Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË IKRE SARAJ DHE NË XHAMINË E FSHATIT GLLUMOVE
Lajme

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË IKRE SARAJ DHE NË XHAMINË E FSHATIT GLLUMOVE

Me 30 mars 2024, Myftinia e BFI - Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu paralelja e vajzave - Shkup, të udhëhequra nga prof. hfz. Munever Lutfiu Murtezi dhe prof. hfz. Selvije Dardhishta Shakiri qëndruan në xhaminë Ikre në Saraj dhe në xhaminë e fshatit Gllumove. Mualimja e xhamisë Ikre - Saraj, Xheuher Ramani përshëndeti të pranishmet dhe i faleminderoi për vizitën e tyre dhe për krijimin e një ambienti të mrekullueshëm në këtë ditë Ramazani. Grupi i parë i nxënëseve u paraqiten me program pas namazit të drekës në xhaminë Ikre -Saraj, ndërsa grupi i dytë u paraqiten me program në xhaminë e f. Gllumovë që u mirëpriten nga mualimja e xhamisë Medina Jusufi. Programet e udhëhequra nga nxënëset Sara Demiri dhe Erva Memed, filluan me lexim të Kur’anit nga Isra Memedi dhe Sevdie Shk...
MYFTIU I FTUAR NË IFTARIN E MJEKËVE
Lajme

MYFTIU I FTUAR NË IFTARIN E MJEKËVE

Me datë 30 mars 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte i ftuar special në iftarin e organizuar nga ana e mjekëve të vendit tonë. Myftiu ishte pjesë e tryezës së iftarit të atyre që kujdesen për shëndetin e njerëzve, të angazhuar në spitalet e ndryshme të vendit. Myftiu shpreh mirënjohje dhe falenderim për ftesën dhe ambientin e ngrohtë që ofruan në këtë iftar. #NëShërbimTëJetësFetare
ÇLIRIMI I MEKES U SHËNUA NË XHAMINË “QËNDRORE” – HASANBEG
Lajme

ÇLIRIMI I MEKES U SHËNUA NË XHAMINË “QËNDRORE” – HASANBEG

Me 30 mars 2024 në xhaminë "Qëndrore" - Hasanbeg, me mesazhe nga Çlirimi i Mekes Myftinia e BFI - Shkup shënoi këtë ditë dhe fillimin e aktiviteteve në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hoxhallarëve të xhamisë h. Besim ef. Azemi dhe h. Bejtulla ef. Salihi, hafizlerë dhe mysafirë të kësaj ane. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili sëbashku me stafin e Myftinisë u mirëpriten në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore. Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë "Qëndrore" - Hasanbeg të shënojë këtë natë dhe fillimin e aktiviteteve në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Në vazhdim M...
EMISIONI PËR FËMIJË “FOLEJA”
Emisione

EMISIONI PËR FËMIJË “FOLEJA”

Me datë 30 mars 2024, Myftinia e BFI - Shkup në bashkëpunim me Radio Vatin, realizioi emisionin e tretë për fëmijë të titulluar "Foleja" nën udhëheqjen e mualimes Xheuhere Ramani. Emision ky i cili realizohet drejtpërdrejtë në valet e Radio Vatit çdo të shtune nga ora 15:00 deri më 16:00. #NëShërbimTëJetësFetare
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “HFZ. XHAVIT EF. IBRAHIMI” – STUDENIÇAN
Lajme

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “HFZ. XHAVIT EF. IBRAHIMI” – STUDENIÇAN

Me 29 mars 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizitoi xhematin e xhamisë "Hfz. Xhavit ef. Ibrahimi" - Studeniçan. Është kjo vizitë në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu nëpër xhematet e rajoneve të Myftinisë. Në këtë vizitë Myftiu në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore u pritë nga hatibi i xhamisë h. Muhamed ef. Sadiku, imami i xhamisë hfz. Xhelil ef. Shabani, këshilli i kësaj xhamie dhe xhematlinj të pranishëm. Me këtët rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “ÇLIRIMI I MEKES”
Emisione, Këshilla e xhumasë, Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “ÇLIRIMI I MEKES”

Më datë 29 mars 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 221 – në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është hfz. Shaip ef. Jusufi, i cili do të ligjërojë në temën: "Çlirimi i Mekes". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
MBRËMJE KURANORE NË XHAMINË DËSHMORËT – HASANBEG
Lajme

MBRËMJE KURANORE NË XHAMINË DËSHMORËT – HASANBEG

Me 28 mars 2024, Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me Myftininë e Shkupit realizuan mbrëmje Kur'anore në kuadër të muajit Ramazan në xhaminë "Dëshmorët" - Hasanbeg. Këtë natë e begatuan hafizlerët; Hfz. Eljesa ef. Asani, përgjegjës i institutit të hifzit në Gostivar; hfz. Fatih ef. Derdiyok, imam i xhamisë Mustafa Pasha, h. Abdullah ef. Shaqiri, imam i xhamisë Haxhi Shefket - Kumanovë, hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i institutit të hifzit për djemë "Hafiz Ismail efendiu". Fjalë përshëndetëse në fillim kishte hatibi xhamisë h. Hafiz Izairii cili falenderoi Myftininë e Shkupit për përzgjedhjen e xhamisë "Dëshmorët" - Hasanbeg në këtë muaj të Ramazanit, ndërsa fjalë përshëndetëse në emër të Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu si përfaqësues i rijasetit kishte mr. Fati ef...
MYFTIU MORI PJESË NË AKADEMINË SOLEMNE KUSHTUAR FITORES SË BEDRIT
Lajme

MYFTIU MORI PJESË NË AKADEMINË SOLEMNE KUSHTUAR FITORES SË BEDRIT

Me datë 27 mars 2024, nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili dhe myftinjë, ishin të nderuar të marrin pjesë në akademinë solemne kushtuar fitores së Bedrit të organizuar nga Rijaseti i BFI-së dhe Myftinisë së Tetovës, në hapësirat e fakultetit të arteve UT -së në Tetovë. Në këtë solemnitet u mirëpriten nga u.d Myftiu i Tetovës, dr. Selver ef. Xhemaili i cili i përshëndeti dhe ju dëshiroi mirëseaedhje. Panelistë në këtë akademi solemne kushtuar fitores së Bedrit ishin, prof dr. Muhamed Mustafa dhe mr. Femi ef. Ebibi në mënyrë të thellë iu qasën kësaj beteje të madhe duke e analizuar atë nga aspekte të ndryshme si dhe duke nxjerë mesazhe për të ardhmen.
DITA E BEDRIT U SHËNUA NË XHAMINË E FSHATIT GLLUMOVË
Lajme

DITA E BEDRIT U SHËNUA NË XHAMINË E FSHATIT GLLUMOVË

Me 27 mars 2024, në xhaminë e fshatit Gllumovë, para namazit të teravisë, Myftinia e BFI – Shkup shënoi Ditën e Bedrit. Në këtë solemnitet Myftiun dr. Qenan ef. Ismaili dhe personelin e Myftinisë e mirëpritën hatibi i xhamisë, këshilli i xhamisë dhe xhematlinj të shumtë. Fillimisht hatibi i kësaj xhamie h. Nexhati ef. Ameti përshëndeti xhematin dhe falenderoi Myftiun që sonte përzgjodhi këtë xhami për të shënuar Ditën e Bedrit. Në vazhdim të programit, Abdurahman Ismail këndoi një ashere dhe më pas u kënduan edhe disa ilahi nga nxënësit e institutit të hifzit për djem "Hafiz Ismail efendiu" nën kujdesin e përgjegjësit të këtij instituti hfz. Xhemail ef. Nuhiju. Në fjalën kryesore, Myftiu përcolli konceptin e Muhamedit a.s. në fitoren e Bedrit, ndërsa në namazin e teravisë priu hfz...
IFTAR PËR MUALIMET, PROFESORESHAT, STUDENTET DHE NXËNËSET E DY VATRAVE ARSIMORE
Lajme

IFTAR PËR MUALIMET, PROFESORESHAT, STUDENTET DHE NXËNËSET E DY VATRAVE ARSIMORE

Me 27 mars 2024, Myftinia e Shkupit, shtroi iftar për mualimet që veprojnë nëpër xhamitë e Myftinisë, profesoreshat e Medresesë, studentet dhe nxënëset e dy vatrave arsimore; Fakultetit të Shkencave Islame dhe “Medresesë Isa Beu”. Këtë iftar e nderuan dhe mysafirët me prezencën e tyre; përfaqësueset nga Ambasada e Shqipërisë, përfaqësuese nga Universiteti Kiril dhe Metodi, prorektorja për arsim pranë Universitetit Balkanik, dekaneja e Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit Balkanik, përfaqësuese të shkollave fillore, publiciste, gazetare dhe shumë personalitete të larta. Iftari që u shtrua në Restoran “Korabi” i parapriu një videopërmbledhje të aktiviteteve të Myftinisë së Shkupit gjatë vitit 2023 si dhe u begatua me Kuran dhe ilahi të interpretuara nga Kori i Medresesë “Isa Beu” dh...