Tuesday, November 17

Aktivitete

Dua hatme në xhaminë “Dudije” në fshatin Rashçe
Aktivitete, Ceremoni hatme, Lajme, Ngjarje

Dua hatme në xhaminë “Dudije” në fshatin Rashçe

Sot, me datë 7 nëntor 2025, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, h. Ali ef. Ziberi dhe z. Jusuf Abdullahu, ndanë së bashku gëzimin e 18 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën pranë mektebit të xhamisë "Dudije" - Rashçe, te mualimi h. Emran ef. Hoxha. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Emran ef. Hoxha, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti i Myftinisë hfz. Irfa...
Filluan vizitat e xhamive nga referentët e rajoneve të Myftinisë së Shkupit
Aktivitete, Lajme

Filluan vizitat e xhamive nga referentët e rajoneve të Myftinisë së Shkupit

Myftinia e BFI - Shkup, sot më 7 nëntor 2025, filloi me vizitat e xhamive nga referentët e rajoneve përkatëse, si pjesë e planit operativ të Myftinisë së Shkupit. Referenti i rajonit të Qytetit, dr. Fatmir ef. Zaimi, gjatë ditës së xhuma, që nga namazi i sabahut e deri në namazin e jacisë, vizitoi pesë xhami të ndryshme, dhe atë: Xhaminë e Re në Çair, në namazin e sabahut Xhaminë “Othman b. Afan” – Vizbeg, në namazin e ikindisë Xhaminë “Uhud” - Dizhon, në namazin e akshamit Xhaminë “Haxhi Jonuz” - Gazibabë, në namazin e jacisë Namazin e xhumasë e fali në xhaminë e "Haxhi Azem" - Shuto Orizare, ku mbajti edhe hutben e xhumasë. Vizitat e referentëve nëpër xhamitë e rajoneve përkatëse kanë për qëllim që nga afër të shohin përkujdesin e nëpunësve fetarë, angazhimet e këshi...
Ceremonia e Duasë së Hatmesë në xhaminë “Drita” -Nigishtan
Aktivitete, Ceremoni hatme, Lajme, Uncategorized @sq

Ceremonia e Duasë së Hatmesë në xhaminë “Drita” -Nigishtan

Sot, me datë 6 nëntor 2025, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referentët hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe z. Arment Halimi, ndanë së bashku gëzimin e 23 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën pranë mektebit të xhamisë "Drita" -Nigishtan, tek mualimi h. Samir ef. Hamidi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Samir ef. Hamidi i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani. All-llahu...
Myftinia e Shkupit filloi ciklin e ligjëratave fetare nga xhamia e fshatit Inxhikovë
Aktivitete, Lajme, Uncategorized @sq

Myftinia e Shkupit filloi ciklin e ligjëratave fetare nga xhamia e fshatit Inxhikovë

Myftinia e BFI – Shkup, sonte, më 6 nëntor 2025, pas namazit të jacisë, filloi ciklin e ligjëratave fetare në xhamitë e Shkupit, duke e nisur nga xhamia e fshatit Inxhikovë. Hatibi i xhamisë h. Bajram ef. Salihi, shprehu kënaqësinë që pikërisht kjo xhami u përzgjodh për fillimin e këtij cikli të ligjëratave. Ndërkohë, referenti i Myftinisë h. Ali ef. Ziberi, prezantoi ligjëruesin e sontëm h. Besim ef. Memedi, imam dhe hatib në mesxhidin e Lisiçes. Hoxha Besim ef. Memedi, para hoxhallarëve dhe xhematit të pranishëm, ligjëroi mbi temën: “Nevoja e besimtarit për Allahun.”
Diplomuan nxënësit e mektebit “Drita” – Fushë Tophanë
Aktivitete, Ceremoni hatme, Lajme

Diplomuan nxënësit e mektebit “Drita” – Fushë Tophanë

Sot, 2 nëntor, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin "Drita" - Fushë Tophanë, e mbajtur në xhaminë "Bedër" - Butel, ndërsa mësimet i ndjekën tek mualimja Nermine Nuhiju. Mualimja Nermine Nuhiju në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Mualimeja Xheuhere Ramani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, përfaqësuesja e Myftinisë mualime Mubera Jashari Asani bëri shpërndarjen e certifikatave për 41 nxënësit ndërsa mualimes iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë rastit e bëri Shenaj A...
Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në Takimin e Dijetarëve të Ballkanit të mbajtur në Edirne
Lajme, Ngjarje

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në Takimin e Dijetarëve të Ballkanit të mbajtur në Edirne

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, sot më 1 nëntor 2025, ishte pjesë e delegacionit të BFI-së, i udhëhequr nga sekretari gjeneral i BFI-së h. Irsal ef. Jakupi, në cilësinë e përfaqësuesit të Reisul Ulemasë, h. hfz. Shaqir ef. Fetai, si dhe myftiu i Tetovës dr. Selver ef. Xhemaili; myftiu i Gostivarit h. Sabahudin ef. Zendeli; myftiu i Manastirit h. Amit ef. Rasimi; myftiu i Resnjës h. Xhunejt ef. Jashari; dekani i FSHI-së prof. dr. Abdulxhemil ef. Nesimi; dhe drejtori i Medresesë “Isa Beu” dr. Islam ef. Islami. Delegacioni nga BFI-ja ishte pjesë e organizimit madhështor ku u realizua aktiviteti “Takimi i Dijetarëve të Ballkanit”, mbajtur në Edirne të Turkiyes, organizuar nga Fondacioni i Dijetarëve Islam, nën udhëheqjen e kryetarit, prof. dr. Nasrullah Hacimuftoğlu. Në këtë ngja...
Ceremoni hatme në xhaminë “Omer Ibn Abdulaziz”
Ceremoni hatme, Lajme

Ceremoni hatme në xhaminë “Omer Ibn Abdulaziz”

Me 10 janar 2025, sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati i shoqëruar nga referentët e Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi, ndanë së bashku gëzimin e nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën pranë mektebit të xhamisë "Omer Ibn Abdulaziz" te mualimi h. Elez ef. Aliu. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Elez ef. Aliu, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Në emër të Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili, sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati përgëzoi mualimin për kontributin e dhënë në mekteb dhe uroi nxënësit për suksesin e arritur. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas...
Këshilla e Xhumasë në Radio Vati – “Feja islame vlen për çdo kohë dhe vend”
Këshilla e xhumasë, Lajme

Këshilla e Xhumasë në Radio Vati – “Feja islame vlen për çdo kohë dhe vend”

Me datë 10 janar 2025, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 260 – në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Shaban ef. Tairi, i cili do të ligjërojë në temën: "Feja islame vlen për çdo kohë dhe vend". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!