MYFTINIA E SHKUPIT PËRMBYLLI AKTIVITETET KUSHTUAR LINDJES SË PEJGAMBERIT A.S
Myftinia e Shkupi përmbylli me sukses aktivitetet kushtuar lindjes së Pejgamberit alejhi selam në katër rajonet e saja.
Me datë 26 shtator 2023, duke filluar nga xhamia Fatih Sulltan Mehmet - Batincë, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë dhe hoxhallarët pjesmarrës në program u pritën nga hatibi dhe imami i kësaj xhamie Jasir ef. Islami dhe h.Ramadan ef. Hajredini.Në prezencë të shumë hoxhallarëve dhe xhematit programi filloi me ashere të kënduar nga h. Besim ef. Azemi. Me fjalë përshëndetëse u paraqit hatibi i kësaj xhamie h. Jasir ef. Islami cili shprehu kënaqësinë që manifestimet e lindjes së Muhamedit a.s. fillojnë nga kjo xhami.Më pas, të pranishmit në këtë manifestim u freskuan me salavate, pjesë të mevludit, Kuran dhe ilahi që interpretuan hfz. Bejtullah ef. Selmani, h. Nimet ...









