U realizua duaja e hatmes për 24 nxënësit e Mektebit “Ataullah Hoxha” – Studeniçan
Sot, 15 tetor 2026, referentët e Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe z. Jusuf Abdullai, ndanë së bashku gëzimin e 24 nxënësve me rastin e mbarimit të Kuranit dhe kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë "Ataullah Hoxha" - Studeniçan, te mualimët h. Mutalib ef. Ademi dhe Isadete Ademi.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Mutalib ef. Ademi dhe këshilli xhamisë i cili u dëshiroi mirëseardhje, hoxhallarëve dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve të kësaj ane.
Në emër të Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili, referenti i Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu përgëzoi mualimët për kontributin e dhënë në mekteb dhe uroi nxënësit për suksesin e arritur.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyr...










