Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

MANIFESTIMI I DITËS SË BEDRIT NË ÇAIR
Lajme

MANIFESTIMI I DITËS SË BEDRIT NË ÇAIR

Me 27 mars 2024 në xhaminë e re në Çair u realizua program fetar për gjininë femërore me rastin e ditës së Bedrit. Në emër të Myftinisë, me fjalë përshëndetëse u prezantua mualimja e kësaj xhamie Mubera J. Asani. Në ligjeratën e saj teologeja hfz. Shefije Nuhiju përcolli mësimet e ditës së bedrit. Programi u pasurua me mevlud kuran dhe ilahi dhe u përmbyll me dua nga mualimja mr. Haxhere Veseli Sulooxha. #NëShërbimTëJetësFetare
MYFTIU PJESË E IFTARIT TË DEPARTAMENTIT TË SIGURISË RRUGORE
Uncategorized @sq

MYFTIU PJESË E IFTARIT TË DEPARTAMENTIT TË SIGURISË RRUGORE

Me datë 26 mars 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte i ftuar special në iftarin e organizuar nga ana e Departamentit të Sigurisë në Trafikun Rrugor. Myftiu ishte pjesë e tryezës së iftarit të agjëruesve që kujdesen për rendin e sigurisë rrugore në shoqërinë tonë, të cilët me vetiniciativë organizuan një mbrëmje të këtillë me plot kuptim shpirtërorë. Myftiu shpreh mirënjohje dhe falenderim për ftesën dhe ambientin e ngrohtë që ofruan në këtë iftar. #NëShërbimTëJetësFetare
LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË HIXHRI KONDOVË DHE NË XHAMINË SFILLARE E POSHTME
Lajme

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË HIXHRI KONDOVË DHE NË XHAMINË SFILLARE E POSHTME

Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Sot më datë 25.03.2024 (e Hënë), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë Hixhri - Kondovë, të udhëhequra nga prof. Nehal Ibrahimi dhe të mirëpritura nga mualimja Hansa Kamberi. Programi filloi me moderimin e nxënëses Ermira Imeri. Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Amra Jashari me temë "Mbështetja në Allahun", dhe nxënësja Jasemin Ibrahimi me temë: "Ramazani, muaji i garimit" Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve. Ndërsa, fjala kryesore i takoi prof. Nehal Ibrahimi. Në fund duan e bëri mualimja Fevzije Dardhishta...
VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT
Lajme

VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT

Në kuadër të aktiviteteve të Myftinisë së BFI - Shkup gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, u realizuan vizita të rregullta xhemateve të xhamive të rajoneve të Shkupit. Nga 18 deri më 24 mars 2024, referentët vizituan xhami dhe xhemate në të gjitha rajonet e Myftinisë. Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karshiakës; Xhamia e f. Moranë, xhamia e f. Vërtekicë, xhamia e f. Strugudicë, xhamia e f. Vërzhallë dhe mesxhidi Isra - Draçevë Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karadakut; Xhamia Neda - Haraçinë, xhamia Miraxh - Haraçinë, xhamia Trubarevë, xhamia haxhi Imer - Lubeten, xhamia haxhi Isen dhe Feta - Lubeten, xhamia Dëshmorët - Hasanbeg Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Dërvenit; Xhamia hfz. Halil Ibrahimi - Kondovë, xhamia e f. Radushë, xhamia Me Dy Minare - Saraj, xhamia...
TRIBUNË FETARE NË XHAMINË SULLTAN MURAT
Lajme

TRIBUNË FETARE NË XHAMINË SULLTAN MURAT

Me 24 mars 2024, Myftinia e BFI - Shkup realizoi tribunën e dytë fetare në xhaminë e Sulltan Muratit. Me temën "Dashurojmë apo jo" xhematin e Shkupit e nderoi mysafiri nga Shqipëria dr. Ahmed ef. Kalaja. Fillimisht moderatori h. Ali ef. Ziberi ftoi hatibin e xhamisë së Sulltan Muratit dr. Zekirja ef. Bajrami t'iu drejtohet të pranishmive. Ai mestjerash falenderoi Myftiun dhe kolegët hoxhallarë për prezencën e tyre dhe vlerësoi personalitetin e ligjëruesit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe ligjëruesin që pa hezituar iu përgjigj ftesës të jetë në mesin e xhematit të Shkupit. Në ligjëratën e tij dr. Ahmed ef. Kalaja foli mbi dashurinë e Allahut për robërit e Tij dhe mbi dashurinë e robërve për Allahun e Madhëruar. N...
EMISIONI PËR FËMIJË “FOLEJA”
Lajme

EMISIONI PËR FËMIJË “FOLEJA”

Me datë 23 mars 2024, Myftinia e BFI - Shkup në bashkëpunim me Radio Vatin, realizioi emisionin e dytë për fëmijë të titulluar "Foleja" nën udhëheqjen e mualimes Xheuhere Ramani. Emision ky i cili realizohet drejtpërdrejtë në valet e Radio Vatit çdo të shtune nga ora 15:00 deri më 16:00.
LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË E F. STRAÇINË DHE XHAMINË QËNDRORE – HASANBEG
Lajme

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË E F. STRAÇINË DHE XHAMINË QËNDRORE – HASANBEG

Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Sot më datë 23.03.2024 (e shtunë), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë e f. Straçincë, të udhëhequra nga prof. Resmie Xhaferi Saiti dhe të mirëpritura nga mualimja Amine Iseni. Programi filloi me moderimin e nxënëses Kajmete Ameti. Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Medine Nexhipi me temë "Durimi", dhe nxënësja Fatime Demiri me temë: "Veçoritë e Ramazanit". Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve. Ndërsa, fjala kryesora i takoi prof. Resmie Xhaferi Saiti. Në fund duan e bëri mualimja Amine Iseni. Poashtu akt...
MYFTINIA E SHKUPIT FURNIZON ME IFTARE BURGUN E SHUTKËS
Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT FURNIZON ME IFTARE BURGUN E SHUTKËS

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga stafi i Myftinisë ishin në vizitë në burgun e Shutkës ku u mirëpriten nga zv. drejtori i burgut z. Sadush Arifi. Myftiu i Shkupit shprehu gatishmërinë për pëkrahjen e agjëruesve në këtë muaj të Ramazanit për të burgosurit të cilët agjërojnë në këtë muaj. Përndryshe, Myftinia e Shkupit për çdo ditë shtron sofrën iftarit për 43 agjërues në burgun e Shutkës. E lusim Allahun e Madhërishëm që t'ua pranojë agjërimin dhe të gjitha lutjet e tyre, ndërsa atyre që kontribojnë Allahu ua shtoftë pasurinë.
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E MESXHIDIT “ISRA” – DRAÇEVË
Lajme

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E MESXHIDIT “ISRA” – DRAÇEVË

Me 22 mars 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizitoi xhematin e mesxhidit "Isra" - Draçevë. Është kjo vizitë në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu nëpër xhematet e rajoneve të Myftinisë. Në këtë vizitë Myftiu në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore u prit nga hatibi i xhamisë h. Muharem ef. Imeri, këshilli i kësaj xhamie dhe xhematlinj të pranishëm. Me këtët rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “RAMAZANI MUAJI I EDUKIMIT SHPIRTËRORË”
Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “RAMAZANI MUAJI I EDUKIMIT SHPIRTËRORË”

Më datë 22 mars 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 220 – në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është h. Ishak ef. Çilafi, i cili do të ligjërojë në temën: "Ramazani muaji i edukimit shpirtërorë". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!