Tuesday, November 17

Uncategorized @sq

Ceremonia e Duasë së Hatmesë në xhaminë “Drita” -Nigishtan
Aktivitete, Ceremoni hatme, Lajme, Uncategorized @sq

Ceremonia e Duasë së Hatmesë në xhaminë “Drita” -Nigishtan

Sot, me datë 6 nëntor 2025, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referentët hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe z. Arment Halimi, ndanë së bashku gëzimin e 23 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën pranë mektebit të xhamisë "Drita" -Nigishtan, tek mualimi h. Samir ef. Hamidi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Samir ef. Hamidi i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani. All-llahu...
Myftinia e Shkupit filloi ciklin e ligjëratave fetare nga xhamia e fshatit Inxhikovë
Aktivitete, Lajme, Uncategorized @sq

Myftinia e Shkupit filloi ciklin e ligjëratave fetare nga xhamia e fshatit Inxhikovë

Myftinia e BFI – Shkup, sonte, më 6 nëntor 2025, pas namazit të jacisë, filloi ciklin e ligjëratave fetare në xhamitë e Shkupit, duke e nisur nga xhamia e fshatit Inxhikovë. Hatibi i xhamisë h. Bajram ef. Salihi, shprehu kënaqësinë që pikërisht kjo xhami u përzgjodh për fillimin e këtij cikli të ligjëratave. Ndërkohë, referenti i Myftinisë h. Ali ef. Ziberi, prezantoi ligjëruesin e sontëm h. Besim ef. Memedi, imam dhe hatib në mesxhidin e Lisiçes. Hoxha Besim ef. Memedi, para hoxhallarëve dhe xhematit të pranishëm, ligjëroi mbi temën: “Nevoja e besimtarit për Allahun.”
Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së Re Çair
Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa, Uncategorized @sq

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së Re Çair

Me datë 03 janar 2025, Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së Re Çair. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi hfz. Avni ef. Asani. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
MIRËNJOHJE PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE
Lajme, Uncategorized @sq

MIRËNJOHJE PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, në zyren e tij mirëpriti në takim dy dashamirë të jetës fetare që ndanë nga pasuria dhe në formë të drejtëpërdrejt përkrahën projektet e Myftinisë së Shkupit përgjatë vitit 2023. Myftiu iu dhuroi mirënjohje dhe i falenderoi për kontributin e dhënë në shërbim të jetës fetare duke i informuar për së afërmi me aktivitetet e realizuara dhe planet e radhës. Allahu xh.sh ua shtoftë bereqetin dhe mirësitë e kësaj bote e botës tjetër !
MYFTIU PJESË E IFTARIT TË DEPARTAMENTIT TË SIGURISË RRUGORE
Uncategorized @sq

MYFTIU PJESË E IFTARIT TË DEPARTAMENTIT TË SIGURISË RRUGORE

Me datë 26 mars 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte i ftuar special në iftarin e organizuar nga ana e Departamentit të Sigurisë në Trafikun Rrugor. Myftiu ishte pjesë e tryezës së iftarit të agjëruesve që kujdesen për rendin e sigurisë rrugore në shoqërinë tonë, të cilët me vetiniciativë organizuan një mbrëmje të këtillë me plot kuptim shpirtërorë. Myftiu shpreh mirënjohje dhe falenderim për ftesën dhe ambientin e ngrohtë që ofruan në këtë iftar. #NëShërbimTëJetësFetare
MYFTIU MYSAFIR NË RADIO SHKUPI
Uncategorized @sq

MYFTIU MYSAFIR NË RADIO SHKUPI

Myftiu i BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në emision në Radio Shkupi me gazetarin Hajrush Mani me të cilin bashkëbiseduan për aktivetet e Myftinisë së Shkupit përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
MYFTIU BËRI HAPJEN SOLEMNE TË XHAMISË SË FSHATIT RASHÇE E POSHTME DHE PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË
Aktivitete, Uncategorized @sq, Vizita

MYFTIU BËRI HAPJEN SOLEMNE TË XHAMISË SË FSHATIT RASHÇE E POSHTME DHE PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË

Me datë 13 tetor 2023, dr. Qenan ef. Ismaili nën shoqërimin e sekretarit të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, referentëve h. Fejsall ef. Kadriu dhe h. Ali ef. Ziberi, morën pjesë në hapjen solemne të xhamisë së fshatit Rashçe e poshtme pas rinovimit të tërësishëm të xhamisë. Hatibi i xhamisë h. Is’hak ef. Hoxha u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve. Kryetari i këshillit të xhamisë Fitim Bakiu paraqiti ecurinë e punëve të rinovimit të xhamisë, si dhe falenderoi të gjithë ata që kontribuan. Në shenjë respekti për këshillin e xhamisë Myftiu i dorëzoi mirënjohje për kontributin e dhënë. Nga hytbeja e xhumasë, Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku mes tjerash theksoi se ashtu siç i kemi zbukuruar shtëpit e Allahut, e lusim Allahun të na i zbukurojë pallatet në xhenet. E lusim...
PROMOVIMI I LIBRIT “TËRMETI I VITIT 1963, SHPËRFYTYRIMI I SHKUPIT”
Uncategorized @sq

PROMOVIMI I LIBRIT “TËRMETI I VITIT 1963, SHPËRFYTYRIMI I SHKUPIT”

Me datë 26 korrik 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa morri pjesë në eventin e organizuar nga Instituti i Trashëgimis Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në bashkëpunim me Myftininë e Shkupit, për të shënuar 60-vjetorin e tërmetit të Shkupit, i cili u mbajt në Çifte Hamam në çarshi të Shkupit. Në këtë ngjarje u promovua libri "Tërmeti i vitit 1963, Shpërfytyrimi i Shkupit" dhe u hap një ekspozitë e përgatitur nga autori prof. dr. Skender Asani. Këtë event me fjalë përshëndetëse e nderoi kryetari i BFI -së Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu dhe Ambasadori i Kosovës z. Florian Qehaja. Ishte nderi i joni të jemi sëbashku në mesin e shumë personaliteteve me peshë në shoqërin tonë. Ky libër është rezultat i bashkëpunimit të ITSHKSH dhe Myftinisë së S...
REALIZOHEN ME SUKSES NETËT KULTURORE ISLAME 2023
Uncategorized @sq

REALIZOHEN ME SUKSES NETËT KULTURORE ISLAME 2023

Nën organizimin e Myftinisë së Shkupit, në xhaminë e Sulltan Muratit, u realizuan tre netët në kuadër të ‘Netëve Kulturore Islame me nxënësit e mektebeve’. Në prani të nikoqirit të aktivitetit, Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili, opeativës së Myftinisë, profesorëve të Medresesë ISA BEU, hoxhallarëve e mualimëve të nxënësve pjesmarrës, familjarë e xhematlinj nga Shkupi e rrethinë, performuan nxënësit garues në tre kategori. Në këtë natë tani më tradicionale në Myftininë e Shkupit, për çdo vitë i ndahet MIRËNJOHJE për kontributin e dhënë në edukimin e brezave të rrinjë, fjala është për mualimin HAXHI RAMADAN RAMADANI. E lusim Allahun Fuqiplotë që ti japë shëndet të plotë dhe suksese të mëtutjeshme, dhe t'a shpërblej me xhenet në botën tjetër.  Më 26 korrik 2023, e mëkurë u z...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “SJELLJA E MUHAMEDIT ALEJHI SELAM ME NJERËZIT”
Uncategorized @sq

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “SJELLJA E MUHAMEDIT ALEJHI SELAM ME NJERËZIT”

Me datë 14 korrik 2023, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 185- në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është Zaim ef. Sulis, i cili do të ligjërojë në temën: "Sjellja e Muhamedit alejhi selam me njerëzit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit Ali ef. Ziberi. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!