MYFTIU MORI PJESË NË PËRCJELLJEN E GJENERATËS SË XIV TË “MEDRESESË ISA BEU” PARALELJA E VAJZAVE SHKUP
Më 25 maj 2023, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati dhe referenti Fejsall Kadriu morën pjesë në përcjelljen e gjeneratës së XIV të "Medresesë Isa Beu" – paralelja e vajzave – Shkup.
Në solemnitetin që organizoi drejtoria e “Medresesë Isa Beu” udhëhequr nga dr. Islam Islami dhe administratorja mr. Nurtene Shehi Saqipi, përskaj Reisul Ulemasë dhe Myftiut, të pranishëm ishin edhe zëvendës ministri i Ministrisë së Kulturës Daim Luçi, administratoret e paraleleve të Medresesë, profesorë dhe profesoresha, prindër, nxënës dhe shumë dashamirë të kësaj vatre edukative arsimore.
Programi që filloi me një ashere u begatua me fjalimet e administratores së paraleles së v...










