Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

INTERVISTË PËR TV SITEL
Aktivitete, Emisione

INTERVISTË PËR TV SITEL

Më 19 prill 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef.Ismaili zhvilloi një intervistë të shkurtë me gazetarin Marjan Nikov për Programin e mëngjesit të TV Sitel. Në këtë intervistë Myftiu foli mbi festën e Fitër Bajramit, përgatitjet dhe mënyrën e festimit.  
MANIFESTIM QENDROR NË XHAMINË MUSTAFA PASHA
Aktivitete, Netët e dalluara, Ramazani 2023/1444h

MANIFESTIM QENDROR NË XHAMINË MUSTAFA PASHA

Më 17 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup realizoi manifestim qendror në xhaminë "Mustafa Pasha" në përmbyllje të kërkimit të Natës së Kadrit. Në programin e begatë me Kuran, ilahi dhe këshilla morën pjesë një numër i madh i xhematlinjëve që stërmbushën xhaminë dhe oborrin e saj. Fillimisht hfz. Xhemail ef. Nuhiju këndoi një ashere dhe më pas vazhduan me ilahi së bashku me hfz. Fatih Derdiyok dhe Furkan Jahja. Në namazin e teravisë xhematin e udhëhoqën hfz. Xhemail ef. Nuhiju dhe Fatih Derdiyok. Në këtë mbrëmje, xhematlinjëve të pranishëm me këshillat e tyre iu drejtuan atasheu për çëtje fretare në ambasadën e Turqisë Mustafa Bodur, hatibi i kësaj xhamie Abdusamed Zekiri, shefi i kabinetit të Resiul ulemasë dr. Abdulkerim Iseni. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. I...
MANIFESTIM QENDROR NË PËRMBYLLJE TË AKTIVITETEVE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE
Aktivitete, Ligjërata për gjininë femërore, Ramazani 2023/1444h

MANIFESTIM QENDROR NË PËRMBYLLJE TË AKTIVITETEVE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE

Më 17 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me "Medresenë Isa Beu" - paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit realizoi manifestimin qerndror dedikuar gjinisë femërore në xhaminë “Sulltan Murat” në Shkup. Programi u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të interpretuar nga Kanita Ferati. Me fjalë përshëndetëse u prezantua administratorja e medresesë mr. Nurten Shehi Sakipi.   Ky program u begatua nga korri i nxënëseve të Medresesë me Kuran, ilahi si dhe ligjerata në gjuhën shqipe, prof. Naxhije Bakija, në gjuhën boshnjake mualimja Rukija Mici dhe në gjuhën turke administratorja mr. Nurten Shehi Sakipi. Në vazhdim të programit mualimja Azra Pajazitovska interpretoi disa ilahi ndërsa mualimja Xheuhere Ramani përmbylli progra...
VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Vizita

VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT

Në kuadër të aktiviteteve të Myftinisë së BFI - Shkup gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në dhjetë ditët e fundit, referentët vizituan xhami dhe xhemate në të gjitha rajonet e Myftinisë. - Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karshiakës: Xhamia e fshatit Draçevicë, Mesxhidi në Draçevë, Xhamia e fshatit Ellovë, Xhamia e fshatit Patishka Rekë, - Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Qytetit: Xhamia "Haxhi Hajredin" në Serovë, Xhamia "Kasim Beu" në Gazi Babë, Mesxhidi "Mëshira" në Fushë Tophanë, Xhamia "Fetah Efendi" në Butel. - Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karadakut: Xhamia e "Dëshmorëve" në fshatin Haraçinë dhe xhamia “Haxhi Imer” në fshatin Luboten. - Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Dërvenit: Xhamia e fshatit Lubin, xhamia “Halil Ibrahimi” n...
LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË SERAVË
Aktivitete, Ligjërata për gjininë femërore, Ramazani 2023/1444h

LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË SERAVË

Më 16 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu - paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit realizoi ligjeratë dedikuar gjinisë femërore në xhaminë “Haxhi Hajredin” në Seravë. Programi u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të interpretuar nga hfz. Azra Demiri. Me fjalë përshëndetëse u prezantua mualimja e kësaj xhamije Ajla Sherifi. Të udhëhequra nga prof. Naxhije Bakija, nxënëset Ermira Imeri dhe Zylfije Kadriu zhvilluan temat “Vlera e namazit" dhe "Nënshtrimi ndaj Allahut”. Me temë kryesore u praqit prof. Naxhije Bakija. Këtë program e begatoi edhe kori i nxënëseve të Medresesë, me ilahi, recitale dhe duanë përmbyllëse.
NATA E 25-TË U SHËNUA NË LUBOTEN
Aktivitete, Netët e dalluara, Ramazani 2023/1444h

NATA E 25-TË U SHËNUA NË LUBOTEN

Më 15 prill 2023 në xhaminë "Haxhi Isen dhe Feta" në Luboten, Myftiu i Mytinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili kryesoi aktivitetin e radhës që Myftinia e realizoi në kërkim të Natës së Kadrit në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hatibit Samedin ef. Ismaili dhe hoxhallarëv e hafizlerëve të kësaj ane mysafirët dhe personeli i Myftinisë u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore. Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë "Haxhi Isen dhe Feta" të realizojë këtë aktivitet në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili thekso...
SHPËRNDAHEN 400 PAKO USHQIMORE NË KATËR RAJONET E MYFTINISË
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

SHPËRNDAHEN 400 PAKO USHQIMORE NË KATËR RAJONET E MYFTINISË

Më 14 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup nën udhëheqje të Rijasetit të BFI dhe në koordinim të OH "Hilal" organizoi shpërndarjen e 400 pakove ushqimore në katër rajonet e Myftinisë. Ky aksion zhvillohet në prag të Fitër Bajramit si donacion i Drejtorisë së Vakëfit të Turkiyes, në bashkëpunim me këshillet e xhamive dhe përfshin familje nevojtare, jetimë dhe skamnorë.  
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “NEXHAT SHAHINI”
Aktivitete, Hytbe, Ramazani 2023/1444h, Vizita

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “NEXHAT SHAHINI”

Më 14 prill 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqruar nga personeli i Myftinisë vizitoi xhematin e xhamisë “Nexhat Shahini” në lagjen Vizbeg. Është kjo vizitë në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu nëpër xhematet e rajoneve të Myftinisë. Në këtë vizitë Myftiun në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore e pritën imami Berat ef. Sadiki, këshilli i kësaj xhamie dhe xhematlinj të pranishëm. Me këtët rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku përmendi katër kategori të njerëzve që do të hyjnë në xhenet pa llogari.
NATA E 23-TË U SHËNUA NË SARAJ
Aktivitete, Netët e dalluara, Ramazani 2023/1444h

NATA E 23-TË U SHËNUA NË SARAJ

Më 13 prill 2023 në xhaminë "Ikre" në Saraj, Myftinia e BFI - Shkup vazhdoi aktivitetet në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hatibit Burhan ef. Ramani dhe hoxhallarëve e hafizlerëve të kësaj ane mysafirët dhe personeli i Myftinisë u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore.   Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë "Ikre" në vazhdën e aktiviteteve në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Në vazhdim me këshilla dhe mesazhe u paraqitën Amel ef. Kurtishi, hatib në xhaminë Kasim Beu, Hafiz ef. Izairi, hatib në xhaminë e Dëshmorëve në Hasanbeg, Xhe...