Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

MYFTIU TAKOI KRYETARIN E SHOQATËS “KÖPRÜ”
Aktivitete, Vizita

MYFTIU TAKOI KRYETARIN E SHOQATËS “KÖPRÜ”

Më 4 maj 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në zyrën e tij takoi kryetarin e Shoqatës “Köprü” Husrev Emin dhe nënkryetarin Mehmet Arif. Në takimin me mysafirët, Myftiu bisedoi për çështje të interesit të përbashkët në të mirë të bashkëqytetarëve tanë dhe i njoftoi me aktivitetet që realizon Myftinia në shërbim të besimtarëve të Shkupit. Në përmbyllje të takimit z. Emin Myftiut i dhuroi botime të Shoqatës që udhëheq ndërsa Myftiu i dhuroi librin “Xhamia simbol i Shkupit”.
MYFTIU MIRËPRITI HAFIZ SADUDIN EF. SULEJMANIN DHE HAFIZ NUMAN SELAMIN
Aktivitete, Vizita

MYFTIU MIRËPRITI HAFIZ SADUDIN EF. SULEJMANIN DHE HAFIZ NUMAN SELAMIN

Më 4 maj 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në kabinetin e tij mirëpriti Hafiz Sadudin ef. Sulejmanin dhe Hafiz Numan Selamin. Përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit, hafizlerët u kujdesën për faljen e namazit të teravisë me hatme, që njëherit është synim i Myftinisë, kultivimi i traditës së faljes së namazit të teravisë me hatme në Xhaminë “Murat Pasha” të Çarshisë së Shkupit. Në një bisedë të këndshme Myftiu shprehu mirënjohje dhe iu dorëzoi nga një dhuratë në shenjë respekti për angazhimin e tyre. Në emrin e tij dhe në emër të Myftinisë së Shkupit, Myftiu falenderoi hafizlerët që pranuan dhe me përkushtim e bartën këtë amanet.
MYFTIU PRITI NË TAKIM KRYETARIN E SHOQATËS SË RUMELIVE TË BURSËS
Aktivitete, Vizita

MYFTIU PRITI NË TAKIM KRYETARIN E SHOQATËS SË RUMELIVE TË BURSËS

Më 2 maj 2023, në zyrat e Myftinisë, Myftiun dr. Qenan ef. Ismaili e vizitoi z. Ibrahim Toprak kryetar i Shoqatës së Rumelive nga Bursa e Turqisë. Me mysafirin nga Turqia Myftiu bisedoi për tema të interesit të përbashkët me çrast e njoftoi për aktivitetet që realizon Myftinia në shërbim të besimtarëve të këtij nënqielli. Në përmbyllje të takimit z. Toprak Myftiut i dhuroi një emblemë të Shoqatës që udhëheq ndërsa Myftiu i dhuroi një plaketë me motive nga Çarshia e Shkupit.
MYFTIU PRITI NË TAKIM KRYETARIN E KOMUNËS SHUTO ORIZARE
Aktivitete

MYFTIU PRITI NË TAKIM KRYETARIN E KOMUNËS SHUTO ORIZARE

Më 2 maj 2023, në zyrat e Myftinisë, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili priti në takim kryetarin e Komunës Shuto Orizare z . Kurto Dudush. Në këtë takim me kryetarin, Myftiu bisedoi për bashkëpunim konkret në projekte konkrete për besimtarët dhe xhamitë që gravitojnë në këtë komunë. Kryetarit, Myftiu i dhuroi kompletin e botimeve të Myftinisë në gjuhën Maqedone.
MYFTIU VIZITOI MESXHIDIN “LEJLETUL KADËR” NË LAGJEN GJORÇE PETROV
Aktivitete, Hytbe, Vizita

MYFTIU VIZITOI MESXHIDIN “LEJLETUL KADËR” NË LAGJEN GJORÇE PETROV

Më 28 prill 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati dhe referenti hfz. Irfan Sulejmani vizituan xhematin e mesxhidit "Lejletul Kadër" në lagjen Gjorçe Petrov. Myftiu dhe shoqëruesit e tij u mirëpritën në një ambient të ngrohtë me mikpritje vëllazërore të xhematit, këshillit të këtij mesxhidi dhe hatibit Fidush ef. Ibrahimi. Me këtë rast Myftiu uroi të pranishmit për renovimin e mesxhidit të cilin pjesërisht dhe materialisht e ndihmoi Myftinia dhe nga minberi përcolli mesazhin e xhumasë. Njëkohësisht 20 nxënësve që ndjekin mësimet në mektebin e këtij mesxhidi Myftiu iu dhuroi nga një Elifba dhe Ilmihal.  
PRITJA TRADICIONALE “TË BËJMË BAJRAM SË BASHKU”
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

PRITJA TRADICIONALE “TË BËJMË BAJRAM SË BASHKU”

Më 22 prill 2023 Myftinia e BFI - Shkup, organizoi pritjen tradicionale “Të bëjmë bajram së bashku”. Me këtë solemnitet, Myftinia kurorëzoi angazhimin e suskesshëm të hoxhallarëve, këshilleve të xhamive edhe veprimtarinë e saj gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për angazhimin e hoxhallarëve nëpër xhamitë ku kanë shërbyer gjatë muajit të Bekuar të Ramazanit. Në patronazhin e Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili këtë sofër tradicionale e nderuan një numër i madh i nëpunësve fetarë; hatibë, imamë dhe këshille të xhamive të rajoneve të Shkupit. Në fjalën e tij, Myftiu vlerësoi kontributin e nëpunësve fetarë gjatë muajit të Ramazanit, gjallërimin dhe ngritjen e ndjenjës fetare që sjell respekt dashuri dhe mirëmbajtje të jetës fetare. ...
U PËRMBYLLËN IFTARET HUMANITARE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete, Iftare, Ramazani 2023/1444h

U PËRMBYLLËN IFTARET HUMANITARE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Më 20 prill 2023, Myftinia e BFI - Shkup përmbylli iftaret humanitare. Për çdo natë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit në sofrën e iftarit u shërbyen rreth 2000 iftare që iu dedikuan studentëve, familjeve me jetimë dhe familjeve në nevojë. Mirënjohje për të gjithë ata që përkrahën këtë iniciativë të Myftinisë dhe dashamirëve që u kujdesën gjatë këtij Ramazani të shtrohen iftare për këto kategori të shoqërisë sonë. Ibadete të pranuara dhe shpërblime në të dy botët!
MYFTIU VIZITOI KLINIKËN UNIVERSITARE PËR SËMUNDJE TË FËMIJËVE DHE INSTITUTIN PËR SËMUNDJE TË MUSHKËRIVE TEK FËMIJËT KOZLE
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

MYFTIU VIZITOI KLINIKËN UNIVERSITARE PËR SËMUNDJE TË FËMIJËVE DHE INSTITUTIN PËR SËMUNDJE TË MUSHKËRIVE TEK FËMIJËT KOZLE

Më 20 prill 2023, në prag të Fitër Bajramit, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizitoi ISHP Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup.   Myftiu u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë nga drejtorët mr. Arkin Jahiji dhe prof. dr. Stojka Naceva – Fushtiq. Me këtë rast të gjithë fëmijëve të shtruar në këtë spital iu shpërndanë Paketa Bajrami. Në të njëjtën ditë, Myftiu vizitoi edhe ISHP Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët KOZLE ku u mirëprit nga drejtorët dr. Besnik Zeqiri dhe Tahir Tahiri. Edhe në këtë shtëpi shëndeti së bashku me drejtorët shpërndanë Paketa Bajrami për të gjithë fëmijët e shtruar në të. Ndjenja për të qenë pranë atyre që kanë nevojë për përkujdejse ...
MYFTININË E SHKUPIT E VIZITUAN NXËNËSIT E ÇERDHES BORËBRADHA
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Vizita

MYFTININË E SHKUPIT E VIZITUAN NXËNËSIT E ÇERDHES BORËBRADHA

Më 19 prill 2023, në prag të Fitër Bajramit, të udhëhequr nga edukatoret e tyre, Myftininë e Shkupit e vizituan nxënësit e çerdhes “Borëbardha”. Gjatë kësaj vizite Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili iu dëshiroi mirëseardhje fëmijëve kurse ata shprehën kënaqësinë e tyre nga kjo vizitë dhe gëzimin e shprehën përmes poezisë. Më pas së bashku me fëmijët Myftiu vizitoi edhe xhaminë “Isa Beu” ku i njohu fëmijët me xhaminë, elementet dhe rolin e saj. Për të shijuar festën e Fitër Bajramit të gjithë nxënësve që vizituan Myftininë, Myftiu iu ndau nga një Paketë Bajrami.