Tuesday, November 17

Lajme

REFERENTI PËR ÇËSHTJE FETARO – ARSIMORE PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT VIZITOI INSTITUTIN E HIFZIT HFZ.ISMAIL EF.ALIEVSKI
Lajme, Vizita

REFERENTI PËR ÇËSHTJE FETARO – ARSIMORE PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT VIZITOI INSTITUTIN E HIFZIT HFZ.ISMAIL EF.ALIEVSKI

  Më 29.10.2019, referenti për çështje fetaro-arsimore pranë Myftinisë së BFI -Shkup, Mr.Nexhmi ef.Ferati i shoqëruar nga referentët e Myftinisë, Rexhep ef.Imeri dhe Jetmir Jakupi, vizituan nxënësit e institutit të Hifzit "Ismail ef.Alievski", ku u mirëpritën nga ana e përgjegjësit, Hfz.Xhemail ef.Nuhiju. Përgjatë kësaj vizite u vlerësua puna dhe angazhimi disamujor i hafëz Xhemail ef.Nuhijut në përgatitjen e nxënësve mbi memorizimin dhe rregullat e drejtleximit të Kur'anit. Efendi Ferati, vlerësoi me notë të lartë angazhimin e hfz.Xhemail Nuhiut në pergatitjen e deritanishme të nxënësve konform plan-programit duke uruar që në një periudhë kohore sa më të shpejtë të shpallen dhe hafiza të Kur'anit Famëlartë. Mësimet në këtë institut i ndjekin 14 nxënës. Allahu qof...
VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË
Aktivitete, Lajme

VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË

Më 25.10.2019, (e xhuma) referenti i Myftinisë së Shkupit, Fejsall ef.Kadriu, prezantoi në 4 xhami të Shkupit, rajonin e Karadakut, përgjatë 4 kohëve të namazit. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të xhumasë vizitoi xhematin e xhamisë Qendrore - Hasanbeg, ku mbajti dhe hytben e xhumasë. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë, vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Straçincë ▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit vizitoi xhematin e xhamisë "Miraç"- Haraçinë ▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë, vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit "Grushinë" Pas faljes së namazit në xhamitë e vizituara Fejsall ef.Kafriu ndau kohë për të biseduar me anëtarët e këshilleve të xhamive përkatëse dhe për tu njoftuar për së afërmi me kërkesat e tyre. Zyra për Inform...
PËRFUNDUAN ME SUKSES “GARAT KUR’ANORE” TË ORGANIZUARA NGA MYFTINIA E BFI – SHKUP
Aktivitete, Lajme

PËRFUNDUAN ME SUKSES “GARAT KUR’ANORE” TË ORGANIZUARA NGA MYFTINIA E BFI – SHKUP

Më 26.10.2019 (e shtunë), në prani të Myftiut të Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, kryetarit të kuvendit të BFI-së Fadil ef.Ramadani, hoxhallarëve, hafizlerëve e xhematlinj, Myftinia e Shkupit realizoi me sukses finalen e garave Kur'anore në xhaminë e Dyqanxhikut. Gara u zhvillua nëmes nxënësve që u kualifikuan si 5 më të mirët për të vazhduar garën si finalistë. Nxënësit pjesmarrës në këtë garë ndjekin mësim-besimin pranë mektebeve përkatëse të Myftinise së BFI-Shkup. Programi filloi me recitimin e Kuranit Famëlartë nga ana e Hfz. Orhan Ademit, nga Presheva. Më pas, me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili i cili përgëzoi mualimët për bashkëpunim e ndërsjelltë dhe kontributin e tyre deri në përfundimin e kësaj gare. Në këtë garë fin...
CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT NIGISHTAN
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT NIGISHTAN

Më 27.10.2019 (e diel), pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë e fshatit Nigishtan u organizua manifestim me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë. Në këtë program ishin të pranishëm: Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, referentë nga ana e Myftinisë, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve të këtij fshati. Fjalë përshëndetëse pati hatibi i xhamisë Samir ef.Hamidi i cili falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen në këtë ceremoni. Më pas, fjalë rasti pati Myftiu Dr. Qenan Ef.Ismaili i cili mes tjerash tha: "Sot jemi dëshmitarë, para Zotit e melekëve dhe për këtë dashuri dhe përkushtim ndaj fesë sonë që ka patur dhe ka kjo anë, në ruajtjen e fesë,kultivimin e vlerave të islam...
“GARA KUR’ANORE 2019”- U PËRZGJODHËN FINALISTËT
Aktivitete, Lajme

“GARA KUR’ANORE 2019”- U PËRZGJODHËN FINALISTËT

Dje, më 23.10.2019 (e mërkurë), para një numri të madh të xhematlinjëve, hoxhallarëve e familjarëve të nxënësve, Myftinia e Shkupit organizoi Garën Kur’anore ne xhaminë e Dyqanxhikut.   Gara u zhvillua nëmes nxënësve që ndjekin mësim-besimin pranë mektebeve përkatëse të Myftinise së BFI-Shkup.   Programi filloi me recitimin e Kuranit Famëlartë nga ana e Hfz.Xhemail Nuhijut, drejtor i institutit të Hifzit “Hfz.Ismail Alievski”.   Më pas, me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua hatibi i xhamisë Remzi ef.Isaku i cili përgëzoi Myftininë për aktivitetet e ndërmara e në veçanti aktivitetet kushtuar Kur’anit Famëlartë që kanë për qëllim ngritjen dhe madhërimin e Fjalës së Allahut. Në këtë garë kualifikuese u paraqitën 21 nxënës 12 djem dhe 9 vajza që n...
MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT ME ANËTARET E MYFTINISË SË SHKUPIT   
Lajme

MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT ME ANËTARET E MYFTINISË SË SHKUPIT  

  Sot, më 22.10.2019 (e martë), Myftinia e Shkupit realizoi mbledhjen e rregullt me anëtarët e saj, në të cilën të pranishëm ishin Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili dhe të gjithë anëtarët e Myftinisë së Shkupit.   Në këtë mbledhje rend dite ishin: Raporti mbi aktivitetet e realizuara në kuadër të sektorit fetaro-arsimor, raporti për vakufin përgjatë kësaj periudhe, raporti mbi ecurinë e punës dhe statusit të përgjithshëm të xhamive, si dhe çështje me rëndësi në lidhje me projektet e ardhëshme dhe organizimin e brendshëm të Myftinisë për tremujorin e mbetur të vitit 2019.   Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili këtë periudh e cilesoi si te suksesshme për Myftininë e Shkupit, si dhe premtoi se deri në perfundimin e aktiviteteve për vitin 2019, duke përdorur të gjithë mundësitë...
MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT ME ANËTARET E MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT ME ANËTARET E MYFTINISË SË SHKUPIT

Sot, më 22.10.2019 (e martë), Myftinia e Shkupit realizoi mbledhjen e rregullt me anëtarët e saj, në të cilën të pranishëm ishin Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili dhe të gjithë anëtarët e Myftinisë së Shkupit. Në këtë mbledhje rend dite ishin: Raporti mbi aktivitetet e realizuara në kuadër të sektorit fetaro-arsimor, raporti për vakufin përgjatë kësaj periudhe, raporti mbi ecurinë e punës dhe statusit të përgjithshëm të xhamive, si dhe çështje me rëndësi në lidhje me projektet e ardhëshme dhe organizimin e brendshëm të Myftinisë për tremujorin e mbetur të vitit 2019. Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili këtë periudhë e cilësoi si të suksesshme për Myftininë e Shkupit, si dhe premtoi se deri në perfundimin e aktiviteteve për vitin 2019, duke përdorur të gjithë mundësitë do të jenë edhe më të përpiktë...
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E TRETË TË SARAJIT
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E TRETË TË SARAJIT

Më 19.10.2019 (e shtunë) pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë e III-të të Sarajit u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë. Në këtë program ishin të pranishëm: Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, referentë nga ana e Myftinisë, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve. Ky program filloi me Fjalën e Allahut,me disa ajete të lexuara nga hafëz Sabaatin ef.Nuhiu. Fjalë përshëndetëse pati hatibi i xhamisë Shaban e.Tairi i cili falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen në këtë ceremoni. Më pas, fjalë rasti pati Myftiu Dr. Qenan Ef.Ismaili i cili mes tjerash theksoi se mektebet kanë rolin e tyre të veçantë në ndërtimin e karakterit të të r...
MYFTIU MBAJTI HYTBEN E XHUMASË NË XHAMINË “NEDA”- HARAÇINË
Aktivitete, Lajme

MYFTIU MBAJTI HYTBEN E XHUMASË NË XHAMINË “NEDA”- HARAÇINË

Më 18.10.2019, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë vizitoi xhematin e xhamisë "Neda" të Haraçinës. Hatibi i xhamisë Shefket ef.Bafqari, i shoqëruar nga kryetari i këshillit Ridvan Ibrahimi bashkë me anëtarët e këshillit të xhamisë dhe xhemati i pranishëm bënë një pritje vëllazërore ndaj Myftiut dhe referentëve të Myftinisë. Në hytben e xhumasë Myftiu foli për modestinë si virtyt i besimtarit të vërtetë Pas faljes së namazit, Myftiu ndau kohë për një bisedë të shkurtër me kryetarin dhe këshillin udhëheqës të xhamisë të cilët njoftuan Myftiun mbi gjendjen e punës së xhamisë. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup
MYFTIU MBAJTI HYTBEN E XHUMASË NË XHAMINË “HAXHI HAJREDIN” NË LAGJEN SERAVË TË SHKUPIT
Aktivitete, Lajme

MYFTIU MBAJTI HYTBEN E XHUMASË NË XHAMINË “HAXHI HAJREDIN” NË LAGJEN SERAVË TË SHKUPIT

Sot, 11.10.2019, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë vizitoi xhematin e xhamisë "Haxhi Hajredin" të lagjes Seravë Hatibi Agim ef.Bekiri, kryetari i këshillit të xhamisë z.Fatmir Aliu i shoqëruar nga anëtarët e këshillit dhe xhemati i pranishëm bënë një pritje të ngrohtë, vëllazërore ndaj Myftiut dhe referentëve të Myftinisë. Në hytben e xhumasë Myftiu foli për shkaqet e lumturisë së besimtarit. Pas faljes së namazit, Myftiu ndau kohë për një bashkëbisedë të shkurtër me kryetarin dhe këshillin udhëheqës të xhamisë të cilët njoftuan Myftiun mbi gjendjen dhe ecurinë e punës së xhamisë Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup