Wednesday, November 18

Aktivitete

Aktivitete

NË XHAMI SË BASHKU ME FËMIJË

Më 22 janar 2023 Myftinia e BFI – Shkup organizoi faljen e namazit të sabahut së bashku në xhami. Motoja e këtij aktiviteti ishte “Në xhami së bashku me fëmijë” dhe do të realizohet çdo të diel në namazin e sabahut gjatë tre muajve të dalluar. Bashkë në xhami sot ishin edhe bartësi i këtij aktiviteti Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga stafi i tij, imami i kësaj xhamie hfz. Fatih Derdiyok, hatibi Abdusamet ef. Zekiri, muezini Furkan Jahja, këshilli i xhamisë dhe xhematlinj të shumtë të gjenratave të ndryshme. Myftiu në fjalën e tij përkujtoi rëndësinë e përcjelljes së vlerave islame nga gjenerata në gjeneratë e në veçanti kujdesin e ruajtjes së Kuranit në shtëpitë, zemrat, mendjet dhe gjuhët tona krahas asaj që dikush mundohet të djegë të njëjtin. Në faljen e namazit të s...
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT CVETOVË

Më 20 janar 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e pestë javore në xhaminë e fshatit Cvetovë. Hatibi i kësaj xhamie Sulejman Bektesh shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin e kësaj nate, hoxhën dr. Amel ef. Kurtishi, hatib në xhaminë “Kasim Beu” në Shkup. Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe një numri të madh të xhematlinjëve, për nder të xhematit që flasin gjuhën maqedone, ligjëruesi dr. Amel ef. Kurtishi trajtoi temën "Amanetet e besimtarit" në gjuhën e tyre.
“DREJTËSIA DHE BARABRËSIA NË ISLAM”
Aktivitete, Këshilla e xhumasë

“DREJTËSIA DHE BARABRËSIA NË ISLAM”

Më 20 janar 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 164-t në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vatit. Mysafir i këtij edicioni ishte Mutalib ef. Ademi, i cili ligjëroi në temën: "Drejtësia dhe barabarësia në islam". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
Aktivitete, Ngjarje, Vizita

MYFTIU PRITI NË TAKIM HISTORIANËT E RINJ

Më 19 janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili në zyrat e Myftinisë priti historianët e rinj të gjimnazit “Zef Lush Marku” të udhëhequr nga prof. Naser Miftari. Në këtë takim nxënësin bashkëbiseduan me Myftiun për rrjedhat historike të islamit dhe muslimanëve ndër shekuj. Ata shfaqën kurreshtjen e tyre dhe parashtruan pyetje të nduarnduarta për islamin dhe muslmanët e vendit tonë dhe më gjerë, për formën e funksionimit të Myftinisë së Shkupit por edhe të institucionit më të lartë islam në vendin tonë, BFI. Myftiu i informoi për rolin e Myftinisë dhe të BFI-së në organizimin e jetës fetare dhe aktivitetet që ndërmerr Myftinia në këtë drejtim. Prof. Naser Miftari dhe nxënësit u ndanë të kënaqur dhe me mbresa pozitve nga takimi që realizuan....
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË HAXHI IMER NË – LUBOTEN

Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar dhe Shefket ef. Baftjari anëtar, më 16 janar 2023 vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Haxhi Imer" në Luboten. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi Nimet ef. Aliu.
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË “DUDIJE” – RASHÇE

Më 13 janar 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e katërt javore në xhaminë "Dudije" në Rashçe. Hatibi i kësaj xhamie Emran ef. Hoxha shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin, hoxhën Shefket ef. Baftjari, imam dhe hatib në xhaminë “Neda” në Haraçinë. Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe një numri të madh të xhematlinjëve, ligjëruesi Shefket ef. Baftjari trajtoi temën "Vetëllogaria dhe mbikqyrja".
Aktivitete, Arsimi, Ceremoni hatme

CEREMONI E HATMES NË XHAMINË ME DY MINARE – VIZBEG

Më 13 janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët Fejsall ef. Kadriu, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Jetmir Jakupi, ndanë së bashku gëzimin e nxënësve të mektebit të xhamisë me Dy minare në Vizbeg, me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën tek mualimi Ibrahim ef. Ibrahimi. Në fjalën e tij mirëseardhëse mualimi Ibrahim ef. Ibrahimi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë solemnitet, falenderoi prezencën e Myftiut dhe personelit të Myftinisë. Ai shprehu kënaqësinë e tij që para xhematlinjëve prezanton nxënësit që me sukses mbaruan kursin e mësimbesimit. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre të mësimbesimit dhe më pas u pajisën me certifikata të hatmes së mbaruar. Duanë e rastit e bëri Fejsall ef. Kadriu. Mesa...
“RËNDËSIA E FAMILJES NË ISLAM”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“RËNDËSIA E FAMILJES NË ISLAM”

Më 13 janar 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 163-të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vatit. Mysafir i këtij edicioni ishte Shefko Zeqoviç, i cili ligjëroi në temën: "Rëndësia e familjes në islam". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
Aktivitete, Vizita

MYFTIU VËZHGOI ECURINË E NDËRTIMIT TË XHAMISË SË RE NË FSHATIN GËRÇEC

Më 11 janar 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili vizitoi fshatin Gërçec dhe përsëafërmi pa ecurinë e ndërtimit të xhamisë së re në këtë fshat. Në këtë vizitë Myftiu ishte i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati, përgjegjësi i vakëfit Fejsall ef. Kadriu dhe anëtari i rijasetit mr. Fadil Ramadani të cilët u mirëpritën nga këshilli iniciativ, donatori dhe besimtarë të denjë që kontribojnë në ndërtimin e kësaj xhamie. Përndryshe për ndërtimin e kësaj xhamie është angazhuar donatori kryesor z. Enver Demiri, kurse punimet realizohen nën koordinim të kryetarit të këshillit iniciativ z. Rexhep Latifi.
Aktivitete, Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA PESË MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, më 10 janar 2023, me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 151 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të: Xhamisë “Xhedid Isa Beg” - Serovë, mualim Rijad ef. Kalisi; Xhamisë “Ebu Bekër” - Shuto Orizare, mualime Suada Jakupi; Xhamisë “Fatih Sulltan Mehmed” - Batincë, mualim Ramadan Hajredini; Xhamisë “Haxhi Sabri” - Batincë , mualim Llokman ef. Abdullai; dhe Xhamisë “Hafiz Xhavit ef. Ibrahimi”, mualim hfz. Xhelil ef. Shabani.