Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT LLOKË
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT LLOKË

Më datë 7 shkurt 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: h. Ali ef. Ziberi dhe h. Ibraim ef. Ibrahimi anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Llokë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Shaban ef. Tairi. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMËRORE KUSHTUAR NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT NË XHAMINË IKRE – SARAJ
Lajme, Netët e dalluara

PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMËRORE KUSHTUAR NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT NË XHAMINË IKRE – SARAJ

Më datë 6 shkurt 2024, Myftinia e BFi - Shkup në bashkëpunim me xhaminë Ikre - Saraj organizuan program fetar për gjininë femërore kushtuar natës së Israsë dhe Miraxhit, nën kujdesin e mualimes së xhamisë Xheuhere Ramani. Në fillim në emër të Myftiu të pranishmit i përshëndeti përgjegjësja e institutit të hifzit për vajza "Bezisten" hfz. Kadrije Sulejman. Këshilla drejtuar të pranishmeve kishin; profesoresha e Medresesë Isa Beu, prof. Naxhije Bakija dhe mualime Emine Duraku. Programi u begatua me perfomancen e korrit të Medresesë që me zërat e tyre freskuan të pranishmit me kuran dhe ilahi. Duan e kësaj nate të begatshme e mbajti hfz. Haxhere Sulooxha Veseli.
MANIFESTIM TRADICIONAL PËR GJININË FEMËRORE NË XHAMINË ISA BEU KUSHTUAR NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT
Lajme, Netët e dalluara

MANIFESTIM TRADICIONAL PËR GJININË FEMËRORE NË XHAMINË ISA BEU KUSHTUAR NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT

Më datë 6 shkurt 2024, Myftinia e Shkupit në koordinim me paralelen e vajzave të Medresesë Isa Beu realizuan program fetarë kushtuar Israsë dhe Miraxhit. Fjalë përshëndetëse në emër të drejtorit të Medresesë Isa Beu, pati kordinatorja e Medresesë, mr. Nurten Shehi Sakipi, në fjalën e saj falenderoi Myftininë e Shkupit për bashkëpunimin, ua uroi natën e Israsë dhe Miraxhit, me lutje që çdo natë në jetën e tyre të jetë Miraxh. Programi u zbukurua me performancen e korrit të Medresë që me zërat e tyre freskuan të pranishmit me kuran dhe ilahi. Këtë manifestim e begatuan edhe prezenca e profesoreshave të Medresesë, mualimet që veprojnë në kuadër të Myftinisë dhe nxënëset e Medresesë Isa Beu.
MYFTIU MORI PJESË NË PANELIN SHKENCOR TË ORGANIZUAR NGA BFI – JA KUSHTUAR ISRASË DHE MIRAXHIT
Lajme, Netët e dalluara

MYFTIU MORI PJESË NË PANELIN SHKENCOR TË ORGANIZUAR NGA BFI – JA KUSHTUAR ISRASË DHE MIRAXHIT

Më datë 6 shkurt 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, nën shoqërimin e referentëve, h. Fejsall ef. Kadriu dhe hfz. Irfan ef. Sulejmani, morën pjesë në panelin shkencor të organizuar nga rijaseti i BFI - së dhe Myftinia e BFI - Dibër kushtuar "Israsë dhe Miraxhit" nën kujdesin e kryetarit të BFI-së h. hfz. Shaqir ef. Fetai. Pjesëmarrës në këtë panel ishin myftinjë të BFI-së, profesorë, mysafirë, nxënës dhe shumë xhemat. Ky panel shkencor u realizua në xhaminë Sahat Kulla - Dibër, ku panelist ishin; dr. Selver ef. Xhemaili, Myfti i Tetovës; mr. Qamil ef. Rushiti, Myfti i Kërçovës; doc. dr. Ziber ef. Lata, profesor i FSHI - së, ndërsa me ilahi porformuan kori i Medreses Isa Beu - Shkup.
PËRFUNDUAN SEANCAT E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE ANESA BISLIMOVA
Hifz, Lajme

PËRFUNDUAN SEANCAT E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE ANESA BISLIMOVA

Më datë 6 shkurt 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidates për hafize Anesa Bislimova. Përfaqësuesja e Myftinisë gjatë seancave të hifzit, hfz. Kadrije Sulejman në fjalën e saj, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizen dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uruoi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit u zhvilluan në mektebin e xhamisë së Re në Çair para anëtarëve të komisionit të hifzit me prezencë të xhematlinjëve mysafirë. Komisioni i hifzit ishte në këtë përbërje: Hfz. Nehal Ibrahimi Hfz. Selvije Dardhishta Shakiri Hfz. Kadrije Sulejman Përndryshe, hafizeja Anesa Bislimova hifzin e kreu tek muhafi...
TRIBUNË FETARE “MESAZHE NGA ISRAJA DHE MIRAXHI”
Lajme, Netët e dalluara

TRIBUNË FETARE “MESAZHE NGA ISRAJA DHE MIRAXHI”

Më 5 shkurt 2024, Myftinia e BFI - Shkup në xhaminë “Fatih Sulltan Mehmet” në Batincë, realizoi tribunë fetare kushtuar natës së Israsë dhe Miraxhit. Mysafir i kësaj nate ishte h. Fidaim ef. Fazliu, kryetar i KBI - Kaçanik. Moderatori h. Ali ef. Ziberi pas hapjes së programit në fillim ftoi hatibin e xhamisë h. Jasir ef. Islami për fjalë përshëndetëse i cili falenderoi Myftininë e Shkupit që përzgjodhën këtë xhami për realizimin e tribunës, hoxhallarët e shumtë dhe xhematin për prezencën e tyre. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe ligjëruesin që pa hezituar iu përgjigjë ftesës të jetë në mesin e xhematit të Shkupit në këtë natë të bekuar. Në ligjëratën e tij hoxha Fidaim ef. Fazliu, elaboroi temën në fjalë dhe përcolli disa ur...
MYFTIU VIZITON XHAMINË E FSHATIT ALLDINCË
Lajme, Vizita

MYFTIU VIZITON XHAMINË E FSHATIT ALLDINCË

Më datë 4 shkurt 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, vizitoi xhaminë e fshatit Alldincë e cila gjindet rreth 50 km largë qendrës së Shkupit. Fal angazhimit të këshillit inicues dhe donatorëve pritet së shpejti të fillojnë punimet për rindërtimin e xhamisë duke patur parasysh gjendjen aktuale që është mjaft e rënduar
FURNIZOHEN ME MUS’HAFA DY MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete, Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA DY MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Më datë 2 shkurt 2024, Referentët pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi, me kërkesë të mualimëve realizuan shpërndarjen e 90 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të: Xhamisë "Ataullah hoxha" - Studeniçan, mualim h. Mutalib ef. Ademi; dhe Xhamisë "Husein Shah" - Saraj, mualime Qefsere Dauti. Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t'u japë sukses në përfundimin e bukurleximit të Kuranit, ndërsa mualimët t‘i shpërblejë me mirësitë e Tij të kësaj bote dhe ahiretit.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË QENDRORE HARAÇINË
Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË QENDRORE HARAÇINË

Më datë 1 shkurt 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani, kryetar dhe h. Shefket ef. Baftjari anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë qendrore Haraçinë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Idriz ef. Bajrami. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese
FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË “QENDRORE” – HASANBEG
Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË “QENDRORE” – HASANBEG

Më 28 janar 2024, referenti Myftinisë së Shkupit h. Fejsall ef. Kadriu, me kërkesë të mualimes Mubera Kadriu realizoi shpërndarjen e 19 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë "Qendrore" - Hasanbeg. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese