Tuesday, November 17

Aktivitete

Myftiu jep intervistë për revistën turke për fëmijë “Kardelen”
Aktivitete, Lajme

Myftiu jep intervistë për revistën turke për fëmijë “Kardelen”

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, sot më 24 shkurt 2026, me shumë kënaqësi mirëpriti në zyrën e tij Intisar Kurtish nga redaksia e revistës për fëmijë në gjuhën turke “Kardelen”. Gjatë kësaj vizite, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili zhvilloi një intervistë të shkurtër për revistën në fjalë, e dedikuar për lexuesit e vegjël.
Vizita e hfz. Jahja Alhakemi në xhamitë e Shkupit përfundon në Xhaminë “Molla Hysen Saiti”
Aktivitete, Lajme, Vizita

Vizita e hfz. Jahja Alhakemi në xhamitë e Shkupit përfundon në Xhaminë “Molla Hysen Saiti”

Myftinia e BFI-së – Shkup, në krye me myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, ishte nikoqire e imamit nga Mbretëria e Arabisë Saudite hfz. Jahja Alhakemi, mysafir i BFI-së përgjatë muajit të Ramazanit. Me vizitën e imamit në namazin e teravisë në xhaminë “Molla Hysen Saiti” – Lubin, u përmbyllën vizitat në qytetin e Shkupit. Imami në fjalë u shoqërua nga referenti i Myftinisë, h. Fejsall ef. Kadriu, të cilët vizituan xhamitë e Shkupit: Mustafa Pasha, Kasim Beu, Isa Beu, Fetah Efendi, Othman bin Affan, Haxhi Hajredin dhe Molla Hysen Saiti. Lusim Allahun që ta shpërblejë për vizitën!
Ceremonia e duasë së hatmes për 44 nxënësit e Mektebit të Xhamisë Me Dy Minare – Vizbeg
Aktivitete, Arsimi, Ceremoni hatme, Ngjarje

Ceremonia e duasë së hatmes për 44 nxënësit e Mektebit të Xhamisë Me Dy Minare – Vizbeg

Sot, më datë 9 janar 2026, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referentët hfz. Irfan ef. Sulejmani, h. Fejsall ef. Kadriu dhe z. Arment Halimi ndanë së bashku gëzimin e 44 nxënësve me rastin e përfundimit të kursit të mësimbesimit, të ndjekur pranë mektebit të Xhamisë Me Dy Minare" - Vizbeg, nën udhëheqjen e mualimit h. Ibraim ef. Ibraimi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, h. Ibraim ef. Ibraimi këshilli i xhamisë si dhe një numër i madh xhematlinjsh të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam, sipas planprogramit të Myftinisë, dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u nderua me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti Myftinisë, hfz. Irfan ef. Sulejm...
Diplomuan 23 nxënës të mektebit të Xhamisë “Karshiaka” në Batincë
Aktivitete, Lajme, Ngjarje, Uncategorized @sq

Diplomuan 23 nxënës të mektebit të Xhamisë “Karshiaka” në Batincë

Sot, më datë 19 dhjetor 2025, referentët e Myftinisë së BFI - Shkup h. Fejsall ef. Kadriu dhe hfz. Irfan ef. Sulejmani, ndanë së bashku gëzimin e 23 nxënësve me rastin e përfundimit të kursit të mësimbesimit, të ndjekur pranë mektebit të xhamisë "Karshiaka" - Batincë, nën udhëheqjen e mualimit h. Rasim ef. Ademi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, h. Rasim ef. Ademi, këshilli i xhamisë si dhe një numër i madh xhematlinjsh të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam, sipas planprogramit të Myftinisë, dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u nderua me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti Myftinisë, h. Fejsall ef. Kadriu. Ndërsa, referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. ...
Ceremonia e duasë së Hifzit të hafizit të ri Afan Nuhiju
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

Ceremonia e duasë së Hifzit të hafizit të ri Afan Nuhiju

Në xhaminë e Mustafa Pashës, sot më datë 14 nëntor 2025, nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetait dhe bashkëveprimtarëve të tij, në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorit të Medresesë “Isa Beu” dr. Islam ef. Islami, kryetarit të Kuvendit të BFI-së h. Nesip ef. Demiri, si dhe para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë, u promovua hafizi Afan Nuhiju, nxënës i Institutit të Hifzit për djem pranë Myftinisë “Hafiz Ismail Efendiu”, i cili mësimet e hifzit i ndoqi te muhafizi hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i Institutit. Përndryshe, hafiz Afani është edhe djali i hfz. Sabaatin ef. Nuhiju. Hatibi i xhamisë, h. Abdusamed ef. Zekiri, iu dëshiroi mirëseardhje në ceremoninë e hifzit, ndërsa në emër të familjes foli muhaf...
Këshilla e Xhumasë në Radio Vati – “Ndryshimi pozitiv dhe negativ në jetë”.
Emisione, Lajme

Këshilla e Xhumasë në Radio Vati – “Ndryshimi pozitiv dhe negativ në jetë”.

Sot, me datë 14 nëntor 2025, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 292 - ,në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Sadush ef. Tahiri, i cili do të ligjërojë në temën: "Ndryshimi pozitiv dhe negativ në jetë". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani
Kontroll sistematik mjekësor për të gjithë nëpunësit fetarë të Myftinisë së Shkupit
Aktivitete, Lajme

Kontroll sistematik mjekësor për të gjithë nëpunësit fetarë të Myftinisë së Shkupit

Myftinia e BFI - Shkup, sipas planit të paraparë vjetor, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë së Punës, ka filluar procesin e kontrollit sistematik mjekësor për të gjithë nëpunësit fetarë dhe stafin operativ që veprojnë në kuadër të saj. Në këtë kontroll përfshihen hatibët, imamët, muezinët, mualimët, mualimet dhe të gjithë të punësuarit që kontribuojnë në veprimtarinë fetare dhe administrative të Myftinisë. Me këtë aktivitet Myftinia e Shkupit ka për qëllim përmirësimin e mirëqenies shëndetësore të nëpunësve fetarë, si dhe ngritjen e performancës dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave të tyre fetare, arsimore dhe shërbyese, duke e dëshmuar angazhimin e Myftinisë së Shkupit për krijimin e kushteve më të mira të punës dhe ruajtjen e shëndetit të çdo nëpunësi fetar....
Myftinia e Shkupit realizoi ceremoninë e duasë së hatmes në mektebin e Xhamisë së Re në Çair
Aktivitete, Lajme

Myftinia e Shkupit realizoi ceremoninë e duasë së hatmes në mektebin e Xhamisë së Re në Çair

Myftinia e BFI - Shkup, sot me datë 9 nëntor 2025, realizoi ceremoninë e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë së Re në Çair, ndërsa mësimet i ndjekën tek mualimja Mubera Jashari Asani. Mualimja Mubera Jashari Asani në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Mualimeja Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, përfaqësuesja e Myftinisë Xheuhere Ramani, bëri shpërndarjen e certifikatave për 41 nxënësit ndërsa mualimes iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë e rastit e bëri mualimeja e ...
Myftinia e BFI – Shkup realizoi me sukses seminarin me temë “Familja mbi të gjitha”
Aktivitete, Lajme

Myftinia e BFI – Shkup realizoi me sukses seminarin me temë “Familja mbi të gjitha”

Myftinia e BFI - Shkup, sot më 8 nëntor 2025, duke patur parasysh problemet e kohës dhe angazhimin për zgjidhjen e tyre, realizoi me sukses seminarin me temë "Familja mbi të gjitha", ku morën pjesë afërsisht 100 nëpunës fetarë që veprojnë në katër rajonet e Myftinisë. Në fillim, u lexua asheri nga hfz. Avni ef. Asani, imam në Xhaminë e Re në Çair. Hapjen e këtij seminari e bëri Myftiu, dr. Qenan ef. Ismaili, duke shprehur falënderime dhe mirënjohje për ligjëruesit e këtij seminari, doc. dr. Taxhedin Bislimi dhe prof. dr. Musa Musai. Myftiu falënderoi të gjithë të pranishmit të cilët iu përgjigjën ftesës për pjesëmarrje, si dhe për përvojat e fituara në këtë seminar të rëndësishëm, i cili do të jetë në dobi të shoqërisë sonë dhe besimtarëve tanë. H. Ali ef. Ziberi, moderatori i sem...
Këshilla e Xhumasë – “Udhëzimi në rrugën e Allahut xh.sh”
Aktivitete, Emisione, Lajme

Këshilla e Xhumasë – “Udhëzimi në rrugën e Allahut xh.sh”

Sot, me datë 07 nëntor 2025, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 291- ,në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Is'hak ef. Çilafi, i cili do të ligjërojë në temën: "Udhëzimi në rrugën e Allahut xh.sh". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani