Tuesday, November 17

Lajme

MYFTIU PRITI NË ZYRE ZËVENDËSMINISTRIN E VETËQEVERISJES LOKALE
Lajme

MYFTIU PRITI NË ZYRE ZËVENDËSMINISTRIN E VETËQEVERISJES LOKALE

Me 24 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, mirëpriti në takim z. Luan Selimi, kryetar i këshillit të mesxhidit "Maxhari" dhe djalin e tij z. Erxhan Selimi, zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fillim i falenderoi për vizitën dhe njëkohësisht shfrytëzoi rastin t'i urojë suksese në detyrën e re. Temë diskutimi e këtij takimi ishte nevoja dhe përkrahja e Myftinisë së Shkupit kundrejtë xhamive ku frekuentojnë besimtarët e nacionalitetit rom. E lusim Allahun e Madhërishëm që t'i shpërblejë për kontributin e deritanishëm në këtë drejtim dhe respektin e treguar me këtë vizitë!
MYFTIU U VIZITUA NGA NXËNËSET E INSTITUTIT TË HIFZIT PËR VAJZA “BEZISTEN”
Lajme

MYFTIU U VIZITUA NGA NXËNËSET E INSTITUTIT TË HIFZIT PËR VAJZA “BEZISTEN”

Me datë 24 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, në sallen e mbledhjeve mirëpriten nxënëset e institutit të hifzit për vajza "Bezisten" të udhëhequra nga përgjegjëset hfz. Kadrije Sulejman dhe hfz. Hysnije Kurtullush. Në fillim, të gjithë nxënëset u prezantuan dhe e njoftuan Myftiun se ku kanë arritur me hifzin e Kur'anit. Me ç'rast, Myftiu i njoftoi ata për përkushtimin dhe angazhimin e Myftinisë së Shkupit në mbarëvatjen e mësimbesimit në mektebe e në veçanti në memorizimin - hifdhin e Kuranit Famëlartë.
MYFTIU VIZITOI XHAMINË BALLABAN
Lajme

MYFTIU VIZITOI XHAMINË BALLABAN

Me datë 24 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu dhe h. Ali ef. Ziberi, pas informimit të këshillit të xhamisë për djegien e një pjese të mektebit të xhamisë Ballaban dhe shatërvanit të xhamisë, vizituan xhaminë në fjalë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara. Gjatë vizitës, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili e siguroi këshillin e xhamisë për mbështetjen e plotë të Myftinisë së Shkupit për riparimin dhe rikthimin e objektit në gjendjen e mëparshme.
SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE ANESA DEMIRI
Lajme

SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE ANESA DEMIRI

Më 24 korrik 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidates për hafize Anesa Demiri të muhafizit hfz. Xhelil ef. Shabani. Përfaqësuesja e Myftinisë hfz. Kadrije Sulejman në fjalën e saj, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit zhvillohen në xhaminë e "Re" të Çairit para anëtareve të komisionit të hifzit për vajza në përbërje: Hfz. Munevere Murtezi; Hfz. Selvije Shakiri; Hfz. Nehal Ibrahimi; Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejten xhami.
MYFTIU TAKOI KRYETARIN E KOMUNËS SË HARAÇINËS
Lajme

MYFTIU TAKOI KRYETARIN E KOMUNËS SË HARAÇINËS

Me datë 23 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaimi mirëpriti në zyren e tij kryetarin e komunës së Haraçinës, z. Ridvan Ibraimi. Me ç'rast, gjatë takimit bashkëbiseduan për të mirën e përbashkët dhe mundësinë e bashkëpunimit institucional në të ardhmen.
MYFTIU TAKOI IMAMIN E XHAMISË “AMANETI” – GJERMANI
Lajme

MYFTIU TAKOI IMAMIN E XHAMISË “AMANETI” – GJERMANI

Me datë 23 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mirëpriti në zyren e tij hoxhë Zurij ef. Osmani imam në xhaminë Shqiptare "Amaneti" - Sennestadt - Gjermani. Me ç'rast, gjatë takimit u bisedua për jetën fetare në diasporë dhe organizimin e jetës fetare në Myftininë e Shkupit. E lusim Allahun e Madhërishëm që hoxhën e nderuar të e shpërblejë me të mirat e Tij!
VIZITA E BFI-së NGA ZV.MINISTRI PËR ÇËSHTJE FETARE, THIRRJE DHE UDHËZIM NGA ARABIA SAUDITE
Lajme

VIZITA E BFI-së NGA ZV.MINISTRI PËR ÇËSHTJE FETARE, THIRRJE DHE UDHËZIM NGA ARABIA SAUDITE

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte pjesë e delegacionit të BFI-së nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, për të mirëpritur mysafirët nga Arabia Saudite në krye me zv. ministri për çështjet Islame, thirrje dhe udhëzim pranë Mbretërisë së Arabisë Saudite, dr. Awad Al-Anezij. Ata po qëndrojnë në vizitë disaditore në Bashkësinë Fetare Islame. Dje, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili si pjesë e delegacionit, ishin në vizitë në Kuvendin e RMV-së, ku u mirëpritën nga Kryetari i Kuvendit, z. Afrim Gashi i shoqëruar nga deputet të kuvendit.
KANDIDATJA PËR HAFIZE ANESA DEMIRI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT
Lajme

KANDIDATJA PËR HAFIZE ANESA DEMIRI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Me 22 korrik 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidaten Anesa Demiri. Anëtaret e komisionit vlerësuan se kandidatja kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtareve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuese të Myftinisë së Shkupit. Anesa Demiri hifzin e kreu pranë muhafizit hfz. Xhelil ef. Shabani.
KANDIDATJA E VEÇANTË PËR HAFIZE ELHANA MAKSUTOSKA KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT
Lajme

KANDIDATJA E VEÇANTË PËR HAFIZE ELHANA MAKSUTOSKA KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Me 22 korrik 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidaten e veçantë Elhana Maksutovska nga Struga, e cila e verbër e kreu hifzin e Kur'anit nëpërmjet dëgjimit këtu në Shkup. Anëtaret e komisionit vlerësuan se kandidatja kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtareve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuese të Myftinisë së Shkupit. Elhana Maksutoska hifzin e kreu pranë muhafizeve Zulejha Ibrahimi Asllani dhe dr. Dashurie Neziri.