PROMOVIMI I LIBRIT “TRASHËGIMIA KULTURORE ISLAME NË SHKUP”
Më 26 janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai dhe personelin e Myftinisë ishin pjesë e promovimit të librit “Trashëgimia kulturore islame në Shkup” të autorëve dr. Skender Asani dhe Nora Maliqi Zylali, botim i ITSHKSH-së në bashkëpunim me Myftininë e Shkupit.
Në këtë promovim që u organizua me rastin e hyrjes në tre muajt e bekuar morën pjesë mysafirë të shumtë të sferave të ndryshme shoqërore si studiues, hulumtues, punëtorë shkencorë, hoxhallarë, drejtues të institucioneve të ndryshme dhe dashamirë të ITSHKSH-së dhe Myftinisë. Ky manifestim u hap me një ashere të kënduar nga hfz. Xhemail Nuhiju pë...








