja përmbajnë logon e BFI –së dhe Myftinisë së Shkupit, emërtimin e xhamisë , datën e ndërtimit, datën e rindërtimit dhe datën e restaurimit të xhamisë.   Me vendosjen e tabelave nëpër gjitha xhamitë e zonës së qytetetit, ekipi realizues do të vazhdojë nëpër rajonet tjera të Shkupit; karadak, karshiakë dhe dërven.
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI ME SUKSES ‘ZGJEDHJET PËR ORGANET KOLEKTIVE TË BFI’
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI ME SUKSES ‘ZGJEDHJET PËR ORGANET KOLEKTIVE TË BFI’

Myftinia e Shkupit, më datë 20 dhjetor 2021, e hënë, në prani të 237 delegatëve, realizoi me sukses zgjedhjet për organet kolektive të BFI-së. Nën udhëheqjen e Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili, në prani të kryetarit të KQZ pranë BFI-së Irsal ef. Jakupi, nënkryetarit të KQZ dr. Abdulkerim ef. Iseni , Komisionit Rajonal Zgjedhor; mr. Nexhmi ef. Ferati (kryetar), Nevzat ef. Ameti (anëtar), z.Armend Halimi (anëtar), u zhvillua procesi zgjedhor në pajtueshmëri me Rregulloren e BFI-së mbi zgjedhjet, të drejtat dhe obligimet e Myftinive të BFI-së.     Në fillim të punimeve, u zgjodh procesverbalisti dhe komisioni verifikues. Në pjesën e parë të mbledhjes u paraqit rendi i ditës, u krijua hapësirë për diskutime, mendime të lira dhe më pas gjithë të pranishmit shfrytëzuan të drejtë...
HAPET XHAMIA “HFZ. XHAVIT EF. IBRAHIMI” NË STUDENIÇAN
Lajme

HAPET XHAMIA “HFZ. XHAVIT EF. IBRAHIMI” NË STUDENIÇAN

Sot, më 16 dhjetor 2021, në prezencë të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u bë hapja e xhamisë “Hfz. Xhavit ef. Ibrahimi” në fshatin Studeniçan të Shkupit. Nën udhëheqjen e Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili dhe në koordinim me këshillin inicues të xhamisë , u lëshua në shërbim xhamia “Hfz. Xhavit ef. Ibrahimi” në Studeniçan, e cila mban emrin e rahmetli hoxhës së mirënjohur të kësaj ane Hafiz Xhavit ef. Ibrahimit. Këtë manifestim me prezencën e tyre e nderuan edhe Kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku, Myftiu i Tetovës prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Manastirit Mr. Amit ef. Rasimi, Myftiu i Prilepit H. Shefket ef. Imeri, Myftiu i Ohrit Mr. Samet ef. Ajdari, Myftiu i Strugës Mr. ...
MBAHET MBLEDHJA E 17-TË ME ANËTARËT E MYFTINISË SË SHKUPIT
Lajme

MBAHET MBLEDHJA E 17-TË ME ANËTARËT E MYFTINISË SË SHKUPIT

Më datë 14 dhjetor 2021, e martë, u mbajt mbledhja e 17- të me anëtarët e Myftinisë së Shkupit ku pas diskutimit bazuar në rendin e ditës dolën këto konkluza: - Pas vizitës së drejtorit të Drejtorisë së Vakfit të Republikës së Turqisë z. Burhan Ersoj në Shkup, mirret përsipër restaurimi i tri xhamive edhe atë: Xhamia e Jahja Pashës (me prioritet përshkak të rrezikshmërisë nga çarjet në mure), Xhamia e Isa Beut dhe Xhamia e Haxhi Ballabanit. - BFI dhe Myftinia e Shkupit luajti një rol të rëndësishëm bazuar në kompetencat e veta me rastin e tragjedisë në Bullgari - Bazuar në këshillin iniciativ vazhdojnë punimet në xhaminë e lagjes Xhon Kenedi – Çair. - Myftinia e Shkupit distancohet nga hoxhallarët të cilët në mënyrë direkte apo indirekte ishin pjesë e fushatës zgjedhore të zgj...
MYFTINIA E SHKUPIT: U jepet lamtumira e fundit viktimave të aksidentit tragjik
Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT: U jepet lamtumira e fundit viktimave të aksidentit tragjik

Më 3 dhjetor 2021, pas pranimit të xhenazeve nga Aeroporti i Shkupit, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili bashkë me Reisul Ulemanë, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe së bashku me përfaqësuesit e Rijasetit të BFI, referentët e e Myftinisë së Shkupit, hoxhallarë e hafëzllarë, në emër të Bashkësisë Fetare Islame, kanë marr pjesë në ceremoninë e varrimit në Studeniçan e Moranë, duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, për baballarët dhe për nënat e tyre, për miqtë dhe për të afërmit e tyre, që Allahu Fuqiplotë t’ju jep sabër dhe forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Me kërkesë të Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, me nderimet më të larta fetare islame, referentët e Myftinisë së bashku me hoxhallarët e gjitha rajoneve të Shkupit, ishin pranë familjeve tjera, me ç’rast mor...
DOLI NGA SHTYPI ILMIHALI ZYRTAR I MYFTINISË SË SHKUPIT: “ILMIHAL për mektebe”
Aktivitete, Lajme

DOLI NGA SHTYPI ILMIHALI ZYRTAR I MYFTINISË SË SHKUPIT: “ILMIHAL për mektebe”

Pas shumë përpjekjeve, veprimtaria botuese e Myftinisë së Shkupit, nxori në dritë të botimit ilmihalin e parë zyrtar në historinë e re të veprimtarisë së Myftinisë së Shkupit të titulluar: ‘ILMIHAL për mektebe”. Në Ilmihal trajtohen katër tematika: Besimin, Adhurimet, Moralin dhe Historinë Islame. Autorët e kësaj vepre, dr. Qenan ef. Ismaili dhe Mr. Nexhmi ef. Ferati janë përkujdesur që formulimet në tekst të jenë në një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme si dhe të ilustruara me disenj mjaft modern, në mënyrë që të mësohet më lehtë nga fillestarët e çdo grupmoshe. “Shpresojmë që me këtë ilmihal të lehtësojmë punën e mualimëve tanë që veprojnë nepër mektebet e Myftinisë së Shkupit; të ketë vend të rëndësishëm në mesin e literaturës islame, si dhe t’u shërbejë fillestarëve që dësh...
NËPËR XHAMITË E KATËR RAJONEVE TË SHKUPIT BËHEN LUTJE E DUA PËR DËSHMORËT E TRAGJEDISË
Aktivitete, Lajme

NËPËR XHAMITË E KATËR RAJONEVE TË SHKUPIT BËHEN LUTJE E DUA PËR DËSHMORËT E TRAGJEDISË

Me kërkesë të Myftiut të Shkupit, dr.Qenan ef. Ismaili, me rastin e tragjedisë, hatibët që veprojnë nëpër xhamitë tona, bënë lutje kolektive bazuar në letër qarkoren e lëshuar nga Myftinia e Shkupit. Në katër zonat ku ka shtrirje Myftinia e Shkupit; qytet, karadak, dërven e karshiakë në namazin e xhumasë të bëhet lutje - dua e përbashkët me xhematin, që Allahu Fuqiplotë t’i mëshirojë të ndjerët nga aksidenti në Bullgari, njëherit të lënduarve t’u mundësojë shërim të shpejtë.Njëkohësisht, mualimët tanë do i'a kushtojnë një orë mësimore nxënësve që ndjekin mesimbesimin nëpër mektebet tona për t'u drejtuar atyre me disa këshilla se si duhet të përballemi me këto sprova që na vijnë në jetë me shpresë që sadopak të kontribojmë për fëmijët tanë që mos të kenë pasoja nga këto tronditje. Njëkoh...
MYFTIU: PO ECIN PUNËT MBARË NË XHAMINË E RE TË STUDENIÇANIT
Lajme, Vizita

MYFTIU: PO ECIN PUNËT MBARË NË XHAMINË E RE TË STUDENIÇANIT

Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, bashkë me referentin e Vakëfeve h.Fejsall ef. Kadriu dhe referentin e xhematit të Karshiakës hfz. Irfan ef. Sulejmani, ishte në Studeniçan, për të parë nga afër punimet e zhvilluara në xhaminë e re e për t'u njohur drejtpërdrejt nga këshilli inicues për dinamikën e punës dhe gjithçka që është realizuar deri më tani që kjo xhami të merr këtë pamje të mrekullueshme. Kryetari i këshillit inicues për ndërtimin e xhamisë, z. Alaudin Zeqiri njoftoi se gjithçka ka ecur sipas planit, kështu që me lejen e Zotit xhamia shumë shpejt do të jetë në shërbim të xhematit të kësaj ane të Studeniçanit. Në fund të kësaj vizite, i mahnitur nga puna e kryer plot përkushtim, myftiu e përfundoi vizitën me lutje që Allahu fuqiplotë t'u ndihmojë në punët e tyre ...
MESAZHI I XHUMASË DHE MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MESAZHI I XHUMASË DHE MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË

Më 12 nëntor, 2021, e xhuma, u mbajt solemniteti i duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 8 nxënësve në bazat e mësimbesimit islam, pranë mualimit Amir ef. Mamuti. Këtë manifestim e nderuan: Myftiu i Myftinisë së Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referenti i Kradakut Fejsall ef. Kadriu; referenti i arsimit fetar hfz. Irfan ef. Sulejmani; hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve, si dhe xhemati i fshatit Straçincë. Në fillim, mualimi Amir ef. Mamuti në emër të këshillit i përshëndeti të pranishmit dhe u dëshiroi mirëseardhje në këtë manifestim. Ai, në emër të familjarëve të nxënëseve falënderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni me rastin e diplomimit të gjeneratës së tretë që nga ushtrimi i detyrës së tij si mualim pranë xhamisë. ...