Wednesday, November 18

Lajme

EDICIONI I 100 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË”
Emisione, Lajme

EDICIONI I 100 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË”

Myftinia e Shkupit, më 17 shtaror 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, hfz. Irfan ef. Sulejmani, do të emeton edicionin e 100- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë". I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion është Muhamed ef. Miftari, imam në xhaminë ‘Fetah Efendi’ të lagjes së Butelit. “Dituria dhe sfidat rinisë" është tema që trajtoi Muhamed ef.Miftari enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Allahu jua pranoftë lutjet e kësaj dite të bekuar! Xhuma të begatë!
QARKORE | 10.09.2021
Lajme

QARKORE | 10.09.2021

Të nderuar, Myftinia BFI në RMV - Shkup, duke e ndarë dhimbjen e madhe me të gjitha familjet e viktimave që humbën jetën në rastin tragjik si pasojë e zjarrit që kaploi Spitalin Modular të Qendrës për Kovid 19 në Tetovë, ku pati viktima e të lënduar, kërkon nga gjithë nëpunësit fetarë që sot, 10.09.2021 (e xhuma), në të gjitha xhamitë e territorit Shkupit, gjatë namazit të xhumasë, të bëhet lutje e përbashkët në shenjë solidarizimi me familjarët e tyre. Myftinia e Shkupit shpreh dhimbje dhe ngushëllime të sinqerta, duke lutur Allahun e Lartëmadhëruar që të vdekurit t’i mëshirojë, të lënduarit t’i shërojë ndërsa familjarëve dhe të afërmve të tyre t’u japë forcë e durim në tejkalimin e kësaj sprove! Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili...
MYFTIU I SHKUPIT VIZITON TETOVËN
Lajme, Vizita

MYFTIU I SHKUPIT VIZITON TETOVËN

Sot ditën ia kushtuam Tetovës, për të ndarë dhimbjen tonë bashkë me familjarët e viktimave, për t'u shprehur ngushëllimet tona dhe për t'u ofruar mbështetjen institucionale. Me iniciativën e Kryetarit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, sot, realizuam mbledhje të jashtëzakonshme në nivel të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame në Tetovë, me rastin e zjarrit tragjik që kaploi Spitalin modular të Qendrës për Kovid 19 në Tetovë, duke i diskutuar gjitha masat që duhet t'i ndërmarim për t'u dalur në ndihmë në këtë gjendje të rënduar. Rijaseti I BFI në shenjë solidariteti me familjarët që humbën më të dashurit e tyre, nga buxheti i vet ndau një shumë prej 300.000 denarëve, përfshi dhe shpenzimet e varrimit që do ti mbulojë Myftinia e Tetovës. Pas mbledhjes së mbajtur, vizitua...
MESAZH NGUSHËLLIMI
Lajme, Ngjarje

MESAZH NGUSHËLLIMI

Me pikëllim e dhimbje të thellë po ndjekim lajmet mbi tragjedinë që ka kapluar Tetovën si pasojë e një shpërthimi tek spitali modular (Kovid - Qendra). Sipas burimeve të mediave të vendit, raportohet të ketë mbi dhjetra viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësor. Gjithë ata që humbën jetën në këtë fatkeqësi lus All-llahun e Madhëruar që t'i mëshirojë, të lënduarit t'i shërojë, ndërsa familjeve të viktimave t'u japë durim në tejkalimin e kësaj sprove të rëndë! LUTEMI PËR TETOVËN! Dr.Qenan ef.Ismaili Myfti i Shkupit
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË DUQANXHIKUT
Lajme, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË DUQANXHIKUT

Më 8 shtator 2021 (e mërkurë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Semra Kurtish, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së Duqanxhikut. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Berra Ebibi. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të metutjeshme.
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT “TUBA” TË FUSHË TOPHANËS
Aktivitete, Lajme, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT “TUBA” TË FUSHË TOPHANËS

Më 5 shtator 2021 (e diel), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Semra Kurtish, vizitoi nxënësit e mektebit "Tuba" të lagjes Fushë Tophanë. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Haxhere Sulooxha. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të metutjeshme.
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT IKRE TË FUSHË TOPHANËS
Aktivitete, Lajme, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT IKRE TË FUSHË TOPHANËS

Më 4 shtator 2021 (e shtunë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Semra Kurtish, vizitoi nxënësit e mektebit Ikre të lagjes Fushë Tophanë. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Nermine Nuhiju. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të metutjeshme.
MESAZHI I XHUMASË DHE DUAJA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT CVETOVË
Aktivitete, Hytbe, Lajme

MESAZHI I XHUMASË DHE DUAJA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT CVETOVË

Më datë 3 shtator 2021, (e xhuma), Myftiu i Shkupit dr.Qenan ef.Ismaili këtë ditë të bekuar të javës, i'a kushtoi xhematit të fshatit Cvetovë të malësisë së Karshiakës, i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë Mr.Nexhmi ef. Ferati dhe referenti Jetmir Jakupi. Myftiu përcolli mesazhin e ditës në hutben e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit të xhumasë. Pas faljes së namazit, në hapësirat e xhamisë, në ambient të hapur, u mbajt solemniteti i duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 13 nxënësve në bazat e mësim - besimit islam, pranë mualimit Adil ef. Dailovski. Këtë solemnitet e përcollën hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve dhe xhemati i fshatit Cvetovë. Programi u hap me fjalën e rastit të Myftiut dr.Qenan ef.Ismaili i cili tha: " Këta nxënës q...
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË SË DËSHMORËVE NË LAGJEN HASANBEG
Lajme

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË SË DËSHMORËVE NË LAGJEN HASANBEG

Më datë 3 shtator 2021 (e xhuma), referenti i Myftinisë së Shkupit, H.Fejsall ef. Kadriu, në cilësinë e përgjegjësit të rajonit të karadakut vizitoi xhematin e xhamisë së Dëshmorëve, me rastin e emërimit të Sead ef. Jasharit; imam dhe mualim. Para faljes së namazit të xhumasë, H.Fejsall ef. Kadriu në fjalën e tij të mbajtur para xhematit, pasi që e prezentoi Sead Efendiun, në emër të Myftiut uroi imamin e ri, duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit. Sead Efendiu pasi pranoi autorizimin, u betua para xhematit se do t’i përmbahet Rregullores. Mes tjerash, ai e falenderoi Myftiun e Shkupit, dr.Qenan ef.Ismaili për besimin e dhënë dhe para xhemat...
VENDIMET E MBLEDHJES SË XVI-TË ME ANËTARËT E MYFTINISË SË SHKUPIT
Lajme

VENDIMET E MBLEDHJES SË XVI-TË ME ANËTARËT E MYFTINISË SË SHKUPIT

- Të unifikohen tabelat e xhamive - Në rrethana të veçanta siç është rasti i pandemisë së Covid-19, të respektohen gjitha protokolet e institucioneve kompetente dhe vendimit tonë institucional mbi larjen e xhenazes (përgjegjësia bie mbi familjen dhe nëpunësin fetar) - Të pezullohet mësim-besimi nëpër gjitha mektebet e Shkupit me prezencë fizike përgjatë muajit shtator (2021) - (rekomandohet që procesi të realizohet “online” ) - Ligjërata e xhumasë të jetë sa më e shkurtër dhe përmbledhëse (të mos zgjasë më tepër se 10 minuta). - Këtë vit, anulohen gjitha aktivitetet e manifestimit tradicional “Java e lindjes së Muhamedit s.a.v.s.” Shkup, 02.09.2021