Tuesday, November 17

Vizita

VIZITË XHAMISË NË NEREZ TË MESËM
Aktivitete, Hytbe, Vizita

VIZITË XHAMISË NË NEREZ TË MESËM

Më 17 shkurt 2023, sekretari i Myftinisë së BFI – Shkup mr. Nexhmi ef. Ferati i shoqëruar nga referenti Arment Halimi vizitoi xhematin e lagjes Nerez i Mesëm, me rastin e dorëzimit të autorizimit për emërimin e Zija ef. Ismailit në detyrën hatib në xhaminë e re të kësaj lagjeje. Sekretari mr. Nexhmi Ferati në fjalën e tij prezentoi Zija Ismailin para xhematit dhe në emër të Myftiut uroi imamin e ri duke i dëshiruar suksese e mbarësi në detyrën e tij dhe përmendi obligimet dhe të drejtat e nëpunësit fetar të autorizuar, bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së BFI - Shkup. Me këtë rast Nexhmi efendiu realizoi hytben e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit.
NXËNËSIT E INSITUTIT TË HIFZIT VIZITUAN MYFTININË
Aktivitete, Vizita

NXËNËSIT E INSITUTIT TË HIFZIT VIZITUAN MYFTININË

Më 15 shkurt 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili në zyrat e Myftinisë priti në vizitë nxënësit që ndjekin mësimet për memorizim të Kuranit (hifz) pranë Insitutit “Hafiz Ismail Efendiu” që vepron në kuadër të Myftinisë, të udhëhequr nga përgjegjësi hfz. Xhemail ef. Nuhiju. Përgjegjësi i Institutit e informoi Myftiun me ecurinë e punës me nxënësit e këtij instituti dhe aktivitetet që realizojnë. Në bisedën e ngrohtë, Myftiu njoftoi hafizat e ardhshëm me rrjedhat e aktiviteteve që realizon Myftinia. Në këtë takim Myftiu ishte nderuar me prezencën e haxhi Sejdi Kurtullush, shtyllë e shumë projekteve që ndërlidhen me hafizlerët dhe Kuranin.
MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PRITI NË TAKIM PROFESORIN MEFAIL HËZLË
Aktivitete, Vizita

MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PRITI NË TAKIM PROFESORIN MEFAIL HËZLË

Më 4 shkurt 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili priti në takim profesorin universitar nga Turqia, njëkohësisht Myfti paraprak i Ankarasë prof. dr. Mefail Hëzllë i shoqëruar nga kolegu Betim Truçi, Myftiu i Gostivarit h. Sabahudin ef. Zendeli dhe hfz. Eljasa Asani. Në këtë takim, Myftiu i dëshiroi mirëseardhje dhe falenderoi profesorin për vizitën duke e njoftuar me aktivitetet dhe sfidat e Myftinisë në rrugëtimin drejt zhvillimit të jetës fetare në Shkup. Profesori Hëzllë u nda i kënaqur nga ky takim dhe vlerësoi punën e Myftinisë. Paraprakisht, mysafirët u takuan edhe me Reisul Ulema të BFI - së.
VIZITË XHAMISË SË RE TË FSHATIT LLASKARCË
Aktivitete, Vizita

VIZITË XHAMISË SË RE TË FSHATIT LLASKARCË

Më 3 shkurt 2023, sekretari i Myftinisë së BFI – Shkup mr. Nexhmi ef. Ferati i shoqëruar nga referenti Arment Halimi vizitoi xhematin e fshatit Llaskarcë, me rastin e dorëzimit të autorizimit për emërimin e Resul ef. Jakupit në detyrën imam, hatib dhe mualim në xhaminë e re të këtij fshati. Sekretari mr. Nexhmi Ferati në fjalën e tij prezentoi Resul ef. Jakupin para xhematit dhe në emër të Myftiut uroi imamin e ri duke i dëshiruar suksese e mbarësi në detyrën e tij dhe përmendi obligimet dhe të drejtat e nëpunësit fetar të autorizuar, bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së BFI - Shkup. Me këtë rast Nexhmi efendiu realizoi hytben e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit.
MYFIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “MULLA HYSEN SAITI” NË LUBIN
Aktivitete, Hytbe, Vizita

MYFIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “MULLA HYSEN SAITI” NË LUBIN

Më 3 shkurt 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizituan xhematin e xhamisë “Mulla Hysen Saiti” në Lubin të Sarajit. Kjo vizitë vjen në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu në xhematet e Myftinisë. Myftiu dhe personeli i Myftinisë u mirëprit nga një numër i madh e xhematlinjëve, hatibi i kësaj xhamie Shefko ef. Zeqoviq dhe këshilli i xhamisë. Në mesazhin e xhumasë që përcolli Myftiu nga minberi foli për frikën ndaj Allahut Fuqiplotë.
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “HAXHI NAZIF”
Aktivitete, Hytbe, Vizita

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “HAXHI NAZIF”

Më 27 Janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati dhe referenti Fejsall Kadriu vizitoi xhematin e xhamisë “Haxhi Nazif” në rrugën e Rashtakut, në periferi të kryeqytetit. Kjo vizitë vjen në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu në xhematet e Myftinisë. Në pritje të Myftiut në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore ishin hatibi i kësaj xhamie Florin Ademi, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve. Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e ditës së xhuma.
Aktivitete, Ngjarje, Vizita

MYFTIU PRITI NË TAKIM HISTORIANËT E RINJ

Më 19 janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili në zyrat e Myftinisë priti historianët e rinj të gjimnazit “Zef Lush Marku” të udhëhequr nga prof. Naser Miftari. Në këtë takim nxënësin bashkëbiseduan me Myftiun për rrjedhat historike të islamit dhe muslimanëve ndër shekuj. Ata shfaqën kurreshtjen e tyre dhe parashtruan pyetje të nduarnduarta për islamin dhe muslmanët e vendit tonë dhe më gjerë, për formën e funksionimit të Myftinisë së Shkupit por edhe të institucionit më të lartë islam në vendin tonë, BFI. Myftiu i informoi për rolin e Myftinisë dhe të BFI-së në organizimin e jetës fetare dhe aktivitetet që ndërmerr Myftinia në këtë drejtim. Prof. Naser Miftari dhe nxënësit u ndanë të kënaqur dhe me mbresa pozitve nga takimi që realizuan....
Aktivitete, Vizita

MYFTIU VËZHGOI ECURINË E NDËRTIMIT TË XHAMISË SË RE NË FSHATIN GËRÇEC

Më 11 janar 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili vizitoi fshatin Gërçec dhe përsëafërmi pa ecurinë e ndërtimit të xhamisë së re në këtë fshat. Në këtë vizitë Myftiu ishte i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati, përgjegjësi i vakëfit Fejsall ef. Kadriu dhe anëtari i rijasetit mr. Fadil Ramadani të cilët u mirëpritën nga këshilli iniciativ, donatori dhe besimtarë të denjë që kontribojnë në ndërtimin e kësaj xhamie. Përndryshe për ndërtimin e kësaj xhamie është angazhuar donatori kryesor z. Enver Demiri, kurse punimet realizohen nën koordinim të kryetarit të këshillit iniciativ z. Rexhep Latifi.
MARVINA ALILI DEKLARON SHEHADETIN PARA MYFTIUT DR. QENAN EF. ISMAILI
Aktivitete, Lajme, Vizita

MARVINA ALILI DEKLARON SHEHADETIN PARA MYFTIUT DR. QENAN EF. ISMAILI

Të enjten, më 13 janar 2022, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili mirëpriti, znj. Malvina Alili dhe bashkëshortin e saj, z. Ramazan Alili. Pas një bashkëbisede me znj. Malvina Alili, rreth njohurive për Islamin dhe arsyes për këtë vendimin e saj për pranimine islamit, publikisht, me vetëdije e bindje të plotë, me vetdëshirë dhe vullnet të lirë deklaroi shehadetin, me çka edhe e pranoi fenë islame si fe të saj. Ndryshe, znj. Alili, jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë. “Lusim All-llahun e madhëruar që t'u falë lumturi, mirëkuptim e harmoni familjare, t'i begatojë me mirësitë e panumërta të kësaj bote dhe të Ahiretit.”- shkruan në faqen zyrtare të Myftiut dr.Qenan ef. Ismaili
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “IKRE” NË SARAJ
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “IKRE” NË SARAJ

Më 27 dhjetor 2021, Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Arife Iseni, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë "Ikre" në Saraj. Përgjatë kësaj vizite, komisioni kontrolloi dhe vlerësoi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit nxënësit i mësuan nga mualimja Xhevhere Ramani. Lusim Allahun Fuqiplotë që ta shpërblejë mualimen me Mirësitë e Tij të pakufishme për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve suksese në rrugëtimin e tyre të dijes!