Wednesday, November 18

Lajme

MYFTIU PRITI NË TAKIM DREJTORIN E MEDRESESË HAYME ANA KIZ ANADOLU IMAM HATIB LISESI
Aktivitete, Lajme, Vizita

MYFTIU PRITI NË TAKIM DREJTORIN E MEDRESESË HAYME ANA KIZ ANADOLU IMAM HATIB LISESI

Me datë, 8 dhjetor 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, në hapësirat e Institutit e hifzit për vajza "Bezisten" së bashku me përgjegjësen e instituti hfz. Kadriye Sulejman dhe bashkëpuntoren hfz. Hysnije Kurtulush, pritën në takim drejtorin e medresesë "Hayme Ana Kiz Anadolu Imam Hatib Lisesi" nga Antalya e Türkiyes, z. Mehmet Devexhi me bashkëshorten znj. Keziban Devexhi dhe zv. drejtoresha znj. Semiha Direkçi, të shoqëruar nga drejtori i medreses Isa Beu, dr. Islam ef. Islami dhe sekretari i medreses h. Avni ef. Neziri. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili ju dëshiroi mirëseardhje dhe i njoftoi për së afërmi për aktivitetet e Myftinisë së Shkupit, me theks të veçantë për dy institutet e hifzit, atë "Bezistenit" dhe "Hafiz Ismail efendiu". Drejtori i m...
URIMI I DITËVE ME VLERË
Foto, Lajme, Ngjarje

URIMI I DITËVE ME VLERË

Si më posht, ju paraqesim dizajnet e urimeve: 22 nëntori, Dita e alfabetit  28 nëntori, Dita e Flamurit  3 dhjetori, Dita e Personave me Nevoja të Veçanta 
MYFTIU MORI PJESË NË SHËNIMIN E 3 DHJETORIT
Aktivitete, Lajme

MYFTIU MORI PJESË NË SHËNIMIN E 3 DHJETORIT

MYFTIU MORI PJESË NË SHËNIMIN E 3 DHJETORIT Më 3 dhjetor 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga shefi i zyres hfz. Irfan ef. Sulejmani, bashkë me kryetarin e komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, përfaqësuesit e Rijaseti mr. Fati ef. Azizi dhe Fidush ef. Ibrahimi, kryetarë të shoqatëve të ndryshme, afaristë, profesorë e artist, prindë e familjarë, me ftesë të Shoqatës së personave me nevoja të veçanta "MIRËSIA" morën pjesë në manifestimt e 3 Dhjetorit - Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili përshëndeti këto aktivitete ndërgjegjësuse për ngritje të vetëdijes në të mirë të njerëzve më të veçantë në shoqërinë tonë.
ME SUKSES U REALIZUA SEMINARI TREDITOR “VETËDIJA INSTITUCIONALE DHE FORCA E BASHKËPUNIMIT”
Aktivitete, Lajme, Seminare

ME SUKSES U REALIZUA SEMINARI TREDITOR “VETËDIJA INSTITUCIONALE DHE FORCA E BASHKËPUNIMIT”

Më datë 16-18 shtator 2023, Myftinia e BFI – Shkup realizoi seminarin treditor me nëpunësit fetar. Në këtë seminar që u zhvillua në Sarajevë ku morën pjesë 124 hoxhallarë kishte për qëllim respektin, afërsinë, bashkëpunimin dhe ngritjen profesionale të tyre. Seminarin me prezencë e tyre e nderuan sekretari gjeneral i BFI - së h. Irsal ef. Jakupi, myftiu i Ohrit h. Samet ef. Ajdari, myftiu i Kërçovës h. Qamil ef. Rushiti, mytiu i Manastirit h. Amit ef. Rasimi, myftiu i Velesit h. Nijazi ef. Murati, myftiu i Prilepit h. Shefket ef. Imeri, myftiu i Resnjes h. Xhunejd ef. Jashar, përfaqësues nga Rijaseti dhe medreseja “Isa Beu”. Për të trajtuar temat e parapara myftinia si ligjerues ftoi dr.hfz. Elvir Duranović. Në hapjen e këtij seminari fjalë përshëndetëse kishte sekretari gjeneral i BF...
QARKORE – KURBAN BAJRAMI
Lajme

QARKORE – KURBAN BAJRAMI

Myftinia e BFI – Shkup, me rastin e festës së Kurban Bajramit, për nëpunësit fetar, këshillat e xhamive dhe besimtarët e Shkupit lëshon këtë: QARKORE Dita e Kurban Bajramit është me datë 28.06.2023 (e mërkurë), ndërsa falja e namazit të Kurban Bajramit do bëhet në ora 05:41. Myftinia e Shkupit në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale - Shkup, ka caktuar vende adekuate ku qytetarët do të kenë mundësi për hudhje të mbetjeve të kurbanit në këto lokacione: 1. Komuna Shuto Orizare: - Marketi Harbin - Stacioni fundit i autobusit 19 - Në afërsi të selisë së komunës Shuto Orizare - Në afërsi të xhamisë Hamdi Pasha 2. Komuna Butel: - Në xhaminë Fetah Efendi – Butel - Në xhaminë Bedër – Butel 1 3. Komuna Gazi Babë: - Te varrezat në Kamenik - Stadioni në Gazi Babë 4. Komuna Ç...
GRUPI II – HAXHI 2023
Lajme

GRUPI II – HAXHI 2023

Niset aeroplani i dytë me haxhinjtë e Shkupit, njëkohësisht ju informojm se procedura e nisjes për të gjithë haxhinjtë shkoi me sukses dhe që të gjithë gjinden në aeroplan dhe po udhëtojnë drejt vendeve të shenjta. I lutemi Allahut Fuqiplotë që udhëtimi të shkojë mbarë e të arrijnë shëndosh e mirë. #Haxhi2023 #MyftiniaShkup Në orët e vona pas mesnate Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte në përcjelljen edhe të grupës së dytë, ku Myftiu ju dëshiroi udhëtim të rehatshëm dhe haxh të pranuar. Haxhinjtë e grupës së dytë kanë arritur shëndosh e mirë në hotelin në Meke, ata janë akomoduar dhe janë duke pushuar, në mbrëmjen e sodit me datë 19 qershor 2023 do ta kryejn Umren.
GRUPI I – HAXHI 2023
Lajme

GRUPI I – HAXHI 2023

Niset aeroplani i parë me haxhinjtë e Shkupit, njëkohësisht ju informojm se procedura e nisjes për të gjithë haxhinjtë shkoi me sukses dhe që të gjithë gjinden në aeroplan drejt vendeve të shenjta. I lutemi Allahut Fuqiplotë që udhëtimi të shkojë mbarë e të arrijnë shëndosh e mirë. #Haxhi2023 #haxhinjtëeshkupit #Shkup #MyftiniaShkup Myftiu i Shkupi dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar me reisul Ulema h.hfz, Shaqir ef. Fetai ishin në përcjelljen e grupës së parë të haxhinjëve të Shkupit. Ju informojmë se të gjithë haxhinjtë e grupës së parë janë shëndosh e mirë, dhe kanë kryer Umren në mëngjesin e sotshëm me datë 19 qershor.
TAKIM ME UDHËHEQËSIT E HAXHINJËVE
Aktivitete, Lajme

TAKIM ME UDHËHEQËSIT E HAXHINJËVE

Dje, 12 qershor 2023, Reisul ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV h. hfz. Shaqir ef. Fetai, realizoi mbledhje të përbashkët me të gjithë koordinatorët dhe stafin udhëheqës për haxhinjtë e R. Maqedonis së Veriut i cili mes tjerash theksoi rëndësin e emanetit që udhëheqësit e kanë, këtë vit në krye me myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i cili nga përvoja jam i bindur që do të angazhohet shpirtërisht për kryerjen e këtij obligimi me përkushtim. Poashtu uroj që haxhinjtë e vitit 2023 të jenë shëndosh e mirë dhe të kthehen me haxh të pranuar tek familjet e tyre. Kryetari i haxhit për këtë vit myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili para të pranishmëve paraqiti vendimet për udhëheqësit, komisionet që do të jenë në shërbim të haxhinjëve dhe planin operativ për një organizim të mirfill...
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI TRAJNIMIN KUSHTUAR KANDIDATËVE QË UDHËTOJNË PËR NË HAXH
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI TRAJNIMIN KUSHTUAR KANDIDATËVE QË UDHËTOJNË PËR NË HAXH

Në prezencë të Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, me datë 11 qershor 2023, Myftinia e Shkupit realizoi seminar kushtuar 458 kandidatëve nga Shkupi, që do të udhëtojnë për kryerjen e Haxhit. Programi i moderuar nga Hfz. Irfan ef. Sulejmani, filloi me leximin e Kuranit Famëlartë nga hfz. Abdulkerim ef. Ebibi, imam i xhamisë “Duqanxhik” - Shkup Fjala kryesore në këtë trajnim i takoi Myftiut të Myftinisë së Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili. Myftiu zhvilloi një prezantim të detajizuar në formën teorike dhe praktike, ku përcolli udhëzimet dhe informatat e nevojshme mbi rregullat e Haxhit, vendet e shenjta që do të vizitohen, si dhe informatat tjera zyrtare mbi organizimin e përgjithshëm. Fejsall ef.Kadriu sqaroi mënyrën praktike të veshjes së Ihramit dhe kujdesit që duhet të kenë haxhi...
HAPET XHAMIA E RE NË BOJANË
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

HAPET XHAMIA E RE NË BOJANË

Nën jehonën e tekbireve, sot 19 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup së bashku me Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim ef. Tërnava me shoqëruesit e tij, Myftiun e Shkodrës Muhamed ef. Sytari, Kryetarin e Komunës Saraj z. Blerim Bexheti, zëvendës ministrin e transportit dhe lidhjeve z. Bekim Rexhepi, personaliteteve të jetës publike, shumë mysafir, hoxhallarë e xhematlinj morën pjesë në hapjen e xhamisë së re në fshatin Bojanë të Komunës Saraj. Përfaqësuesit e Myftinisë, Rijasetit dhe mysafirët ngrohtësisht u mirëpritën nga këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Moderatori Ali ef. Ziberi hapjen e kësaj ceremonie e paralajmëroi me një ashere që e këndoi Nimet ef. Aliu. Në emër të këshillit të xhamisë, Ha...