Tuesday, November 17

Lajme

NJË PJESË E UDHËHEQËSVE TË HAXHIT VIZITUAN MYFTIUN
Lajme

NJË PJESË E UDHËHEQËSVE TË HAXHIT VIZITUAN MYFTIUN

Me 1 gusht 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij me shumë kënaqësi priti në vizitë një pjesë të hoxhallarëve që bashkarisht ishin në shërbim të haxhinjëve të sivjemë. Hoxhallarët që ishin udhëheqës të haxhit 2024, falenderuan Myftiun për përzgjedhjen për të qenë në shërbim të haxhinjëve dhe për mundësinë e kryerjes së obligimit të haxhit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, ju shprehu mirënjohje për kontributin dhe angazhimin në haxhin e sivjemë e që bashkërisht ndanë disa momente mbresëlënëse të haxhit 2024. E lusim Allahun e Madhërishëm që t'i shpërblejë për vizitën dhe punën e palodhshme në haxh!
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “DËSHMORËT” – HASANBEG
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “DËSHMORËT” – HASANBEG

Më datë 31 korrik 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar, dhe h. Shefket ef. Baftjari, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Dëshmorëve" - Hasanbeg. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi H. Sead ef. Jashari. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NUR – SHUTO ORIZARE
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NUR – SHUTO ORIZARE

Më datë 30 korrik 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar, dhe h. Ibraim ef. Ibrahimi, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Nur" - Shuto Orizare. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi H. Reshat ef. Hoxha. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
VLERËSIMI KUALIFIKUES I NETËVE KULTURORE ISLAME 2024
Lajme

VLERËSIMI KUALIFIKUES I NETËVE KULTURORE ISLAME 2024

Më 30 korrik 2024, sipas planit vjetor të Myftinisë së Shkupit u realizua vlerësimi kualifikues i kandidatëve të paraqitur për garat e netëve kulturore. Nga interesimi i madh i kandidatëve në shpalljen e konkursit sot i'u nënshtruan komisioneve përkatëse të caktuara nga Myftinia, ku bënë vlerësimin dhe kualifikimin e kandidatëve të cilët do të marrin pjesë në netët finale në kategoritë: Ilahi, bukurkëndim i ezanit dhe bukurlexim nga Kurani Famëlartë. Aktivitetet ky i cili do të realizohet brenda javës. Allahu i shpërbleftë të gjithë pjesëmarrësit për guximin ndërsa mualimëve tua kompesojë kontributin e dhënë në edukimin e brezave të rinj.
MYFTIU PJESË E DELEGACIONIT NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE NË EGJIPT
Lajme

MYFTIU PJESË E DELEGACIONIT NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE NË EGJIPT

Në këta ditë, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili është pjesë e delegacionit të BFI-së udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në konferencën ndërkombëtare “Fetvaja dhe ndërtimi i moralit në kohën dinamike” organizuar nga Myftiu i Egjiptit dr. Sheuki Ibrahim Al-lam në Kairo. Me këtë rast delegacioni i BFI-së patën mundësinë të vizitojnë edhe disa vende me rëndësi hisorike, kulturore, shkencore e fetare.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT IKRE – FUSHË TOPHANË
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT IKRE – FUSHË TOPHANË

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit "Ikre" - Fushë Tophanë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Ferdeze Selmani Lata. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË BEDËR – BUTEL
Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË BEDËR – BUTEL

Me 27 korrik 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Bedër" - Butel, nga mualimja Munevere Selimi. Mualimja në fjalë në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Mubera Jashari Asani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, bëri edhe shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Munevere Selimi iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë e hatmes e bëri Munevere Selimi. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve...
MYFTIU BËRI HAPJEN SOLEMNE PAS RENOVIMIT TË XHAMISË “VORCË”
Lajme

MYFTIU BËRI HAPJEN SOLEMNE PAS RENOVIMIT TË XHAMISË “VORCË”

Me datë 26 korrik 2024, dr. Qenan ef. Ismaili nën shoqërimin e referentëve h. Fejsall ef. Kadriu dhe h. Ali ef. Ziberi, morën pjesë në hapjen solemne të xhamisë së fshatit "Vorcë" pas rinovimit të tërësishëm të xhamisë. Hatibi i xhamisë h. Ismail ef. Ismaili u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve. Kryetari i këshillit të xhamisë Orhan Osmani paraqiti ecurinë e punëve të rinovimit të xhamisë, si dhe falenderoi të gjithë ata që kontribuan. Në shenjë respekti për këshillin e xhamisë Myftiu i dorëzoi mirënjohje për kontributin e dhënë. Nga hytbeja e xhumasë, Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku mes tjerash përmendi dashurinë për të ndihmuar aty ku paraqitet nevoja. E lusim Allahun Fuqiplotë që të i shpërblejë gjithë ata që ndihmuan dhe kontribuan në renovimin dhe mirë...
PËRFUNDUAN AKTIVITETET E KURSIT VEROR 2024
Lajme

PËRFUNDUAN AKTIVITETET E KURSIT VEROR 2024

Në datat 23-25 korrik 2024, në kursin veror të Kur'anit "Modeli Im Pejgamberi Im", përgjatë ditëve të mësimit u zhvilluan aktivitete të ndryshme edukative dhe argëtuese me nxënësit, nuk munguan edhe aktivitetet kreative me punime të ndryshme. Ndërsa, gjatë ditës së sodit udhëhequr nga mualimët dhe mualimet u realizua eksurzion njëditorë në parkun e Sarajit. Pas një dite përplot aktivitete argëtuese enkas për pjesmarrësit u shtrua një drekë modeste nga ana e Myftinisë së Shkupi. Disa nga këta aktivitete më poshtë ua paraqesim nëpërmjet fotografive.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË TË FSHATIT GRUSHINË
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË TË FSHATIT GRUSHINË

Më datë 24 korrik 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar, dhe h. Shefket ef. Baftjari, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Grushinë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi Prof. Taxhedin ef. Bislimi. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.