Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË QENDRORE NË HARAÇINË
Aktivitete, Hatme

CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË QENDRORE NË HARAÇINË

Më 13 prill 2023, 8 nxënëset e mektebit të xhamisë “Qendrore”- Haraçinë realizuan ceremoni të duasë së hatmes. Nxënëset shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Nebehat Zendeli, kënduan Kuran dhe ilahi. Në fjalën e rastit Xheuhere Ramani në emër të Myftiut uroi nxënëset dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënëseve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër.
LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË LISIÇE
Aktivitete, Ligjërata për gjininë femërore, Ramazani 2023/1444h

LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË LISIÇE

Më 13 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu - paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit, në lagjen Lisiçe realizoi ligjeratë dedikuar gjinisë femërore. Programi u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të interpretuar nga Emire Jusufi. Të udhëhequra nga prof. Resmije Xhaferi Sait, nxënëset Anesa Ramadani dhe Medine Jusufi zhvilluan temat “Sadakaja" dhe "Mëshira e Allahut”. Me temë kryesore u praqit prof. Resmije Xhaferi Sait. Ky programe begatua edhe me ilahi dhe recitale nga kori i nxënëseve të medresesë dhe dua të rastit.
LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË HASANBEG DHE HARAÇINË
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Uncategorized @sq

LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË HASANBEG DHE HARAÇINË

 Më 5 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu - paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit realizoi ligjeratë dedikuar gjinisë femërore në Hasanbeg dhe Haraçinë. Programi që u realizua në xhaminë e Dëshmorëve në Hasanbeg u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të interpretuar nga Fatime Demiri. Të udhëhequra nga prof. mr. Nurten Shehi Sakipi, nxënëset Dhikra Bajrami dhe Suhejla Abdullahi zhvilluan temat “Gruaja në Islam” dhe "Ramazani dhe Kurani". Me temë kryesore u praqit prof. mr. Nurten Shehi Sakipi. Programi që u realizua në xhaminë “Rezistenca” në Haraçinë u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të imterpretuar nga Zylfije Kadriu. Të udhëhequra nga prof. mr. Nehal Ibrahimi, nxënëset Hansa Demiri dhe Aishe ...
LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË GLLUMOVË DHE BOJANË
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË GLLUMOVË DHE BOJANË

Më 4 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu - paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit realizoi ligjeratë dedikuar gjinisë femërore në Gllumovë dhe Bojanë. Programi që u realizua në xhaminë e fashtit Gllumovë u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të interpretuar nga Zulfije Kadriu. Të udhëhequra nga prof. Resmije Xh. Saiti, nxënëset Anesa Ramadani dhe Medine Jusufi zhvilluan temat “Agjërimi” dhe "Mëshira e Allahut". Me temë kryesore u praqit prof. Resmije Xh. Saiti. Programi që u realizua në xhaminë e re të fashtit Bojanë u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të imterpretuar nga Zehra Ramadani. Të udhëhequra nga prof. Arzije Muharemi Nuhiu , nxënëset Fatime Ademi dhe Zehra Ramadani zhvilluan temat “Kujdesi nd...
VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Vizita

VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT

Myftinia e Shkupit, në kuadër të aktiviteteve të saj, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ka paraparë vizita të rregullta xhemateve të xhamive të rajoneve të Shkupit. Nga fillimi i Ramazanit deri më 2 prill 2023/11 Ramazan 1444h, referentët vizituan xhami dhe xhemate në të gjitha rajonet e Myftinisë. - Xhamitë dhe xhematet e rajonit të qytetit: Me dy minare në Vizbeg, "Xhedid Isa Beg" në Seravë, "Allaxha", "Arasta", "Othman Ibn Afan" në Vizbeg, "Ebu Bekër" në Butel, "Nur" në Orizare të Poshtme, "Haxhi Qazim" në Gazi Babë, "Uhud" në Dizhon, "Bedër" në Butel, "Duqanxhik", "Ballaban" dhe "Kapixhi Hamza". - Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karshiakës; Mesxhidi në Lisiçe dhe xhamia "Haxhi Sabri" në Batincë - Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karadakut; Xhamia e Dës...
LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË STUDENIÇAN DHE BATINCË
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË STUDENIÇAN DHE BATINCË

Më 2 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me "Medresenë Isa Beu" - paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit realizoi ligjeratë dedikuar gjinisë femërore në Studeniçan dhe Batincë. Programi që u realizua në xhaminë “Ataullah Hoxha” në Studeniçan u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të imterpretuar nga nxënësja Mensure Sadiku. Me fjalë përshëndetëse të pranishmive iu drejtua mualimja e kësaj xhamie Isadete Ademi. Të udhëhequra nga prof. Selvije Dardhishta Shakiri, nxënëset Hirgil Hirda dhe Anesa Isaku zhvilluan temat “Mbështetja në Allahun xh.sh” dhe “Namazi”. Me fjalë rasti u praqit prof. Selvije Dardhishta Shakiri. Programi që u realizua në xhaminë “Karshiaka” në Batincë u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të imterpretu...
TRIBUNË FETARE NË XHAMINË E RE NË ÇAIR
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Tribuna

TRIBUNË FETARE NË XHAMINË E RE NË ÇAIR

Më 2 prill 2023, Myftinia e BFI - Shkup realizoi tribunën e parë fetare në xhaminë e re në Çair. Me temën "Ramazani muaji i përmendjes" xhematin e Shkupit e nderoi ligjëruesi dr. Sabahudin Jashari nga Shqipëria. Fillimisht moderatori hfz. Irfan Sulejmani ftoi hatibin e xhamisë së re të Çairit Sadush ef. Tahiri t'iu drejtohet të pranishmive. Ai falenderoi Myftiun dhe kolegët hoxhallarë për prezencën e tyre dhe vlerësoi personalitetin e ligjëruesit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe ligjëruesin që pa hezituar iu përgjigj ftesës të jetë në mesin e xhematit të Shkupit. Në ligjëratën e tij dr. Sabahudin Jashari përmendi disa aspekte të ramazanit dhe potencoi nevojën e njeriut bashkëkohor për kuptim....
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Tribuna

TRIBUNË SHKENCORE NË XHAMINË IKRE – SARAJ

Më 02 prill 2023, në xhaminë "Ikre" në Saraj u realizua tribunë shkencore për gjininë femrore. Nën moderim të gazetares Zerijeta Jahjaga u prezantuan ligjërueset: Hatixhe Sefa, psikologe; Arta Iseni Asani, Gjinekologe; dhe Naxhije Bakija, teologe. Fillimisht me fjalë përshëndetëse u prezantua mualimja e kësaj xhamie Xhevhere Ramani. Ky program u begatua me ilahi dhe ashere nga nxënëset e Medresesë, ndërsa për të pranishmet pati hapësirë të parashtrojnë pyetje reth temave të trajtuara në këtë tribunë.
LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË SARAJ DHE KONDOVË
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË SARAJ DHE KONDOVË

Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, filloi aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Më datë 01 prill 2023 (e shtunë), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë “Ikre”, në Saraj, të udhëhequra nga Mr. Nurten Shehi Sakipi. Moderatore e programit ishte nxënësja Dhikra Bajrami. Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Fatime Demiri me temë “Veçoritë e Ramazanit”, si dhe nxënësja Tuba Rexhepi me temë “Durimi”. Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive dhe recitaleve. Në fund duan e bëri Mr. Nurten Shehi Sakipi. Poashtu aktivitet kushtuar gjinisë femërore u realizua edhe në xhaminë “Hfz. Halil ef. Ibrahimi” në Kondovë, nën udh...
MYFTINIA E BFI – SHKUP SHTROI IFTAR PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

MYFTINIA E BFI – SHKUP SHTROI IFTAR PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE

Më 31 mars 2023, Myftinia e BFI - Shkup shtroi iftar për afaristët, përkrahësit e jetës fetare dhe shoqërore në Shkup. Iftarit i parapriu tribuna shkencore me temë “Praktikat bashkëkohore të zeqatit” që e zhvilloi prof dr. Mustafa Guvenç, ekspert në këshillin e lartë të Dijanetit të Turqisë. Me fjalë përshëndetëse të pranishmive iu drejtua sekretari i Medresesë Isa Beu mr. Lutfi Nexhipi, kryetari kuvendit të BIRK dr. Ajni Sinani, atasheu për çështje fetare në ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup z. Mustafa Bodur si dhe Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i cili në fjalën e tij falenderoi të pranishmit që iu përgjigjën ftesës dhe theksoi të arriturat e Myftinisë që u realizuan me përkrahjen afaristëve dhe besimtarëve të Shkupit....