Wednesday, November 18

Lajme

NAMAZI I TERAVISË ME HATME
Lajme

NAMAZI I TERAVISË ME HATME

Myftinia e BFI - Shkup muajin e bekuar të Ramazanit e filloi në xhaminë "Murat Pasha", në Çarshi të Shkupit, të cilën Myftinia e ka përcaktuar që teravia të falet me hatme. Myftinia e Shkupit riktheu traditën e vjetër në Shkup, faljen e namazit të teravisë me hatme gjatë muajit Ramazan me hafizin Numan Selami dhe mysafirin nga Turkiye hfz. Mahmut Saĝr të udhëheqin me namazin e teravisë. Para namazit të teravisë ligjëruesi h. Bilal ef. Ibish përshëndeti dhe uroi bësemitarët për fillimin e muajit të Ramazanit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili uroi besimtarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe vlerësoi angazhimin e të gjithë atyre që kontribojnë që teravia në këtë xhami të falet me hatme me lutje që Allahu xh.sh. të na i pranojë të gjitha ibadetet tona....
IFTARE NË XHAMINË E MUSTAFA PASHËS
Lajme

IFTARE NË XHAMINË E MUSTAFA PASHËS

Me 10 mars 2024, Myftiu i Shkupit vizitoi xhaminë e Mustafa Pashës ku bashkë me hatibin dhe imamin e xhamisë h. Abdusamed Zekiri gjegjësisht h. Furkan Jahja, nga afër shikuan tendën e iftareve që është përgatitur nga Atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes në koordinim mes Myftinisë së Shkupit dhe Myftinisë së Stambollit. Përndryshe në këtë xhami për çdo ditë do të shtrohen nga 100 iftare.
MYFTIU PËRCOLLI ATMOSFERËN E RAMAZANIT NË TV KLAN
Lajme

MYFTIU PËRCOLLI ATMOSFERËN E RAMAZANIT NË TV KLAN

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili me shumë kënaqësi pranoi ftesën për intervistë rreth Ramazanitnë tv Klan. Me ç'rast Myftiu përcolli atmosferën e këndshme që po jehon në qytetin e Shkupit dhe aktivitetet e Myftinisë së Shkupit në prag të muajit Ramazan.
VAZHDOJNË PËRGATITJET PËR RAMAZAN
Emisione, Lajme

VAZHDOJNË PËRGATITJET PËR RAMAZAN

Myftinia e BFI Shkup përfundoi me xhirimet e Ramazanit 2024. Në studion e TvMyftinia në bashkëpunim me Radio Vati realizohet video projekti "Në prag të iftarit” me nëpunësit fetar që trajtojnë tema nga jeta e Muhamedit alejhi selam nën përkujdesjen e h. Rijad ef. Kalisi. Këto ligjërata do të transmetohen para iftarit gjatë muajit të Ramazanit në valët e Radio Vatit dhe në rrjetet sociale nëpërmjet platformës së Myftinis së Shkupit - TvMyftinia.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË RE NË ÇAIR
Lajme, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË RE NË ÇAIR

Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Xheuhere Ramani dhe Arife Asani anëtar, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së Re në Çair". Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimeja Mubera J. Asani.
MYFTIU MYSAFIR NË TV IKRE
Lajme

MYFTIU MYSAFIR NË TV IKRE

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili me kënaqësi mori pjesë në emisionin kushtuar Ramazanit në platformën e TV IKRE që vepron në kuadër të BFI - së, ku bashkë me udhëheqësin e emisionit Musanif Rufati u munduan të përcjellin kuptimin filozofik të agjërimit.
XHUMAJA E DYTË
Lajme

XHUMAJA E DYTË

Me datë 8 mars 2024, u fal namazi fundit i xhumasë së dytë si lehtësim për nxënësit, studentët dhe punëtorët. Namazin xhumasë e udhëheqi referenti i myftinisë dr. Fatmir ef. Zaimi, me çrast i informoi të pranishmit se me këtë xhuma përfundon edhe iniciativa për faljen e namazit të xhumasë së dytë. E lusim Allahun e Madhërishëm që të gjitha ibadetet të janë të pranuara.
FURNIZOHEN ME MUS’HAFA TRE MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Furnizimi me Mus'hafa, Lajme

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA TRE MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referentët pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, H. Fejsall ef. Kadriu, dhe h. Ali ef. Ziberi me kërkesë të mualimëve realizuan shpërndarjen e 77 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të: Xhamisë "Dudije", Rashçe mualim Emran ef. Hoxha; Mektebi "Haxhi Imer" - Luboten, mualim Nimet ef. Aliu; Mektebi i xhamisë të fshatit Bllacë e Epërme mualim Ibrahim ef. Ibrahimi. Allahu i shpërbleftë mualimët për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.
BANDEROLA DHE BILBORDA “URIME MUAJI I RAMAZANIT” ZBUKUROJNË RRUGËT E SHKUPIT
Lajme

BANDEROLA DHE BILBORDA “URIME MUAJI I RAMAZANIT” ZBUKUROJNË RRUGËT E SHKUPIT

Myftinia e BFI – Shkup në vendet më të frekuentuara të qytetit, karadakut, karshiakës dhe dërvenit vendosi banderola dhe bilborda me mbishkrim “Urime muaji i Ramazanit” në gjashtë gjuhë për të rikujtuar besimtarët për ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit. Aroma e këndshme e Ramazanit veç më po e kaplon qytetin e Shkupit. #Ramazan2024_1445#MyftiniaShkup#qytet#karadak#derven#karshiakë
MYFTIU MYSAFIR NË TV21
Lajme

MYFTIU MYSAFIR NË TV21

Myftiu i Myftinisë së BFI Shkup dr. Qenan ef. Ismaili ishte mysafir në TV21 ku intervistua nga gazetari Zekirija Haxhiu. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili bashkëbisedoi rreth atmosferës së ngrohtë Islame përgjatë Ramazanit në qytetin tonë të Shkupit. Emision ky i cili do të transmetohet ditën e diel. #NëShërbimTëJetësFetare