Wednesday, November 18

Aktivitete

HAPJE SOLEMNE E XHAMISË SE RE NË GËRÇEC TË SARAJIT
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

HAPJE SOLEMNE E XHAMISË SE RE NË GËRÇEC TË SARAJIT

Me datë, 17 dhjetor 2023, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit dhe këshillit iniciues për ndërtimin e xhamisë, u realizua ceremonia zyrtare e hapjes së xhamisë së Re në fshatin Gërçec. Në këtë solemnitet delegacioni i lartë i BFI- së i udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët e tij, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Kërçovës, h. Qamil ef. Rushiti, Myftiu i Strugës, h. Adi ef. Murtishi, Myftiu i Ohrit, h. Samet ef. Ajdari, drejtori i Medreses Isa Beu, dr. Islam ef. Islami, sekretari gjeneral i BFI-së, h. Irsal ef. Jakupi, kryetari i komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti, deputet i zonës, z. Abdulla Saliu, hoxhallarë, hafizlerë, veprimtarë, donatorë si dhe shumë mysafirë nga rajoni i Dërvenit dhe më gjërë. Programi i ceremonisë në k...
MYFTINIA ORGANIZOI AKTIVITETIN HUMANANITAR PËR DHURIMIN E GJAKUT
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MYFTINIA ORGANIZOI AKTIVITETIN HUMANANITAR PËR DHURIMIN E GJAKUT

Me datë 16 dhjetor 2023, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit u realizua aksioni për dhurimin e gjakut nga nënpunësit e Myftinisë. Ky aktivitet u realizua në hapësirat e Myftinisë pas qarkores së lëshuar në ditën e xhuma, hoxhallarët ju përgjigjen thirrjes në këtë aktivitet human, duke u bazuar në mësimet Islame e cila bën thirrje se ai që shpëton një jetë është sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin. Përndryshe, qëllimi i këtij aktiviteti është që gjaku i dhuruar t'iu shërbejë personave që kanë nevojë. Mirënjohje për të gjithë ata që morrën pjesë në këtë inciativ të dobishme. #DhuroGjakëShpëtoJetë #MyftiniaShkup #NëShërbimTëJetësFetare
PROMOVIMI I HAFIZIT MUHAMET AMETI
Aktivitete, Arsimi, Hifz

PROMOVIMI I HAFIZIT MUHAMET AMETI

Me datë, 15 dhejtor 2023, në xhaminë e "Duqanxhikut" - Shkup, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, myftiu i Tetovës dr. Selver ef. Xhemaili, myftiu i Shtipit mr. Nasir ef. Rexhepi, myftiu i Manastirit h. Amit ef. Rasimi, drejtori i Medreses Isa Beu prof. Islam Islami, kryetari i komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibrahimi, para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizin Muhamet Ameti Hatibi i xhamisë h. Remzi ef. Isaku, në emër të familjes së hafizit, mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje ndërsa hafizit të ri i dëshiroi shumë suksese dhe shëndet. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi lartë angazhimin dhe sakrificën e muhafizit hfz. Abdulkerim...
MYFTIU TAKOI KALIGRAFIN E MIRËNJOHUR
Aktivitete, Lajme, Vizita

MYFTIU TAKOI KALIGRAFIN E MIRËNJOHUR

Me datë, 11 dhjetor 2023, Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili priti në zyrën e Myftinisë kaligrafin e mirënjohur, h. Hafiz ef. Izairi. Ky i fundit ka kryer punime kaligrafike në shumë xhami në vend dhe më gjërë, sëfundmi rregulloi dekorimet në Bezisten, duke rikthyer bukurinë e saj pas dëmtimeve nga shiu. Myftiu e falenderoi mjeshtrin e madh për kontributin me lutje që Allahu i Madhërishëm ta shpërblejë për përkushtimin dhe punën e tij artistike.
TAKIME VLERËSUESE TË MYFTIUT ME INSTITUTET E HIFZIT
Aktivitete, Arsimi

TAKIME VLERËSUESE TË MYFTIUT ME INSTITUTET E HIFZIT

TAKIM VLERËSUES MBI PUNËN E INSTITUTIT TË HIFZIT “HAFËZ ISMAIL EFENDIU” Më datë 13 dhjetor, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, priti në takim hfz.Xhemail ef.Nuhijun, drejtor i Institutit të Hifzit - "Hafëz Ismail Efendiu" dhe ndihmësin e tij, të palodhurin hfz. Jashar ef. Ibrahim. Në këtë takim, hfz. Xhemail ef.Nuhiju njoftoi Myftiun për veprimtarinë e Institutit përgjatë vitit 2023, për sfidat që e shoqëruan, aktivitetet e realizuara, arritjet e nxënësve dhe hafëzllarët e rinjë që memorizojnë Kuranin Famëlartë në kuadër të programit arsimor që zhvillohet në Institutin e Hifzit. Kurora e sukseseve në këtë vitë është dalja e dy hafizëve në këtë Institut, hfz. Ali ef. Mexhiti dhe hfz. Sead ef. Ferati. Përndryshe, në këtë moment mësimet e hifzit në këtë Institut i ndjekin 16 nxënës...
MYFTIU MORRI PJESË NË KONFERENCËN SHKENCORE TË ORGANIZUAR NGA BASHKËSIA ISLAME E KOSOVËS DHE INSTITUTI PËR HULUMTIME DHE STUDIME ISLAME
Aktivitete, Lajme, Ngjarje, Njoftime

MYFTIU MORRI PJESË NË KONFERENCËN SHKENCORE TË ORGANIZUAR NGA BASHKËSIA ISLAME E KOSOVËS DHE INSTITUTI PËR HULUMTIME DHE STUDIME ISLAME

Në datat 9-10 dhjetor 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, në shoqërimin e sekretarit të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati mori pjesë në Konferencën Shkencore të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime dhe Studime Islame në Prishtinë. Konferenca me temë "Xhamia te shqiptarët - histori, mision, identitet" zgjati dy ditë. Në hapjen e konferencës ishin prezentë kryetari i BIK-ut Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i BFI-së, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai. Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora, bëri hapjen dhe paraqiti rrjedhën e konferencës. Përndryshe, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, krahas shumë studiuesve, para të pranishmëve paraqiti kumtesën e tij me temë: "Roli i xhamive për edukimin e brezit të ...
MYFTIU PRITI NË TAKIM DREJTORIN E MEDRESESË HAYME ANA KIZ ANADOLU IMAM HATIB LISESI
Aktivitete, Lajme, Vizita

MYFTIU PRITI NË TAKIM DREJTORIN E MEDRESESË HAYME ANA KIZ ANADOLU IMAM HATIB LISESI

Me datë, 8 dhjetor 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, në hapësirat e Institutit e hifzit për vajza "Bezisten" së bashku me përgjegjësen e instituti hfz. Kadriye Sulejman dhe bashkëpuntoren hfz. Hysnije Kurtulush, pritën në takim drejtorin e medresesë "Hayme Ana Kiz Anadolu Imam Hatib Lisesi" nga Antalya e Türkiyes, z. Mehmet Devexhi me bashkëshorten znj. Keziban Devexhi dhe zv. drejtoresha znj. Semiha Direkçi, të shoqëruar nga drejtori i medreses Isa Beu, dr. Islam ef. Islami dhe sekretari i medreses h. Avni ef. Neziri. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili ju dëshiroi mirëseardhje dhe i njoftoi për së afërmi për aktivitetet e Myftinisë së Shkupit, me theks të veçantë për dy institutet e hifzit, atë "Bezistenit" dhe "Hafiz Ismail efendiu". Drejtori i m...
DUA HATME NË XHAMINË “KARSHIAKA” – BATINCË
Aktivitete, Arsimi, Hatme

DUA HATME NË XHAMINË “KARSHIAKA” – BATINCË

Me datë8 dhejtor 2023, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 14 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Karshiaka" - Batincë te mualimi h. Rasim ef. Ademi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Rasim ef. Ademi i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madhë i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisē mr. Nexhmi ef. Ferati. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e shpërbleft mu...
URIMI I DITËVE ME VLERË
Foto, Lajme, Ngjarje

URIMI I DITËVE ME VLERË

Si më posht, ju paraqesim dizajnet e urimeve: 22 nëntori, Dita e alfabetit  28 nëntori, Dita e Flamurit  3 dhjetori, Dita e Personave me Nevoja të Veçanta 
MYFTIU MORI PJESË NË SHËNIMIN E 3 DHJETORIT
Aktivitete, Lajme

MYFTIU MORI PJESË NË SHËNIMIN E 3 DHJETORIT

MYFTIU MORI PJESË NË SHËNIMIN E 3 DHJETORIT Më 3 dhjetor 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga shefi i zyres hfz. Irfan ef. Sulejmani, bashkë me kryetarin e komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, përfaqësuesit e Rijaseti mr. Fati ef. Azizi dhe Fidush ef. Ibrahimi, kryetarë të shoqatëve të ndryshme, afaristë, profesorë e artist, prindë e familjarë, me ftesë të Shoqatës së personave me nevoja të veçanta "MIRËSIA" morën pjesë në manifestimt e 3 Dhjetorit - Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili përshëndeti këto aktivitete ndërgjegjësuse për ngritje të vetëdijes në të mirë të njerëzve më të veçantë në shoqërinë tonë.