Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË SË POSHTME NË F. RASHÇE
Furnizimi me Mus'hafa, Lajme

FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË SË POSHTME NË F. RASHÇE

Referenti Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi, me kërkesë të mualimes Qëndresa Bakiu realizoi shpërndarjen e 70 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë së "Poshtme në f. Rashçe". Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.
DUA HATME NË XHAMINË “QENDRORE” – HARAÇINË
Ceremoni hatme, Hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË “QENDRORE” – HARAÇINË

Me 13 shkurt 2024, Myftiu i shoqëruar nga operativa e Myftinisë së Shkupit ndanë së bashku gëzimin e 20 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Qendrore" - Haraçinë, tek mualimi h. Idris ef. Bajrami. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Nusretullah ef. Ibrahimi, këshilli i xhamisë dhe xhematlinjë të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimin ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gj...
MBLEDHJA E DHJETË ME ANËTARËT E MYFTINISË
Lajme

MBLEDHJA E DHJETË ME ANËTARËT E MYFTINISË

Me 12 shkurt 2024, Myftinia e BFI – Shkup realizoi mbledhjen e rregullt, të dhejtën me radhë me anëtarët e Myftinisë së Shkupit që e kryesoi Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili. Mbledhja u hap me një ashere të kënduar nga Emran ef. Hoxha dhe më pas Myftiu paraqiti pikat e rendit të ditës. Pas miratimit u lexua procesverbali i mbledhjes paraprake i cili njëzëri u miratua. Myftiu shpalosi një nga një aktivitetet mes dy mbledhjeve dhe hollësisht u elaboruan të gjitha. Pas diskutimit rreth pikave të rendit të ditës Anëtarët e Myftinisë u informuan, aprovuan dhe miratuan si më poshtë: Gjatë kësaj periudhe nga komisioni i Myftinisë titullin hafiz morën: hfz. Muhamet Ameti hfz. Merdije Abdi hfz. Ebrar Dalip hfz. Anesa Bislimova Me autorizime u pajisën; Muslim ef. Alija– imam, hatib d...
NAMAZI I XHUMASË SË DYTË
Lajme

NAMAZI I XHUMASË SË DYTË

Me datë 9 shkurt 2024, u fal namazi i xhumasë së dytë në xhaminë Isa Beu, si lehtësim për nxënësit, studentët dhe punëtorët. Namazin xhumasë e udhëheqi referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani. E lusim Allahun e Madhërishëm që të gjitha ibadetet të janë të pranuara.
FALJA E XHUMASË NË XHAMINË “SULLTAN AHMET” – KATLLANOVË
Lajme, Vizita

FALJA E XHUMASË NË XHAMINË “SULLTAN AHMET” – KATLLANOVË

Me datë 9 shkurt 2024, në namazin e xhumasë u vizitua xhemati i xhamisë "Sulltan Ahmet" - Katllanovë, nga referentët e Myftinisë, h. Fejsall ef. Kadriu dhe Jetmir Jakupi. Referentët e Myftinisë u mirëpriten nga hatibi i xhamisë, h. Ramadan ef. Vejseli i cili ju dëshiroi mirëseardhje. Hutben e xhumasë e mbajti h. Fejsall ef. Kadriu dhe i priu xhematit në faljen e namazit të xhumasë.
DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT BOJANË
Ceremoni hatme, Hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT BOJANË

Më, 9 shkurt 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 23 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë të fshatit "Bojanë" te mualimi h. Besar ef. Ilazi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Besar ef. Ilazi, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisë, mr. Nexhmi ef. Ferati. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e shpërbleft mualimin pë...
MYFTIU TAKOI PROFESORËT NGA ÇANAKALE
Lajme, Vizita

MYFTIU TAKOI PROFESORËT NGA ÇANAKALE

Me datë 9 shkurt 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili priti në zyrë mysafirët nga R. Turkiyes, Hikmet Şavluk ndihmës dekan, Kenan Sevinç ndihmës dekan, Yusuf Izetin Aktaş, Mustafa Dikmen, profesorë të angazhuar në fakultetin teologjik pranë universitetit “18 Mars” në Çanakale, të shoqëruar nga studentët Jusuf Beqiri dhe Jasin Kamberi. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i njoftoi për aktivitetet e Myftinisë dhe jetën fetare në Shkup. Në fund të takimit u dhuroi botimet e Myftinisë dhe i falenderoi për vizitën.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “NËNSHTRIMI NDAJ ALLAHUT XH.SH”
Emisione, Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “NËNSHTRIMI NDAJ ALLAHUT XH.SH”

Më 9 shkurt 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 214 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është h. Garib ef. Duraku, i cili do të ligjërojë në temën: "Nënshtrimi ndaj Allahut xh.sh". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
PROMOVIMI I HAFIZES ANESA BISLIMOVA
Hifz, Lajme

PROMOVIMI I HAFIZES ANESA BISLIMOVA

Më datë 8 shkurt 2024, në xhaminë "Uhud" - Dizhon, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtori i Medresesë Isa Beu, dr. Islam ef. Islami para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizen Anesa Bislimova. Hatibi i xhamisë h. Metush ef. Memedi, në emër të familjes së hafizes, xhematit, mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje ndërsa hafizes së re i dëshiroi shumë suksese dhe shëndet. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi lartë angazhimin dhe sakrificën e muhafizes për mundin e dhënë, ndërsa për këtë vepër madhështore lusim Allahun Fuqiplotë që hafizes t’i japë shëndet dhe t’ia kompesojë mundin në dy botërat. Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef...
FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË “ME DY MINARE” VIZBEG
Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa, Lajme

FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË “ME DY MINARE” VIZBEG

Më 7 shkurt 2024, referenti Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi, me kërkesë të mualimit h. Ibraim ef. Ibrahimi realizoi shpërndarjen e 30 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë "Me Dy Minare" - Vizbeg. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese