Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

MYFTIU PRITI NË TAKIM DREJTORIN E MEDRESESË HAYME ANA KIZ ANADOLU IMAM HATIB LISESI
Aktivitete, Lajme, Vizita

MYFTIU PRITI NË TAKIM DREJTORIN E MEDRESESË HAYME ANA KIZ ANADOLU IMAM HATIB LISESI

Me datë, 8 dhjetor 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, në hapësirat e Institutit e hifzit për vajza "Bezisten" së bashku me përgjegjësen e instituti hfz. Kadriye Sulejman dhe bashkëpuntoren hfz. Hysnije Kurtulush, pritën në takim drejtorin e medresesë "Hayme Ana Kiz Anadolu Imam Hatib Lisesi" nga Antalya e Türkiyes, z. Mehmet Devexhi me bashkëshorten znj. Keziban Devexhi dhe zv. drejtoresha znj. Semiha Direkçi, të shoqëruar nga drejtori i medreses Isa Beu, dr. Islam ef. Islami dhe sekretari i medreses h. Avni ef. Neziri. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili ju dëshiroi mirëseardhje dhe i njoftoi për së afërmi për aktivitetet e Myftinisë së Shkupit, me theks të veçantë për dy institutet e hifzit, atë "Bezistenit" dhe "Hafiz Ismail efendiu". Drejtori i m...
DUA HATME NË XHAMINË “KARSHIAKA” – BATINCË
Aktivitete, Arsimi, Hatme

DUA HATME NË XHAMINË “KARSHIAKA” – BATINCË

Me datë8 dhejtor 2023, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 14 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Karshiaka" - Batincë te mualimi h. Rasim ef. Ademi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Rasim ef. Ademi i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madhë i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisē mr. Nexhmi ef. Ferati. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e shpërbleft mu...
URIMI I DITËVE ME VLERË
Foto, Lajme, Ngjarje

URIMI I DITËVE ME VLERË

Si më posht, ju paraqesim dizajnet e urimeve: 22 nëntori, Dita e alfabetit  28 nëntori, Dita e Flamurit  3 dhjetori, Dita e Personave me Nevoja të Veçanta 
MYFTIU MORI PJESË NË SHËNIMIN E 3 DHJETORIT
Aktivitete, Lajme

MYFTIU MORI PJESË NË SHËNIMIN E 3 DHJETORIT

MYFTIU MORI PJESË NË SHËNIMIN E 3 DHJETORIT Më 3 dhjetor 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga shefi i zyres hfz. Irfan ef. Sulejmani, bashkë me kryetarin e komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, përfaqësuesit e Rijaseti mr. Fati ef. Azizi dhe Fidush ef. Ibrahimi, kryetarë të shoqatëve të ndryshme, afaristë, profesorë e artist, prindë e familjarë, me ftesë të Shoqatës së personave me nevoja të veçanta "MIRËSIA" morën pjesë në manifestimt e 3 Dhjetorit - Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili përshëndeti këto aktivitete ndërgjegjësuse për ngritje të vetëdijes në të mirë të njerëzve më të veçantë në shoqërinë tonë.
MYFTIU I SHKUPIT PËR TRIBUNË FETARE NË GJERMANI
Tribuna

MYFTIU I SHKUPIT PËR TRIBUNË FETARE NË GJERMANI

Me datë 2 dhjetor 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në tribunën e organizuar nga mesxhidi "Elif" në qytetin Lorach të Gjermanisë. Nikoqiri i këtij organizimi h. Armin ef. Fazliu u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe paraqiti aktivitetet një vjeçare të kësaj qendre. Pjesë e kësaj tribune ishin edhe hoxhallarët Bunjamin ef. Azizi, imam në xhaminë "Besimtari"- Basel dhe h. Imer ef. Alili, imam në xhaminë IKD, Effretikon - Zvicër, ndërsa për Kuran dhe Ilahi me zërin e tij u kujdes h. Besim ef. Azemi, imam në xhaminë "Qendrore" - Hasanbeg. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili iu drejtua xhematit të xhamisë me një këshillë rasti. Përndryshe, Myftiu ishte i ftuar si mysafir për nderë të 1 vjetorit të mesxhidit "Elif” ku organizatorët me shumë vullnet ishin për...
AKTIVITET SPORTIV ME IMAMAT E XHAMIVE
Aktivitete

AKTIVITET SPORTIV ME IMAMAT E XHAMIVE

 Aktiviteti sportiv - futboll me hoxhallarët aktivë nëpër xhami, ky aktivitet sportiv zhvillohet çdo javë kurse kënaqësia është në lojën aktive dhe vëllezërore nga të gjithë lojtarët pjesëmarrës. #MyftiniaShkup #aktivitetSportiv
KANDIDATI PËR HAFIZ MUHAMET AMETI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT
Aktivitete, Arsimi

KANDIDATI PËR HAFIZ MUHAMET AMETI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Më datë 4 dhjetor 2023 (e hënë), Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidatin. Anëtarët e komisionit vlerësuan se kandidati kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtarëve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuesi të Myftinisë së Shkupit. Muhamet Ameti hifzin e kreu tek muhafizi hfz. Abdulkerim ef. Ebibi.
MYFTIU PREZENTË NË TRIBUNEN FETARE TË XHAMISË BESIMTARI – BASEL
Aktivitete, Vizita

MYFTIU PREZENTË NË TRIBUNEN FETARE TË XHAMISË BESIMTARI – BASEL

Me datë 1 dhjetor 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte pjesë e tribunës të organizuar nga xhamia "Besimtari" - Basel të Zvicrës. Nën përkujdesjen e nikoqirit të këtij organizimi h. Bunjamin ef. Azizi, i cili ju dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve. Këtë tribunë e begatuan edhe prezenca e hoxhallarëve, h. Besim ef. Azemi, imam në xhaminë "Qendrore" Hasanbeg, h. Armin ef. Fazliu, imam në mesxhidin "Elif" - Gjermani, h. Avdush ef. Krosa, imam i përkohshëm në xhaminë "Drita" - Prateln, h. Erkan ef. Islami, doktorant i shkencës së hadithit dhe ilahistin Nimetulla Sulejmani. Kjo natë në hapësirat e xhamisë "Besimtari" u shoqërua me Kuran, Ilahi dhe këshilla. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, pati fjalën e rastit me këshillat e tija, drejtuar xhematit të xhamisë. ...
DUA HATME NË MEKTEBET  E XHAMISË “MEHMET EF. SADIK” – SHKUP  DHE XHAMISË “DUDIJE” – RASHÇE
Arsimi, Hatme

DUA HATME NË MEKTEBET E XHAMISË “MEHMET EF. SADIK” – SHKUP DHE XHAMISË “DUDIJE” – RASHÇE

Me datë, 4 nëntor 2023, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Mehmet ef. Sadik"- Shkup nga mualimja Semra Alili. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Semra Alili i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë, si dhe bëri duan e hatmes. Ndërsa, me datë 5 nëntor 2023, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Dudije"- Rashçe nga mualimja Rejhane Hoxha. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin ...
MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MURAT PASHA”
Aktivitete, Vizita

MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MURAT PASHA”

Me datë,3 tetor 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili përzgjodhi xhaminë e "Murat Pashës" që të përcjellë mesazhin e hytbes së xhumasë. Në shoqërimin e stafit të Myftinisë, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mbajti hytben e xhumasë dhe i priu xhematit në faljen e namazit. Me këtë rast, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Islami ua dorëzoi autorizimet e punës hatibit të ri h. Bilal ef. Ibish, imamëve hfz. Numan ef. Selami dhe hfz. Jusuf ef. Alievski të cilëve ju urroi suksese duke ju dëshiruar mbarësi në detyrat e tyre, ndërsa hatibit të deritanishëm Prof.Dr. Sulejman ef. Baki dhe imamit tanimë në pension hfz. Sadudin ef. Sulejman, ua dorëzoi mirënjohjet në emër të Myftinisë për kontributin e tyre shumë vjeçarë në xhaminë Murat Pasha. Lusim Allahun e Madhërishëm që t'i shpërblejë me mirësitë e Tij...