Namazi i sabahut së bashku në xhami
Më 5 janar 2025, Myftinia e BFI – Shkup, organizoi faljen e namazit të sabahut së bashku në xhami. Motoja e këtij aktiviteti ishte “Në xhami së bashku me fëmijë” dhe do të realizohet çdo të diel në namazin e sabahut gjatë tre muajve të dalluar me një program modest kushtuar brezave të rinjë të qytetit tonë në xhaminë Mustafa Pasha.
Bashkë në xhami sot ishte sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referenti i Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu, imami i kësaj xhamie hfz. Fatih Derdiyok, hatibi h.Abdusamet ef. Zekiri, muezini h.Furkan Jahja, këshilli i xhamisë dhe xhematlinj të shumtë të gjenratave të ndryshme.
Në emër të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, në fjalën e tij i përshëndeti të pranishmit, mestjerash theksoi ideatorin e këtij aktiviteti Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Isma...










