Tuesday, November 17

Author: user

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI AKTIVITETIN “NETËT KUTURORE ISLAME 2022”
Aktivitete, Netët kulturore Islame, Netët kulturore Islame

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI AKTIVITETIN “NETËT KUTURORE ISLAME 2022”

Nën organizimin e Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, më 26, 27 dhe 28 korrik, në xhaminë e Mustafa Pashës, Myftinia e Shkupit realizoi ‘Netët Kulturore Islame 2022‘ me nxënësit e mektebeve. Netët Kulturore Islame 2022 u realizuan në pesë kategori: Në natën e parë, më 26 korrik 2022, e martë, u realizua “Kuizi Islam i Diturisë” ku garuan gjithsej 9 nxënës. Në kategorinë “Kuizi Islam i Diturisë” u shpallën fitues; Vendi i I- rë: nxënësja Medina Rafizi, nxënëse pranë mektebit të Xhamisë Me Dy Minare - Vizbeg Vendi i II- të: Fazli Ferati, nxënës pranë mektebit të xhamisë “Arasta” - Shkup Vendi i III- të: Durim Rexhepi, nxënës pranë mektebit “Drita” – Fushë Tophanë. Në natën e dytë, 27 korrik 2022, u zhvillua gara në kategorinë Bukurlexim i Kuranit Famëla...
A lejohet prerja e thonjve dhe rruajtja e kokës gjatë dhjetë ditëve të para të muajit Dhulhixhxhe?
Aktivitete

A lejohet prerja e thonjve dhe rruajtja e kokës gjatë dhjetë ditëve të para të muajit Dhulhixhxhe?

Sipas medhhebit hanefi dhe shumë dijetarëve tjerë, për ata persona që dëshirojnë të therin kurban lejohet prerja e thonjve dhe qethja e flokut, respektivisht rruajtja e mjekrës apo shkurtimi i saj. Që nënkupton se nuk është e ndaluar qethja e flokut dhe prerja e thonjve. Hanefijtë dhe dijetarët tjerë, të cilët lejojnë qethjen e flokut, mjekrës dhe prerjes së thonjve qëndrimin e tyre e bazojnë në disa argumente; 1.Në Hadithin të cilin e transmeton Aisheja r.a.h., e cila thotë: أنَّ زِيادَ بنَ أبي سُفيانَ كَتَبَ إلى عائشةَ رَضيَ اللهُ عنها: إنَّ عَبْدَ اللَّهِ بنَ عَبَّاسٍ رَضيَ اللهُ عنهما قالَ: مَن أهْدَى هَدْيًا حَرُمَ عليه ما يَحْرُمُ علَى الحَاجِّ حتَّى يُنْحَرَ هَدْيُهُ. قالَتْ عَمْرَةُ: فَقالَتْ عَائِشَةُ رَضيَ اللهُ عنها: ليسَ كما قالَ ابنُ عَبَّاسٍ؛ أنَا فَتَلْتُ قَلَائِدَ هَ...
MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI ME KONTROLLIMIN SISTEMATIK MJEKËSOR TË NËPUNËSVE FETARË
Uncategorized @sq

MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI ME KONTROLLIMIN SISTEMATIK MJEKËSOR TË NËPUNËSVE FETARË

Në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili dhe drejtorit të Institutit të Mjekësisë së Punës, z. Aziz Maksuti sot, 30 maj 2022, në hapësirat e Institutit nis me kontrollimin sistematik mjekësor të të gjithë nëpunësve fetarë; hatibëve, imamëve, muezinëve, mualimëve, mualimeve dhe stafit operativ. Me këtë, Myftinia e Shkupit synon për një mirëqenie më të mirë shëndetësore të nëpunësve fetarë, ngritjen e performancës dhe efikasitetit të kryerjes së detyrës ku përmes kontrollimit sistematik shëndetësor do të arrihet ekzaminimi mjekësor, kryerja analizave dhe kontrolleve mjekësore, sipas kritereve mjekësore të përcaktuara nga Instituti i Mjekësisë së Punës.
RAMAZANI 2022/1443H: MBLEDHJA RAPORTUESE ME STAFIN OPERATIV
Aktivitete

RAMAZANI 2022/1443H: MBLEDHJA RAPORTUESE ME STAFIN OPERATIV

Në presencë të Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili, më 12 maj, 2022, e enjte, u realizua me sukses mbledhja raportuese me stafin operativ të Myftinisë së Shkupit. Në këtë mbledhje u bë vlerësim mbi aktivitetet e realizuara përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit 2022/1443h. Në pikën e parë të mbledhjes referentët raportuan për gjitha arritjet në kuadër të sektoreve të tyre mbi organizimet; vizitat e xhemateve nëpër katër rajonet e Myftinisë së Shkupit; mbi programet kushtuar netëve të dalluara; tribunat fetare; iftaret e realizuara; sadakatul fitrin dhe zeqatin etj. Pastaj, u raportuan dhe vlerësuan aktivitetet e përgjishme të realizuara deri më tani si dhe aktivitetet e planifikuara duke u bazuar në planin e aktiviteteve 2022. Në përfundim të mbledhjes Myftiu dr. Qe...
Aktivitete

MANIFESTIMI I NATËS SË KADRIT NË XHAMINË “MUSTAFA PASHA” – SHKUP

Myftinia e Shkupit, në natën e 27- të e Muajit Ramazan, (27 prill 2022), në xhaminë e Musatafa Pashës, orgaizoi program të begatë fetar për nder të Natës së Kadrit. Pë nder të Natës së Kadrit, xhematit të Shkupit i ofruam disa çaste shpirtërore me program të begatë fetar; me Kur'an, ilahi e këshilla. Në këtë program me prezencën e tyre na nderuan; Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, Kryetari i Parlamentit të Turqisë, prof. dr. Mustafa Shentop, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Atasheu për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, hoxhallarë, hafëzllarë dhe shumë personalitete nga sfera të ndryshme. Me mikpritjen e tyre na nderuan imami i xhamisë Mustafa Tarik Koxha, këshilli i xhamisë dhe xhemati i pranishëm. Hoxhallarët dhe hafëzllarët q...
DEPARTAMENTI I GRUAS PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT NË BASHKËPUNIM ME MEDRESENË ISA BEU REALIZOI PROGRAM FETAR NË XHAMINË “HIXHRI”- KONDOVË
Aktivitete

DEPARTAMENTI I GRUAS PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT NË BASHKËPUNIM ME MEDRESENË ISA BEU REALIZOI PROGRAM FETAR NË XHAMINË “HIXHRI”- KONDOVË

  Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, më 20 prill 2022 – 19 Ramazan 1443H (e mërkurë) në xhaminë Hixhri të Kondovës realizoi me sukses programin kushtuar gjinisë femërore. Programin e moderoi nxënësja e Medresesë, Zehra Sherifi. Programi filloi me lexim të Kur’anit nga Azra Demiri, nxënëse e Medresesë “Isa Beu”. Fjalimin përshëndetës në emë të Myftinisë së Shkupit e mbajti Mubera J. Asani, anëtare e Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, Në kuadër të mësimit praktik, Zylfije Kadriu, nxënëse pranë Medresesë,mbajti ligjeratën me temë: “Namazi i natës dhe nafilet”. Fjala e rastit në këtë program kushtuar gjinisë femërore, i takoi Prof. Naxhije Bakija profesoreshë pranë Medresesë Isa Beu, e cila ligjëroi mbi temën: “Ramazani, muaji i Bujarisë”....
DEPARTAMENTI I GRUAS PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT NË BASHKËPUNIM ME MEDRESENË ISA BEU REALIZOI PROGRAM FETAR NË XHAMINË E FSHATIT ARNAQI E EPËRME
Aktivitete

DEPARTAMENTI I GRUAS PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT NË BASHKËPUNIM ME MEDRESENË ISA BEU REALIZOI PROGRAM FETAR NË XHAMINË E FSHATIT ARNAQI E EPËRME

Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, më 19 prill 2022 – 18 Ramazan 1443H (e martë) në xhaminë e fshatit Arnaqi e Epërme realizoi me sukses programin kushtuar gjinisë femërore. Programin e moderoi nxënësja e Medresesë, Belkisa Alili. Programi filloi me lexim të Kur’anit. Mubera Jashari Asani- Anëtare e Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, iu drejtua të pranishmëve me fjalë përshëndetëse në emër të Myftinisë së Shkupit. Pastaj, Anesa Ramadani, nxënëse pranë Medresesë,mbajti ligjeratën në kuadër të punës praktike, me temë “Mëshira”. Fjala e rastit në këtë program kushtuar gjinisë femërore, i takoi Prof. Munevere Murtezi profesoreshë pranë Medresesë Isa Beu, e cila ligjëroi mbi temën: “Durimi”....
MYFTINIA E SHKUPIT SHËNON DITËN E BEDRIT NË XHAMINË “HAFIZ XHAVIT EF. IBRAHIMI” – STUDENIÇAN
Aktivitete

MYFTINIA E SHKUPIT SHËNON DITËN E BEDRIT NË XHAMINË “HAFIZ XHAVIT EF. IBRAHIMI” – STUDENIÇAN

Myftinia e Shkupit në bashkëpunim me xhaminë “Hafiz Xhavit ef. Ibrahimi” në Studeniçan realizoi program fetar me rastin e Ditës së Bedrit, sot, më 18 prill 2022 – 17 Ramazan 1443h. Në këtë program i pranishëm ishte Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, operativa e Myftinisë së Shkupit, kryetari i komunës së Studeniçanit, z. Azem Sadiki, Berat ef. Ramadani, hatibi i Xhamisë Muhamed ef. Sadiki, imami i xhamisë Hfz. Xhelil ef. Shabani, hoxhallarë, hafizlerë dhe xhematlinjë të xhamisë. Programi i përgatitur enkas për xhematin e kësaj xhamie, për nder të Ditës së Bedrit përmbante Kuran dhe ilahi, që i sollën xhematit freskinë shpirtërore. Hatibi i xhamisë Muhamed ef. Sadiki i’u drejtua Muftiut dhe gjithë të pranishmëve me fjalë mirëseardhëse në emër të këshillit të xhamisë dhe ...
Myftinia e Shkupit për nder të Ditës së Bedrit organizoi ligjëratë dhe iftar
Aktivitete

Myftinia e Shkupit për nder të Ditës së Bedrit organizoi ligjëratë dhe iftar

Myftinia e Shkupit, për nder të Ditës së Bedrit, organizoi ligjëratë dhe iftar për Departamentin e Gruas, mualimet, profesoreshat ,studentet dhe nxënëset dy vatrave arsimore; Fakultetit të Shkencave Islame dhe Medresesë “Isa Beu”. Myftinia e Shkupit, sot, 18 prill 2022 – 17 Ramazan 1443H, në ambientet e Restorant ‘Korabi’, nën përkujdesin e Departamentit të Gruas pranë Myftinisë, realizoi me sukses ligjeratë dhe iftar për nder të Ditës së Bedrit. Pas darkës së iftarit, filloi programi fetar me ashere të lexuar nga Kur’ani Famëlartë, ilahi e fjalime përshëndetëse. Hfz. Nehale Osmani, bëri hapjen e programit. Ky program u begatua me ilahi të ndryshme të interpretuara nga Kori i Medresesë “Isa Beu”. Kryetarja e departamentit të Gruas, Xheuhere Ramani, në fillim të fjalimi...
Uncategorized @sq

VAZHDOJNË VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT PËRGJATË MUAJIT RAMAZAN (2022/1443H)

Myftinia e Shkupit, në kuadër të aktiviteteve të saj, përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ka paraparë vizitat e rregullta kushtuar xhemateve të xhamive të të gjitha rajoneve të Shkupit. Nga data 10 Ramazan -18 Ramazan 1443H, nga ana e referentëve të Myftinisë së Shkupit; Mr. Nexhmi ef. Ferati, h.Fejsall ef. Kadriu, Hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe dr. Fatmir ef. Zaimi u vizituan këto xhami; Xhamitë e rajonit të qytetit: Xhamia “Nexhat Shaini” - Vizbeg; Xhamia me Dy Minare” - Vizbeg; Xhamia “Haxhi Azem” – Shuto Orizare; Xhamia "Haxhi Hajredin; - Seravë; Xhamia “Ebu Bekër Es-Siddik” – Shuto Orizare; Xhamia “Haxhi Qazim” – Lagjja Gazi Babë; Xhamia “Bilal Habeshi” – Shuto Orizare; Xhamitë e rajonit të Karshiakës; Xhamia “Ataullah Hoxha” – Studeniçan; X...