Wednesday, November 18

Lajme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT NIGISHTAN
Hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT NIGISHTAN

Me 8 mars 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 20 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë së fshatit Nigishtan te mualimi h. Samir ef. Hamidi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Samir ef. Hamidi i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti i Myftinisë, hfz. Irfan ef. Sulejmani. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e shpërbleft...
MYFTIU MORI PJESË NË AKTIVITETIN E MEDRESESË ISA BEU
Lajme, Vizita

MYFTIU MORI PJESË NË AKTIVITETIN E MEDRESESË ISA BEU

Me datë 8 mars 2024, Myftiu i Shkupit ishte i ftuar nga drejtori i medreses Isa Beu dr. Islam ef. Islami, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. Shaqir ef. Fetahi, ishin të nderuar të marrin pjesë në aktivitetin e Medresesë Isa Beu paraleja e vajzave - Shkup "Mirë se erdhe Ramazan" organizuar nga profesoreshat dhe nxënëset e Medresesë të udhëhequra nga koordinatorja mr. Nurtene Shehu Sakipi. Lusim Allahun e Madhërishëm që nxënësit t'i shperblenë për këtë atmosferë të bukur fetare në çarshin e bukur të Shkupit.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “NË PRAG TË RAMAZANIT”
Këshilla e xhumasë, Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “NË PRAG TË RAMAZANIT”

Me datë 8 mars 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 218 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është h. Llokman ef. Aliu, i cili do të ligjërojë në temën: "Në prag të Ramazanit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
DOLI NGA SHTYPI “DITARI IM I RAMAZANIT”
Arsimi, Lajme

DOLI NGA SHTYPI “DITARI IM I RAMAZANIT”

Doli nga shtypi “Ditari im i ramazanit” për fëmijë. Një ditar me 30 faqe që përfshin ditët e Ramazanit në të cilat fëmijët për çdo ditë do të regjistrojnë veprat e mira, do të mësojnë një hadith të ri, do të shënojnë sukseset e arritura në lexim të Kuranit, dhikrit, namazit dhe ditëve të agjëruara por edhe të gjejnë përgjigjen e pytejes së ditës. Përndryshe, ky ditar do të ju shpërndahet fëmijëve që ndjekin mësimet në mekteb nëpërmjet mualimëve.
DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT ÇIFLIK
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT ÇIFLIK

Me 7 mars 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 11 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë së fshatit "Çiflik" te mualimi h. Rahim ef. Sulejmani. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Gafur ef. Jusufi i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti i Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu. All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jet...
MYFTIU MYSAFIR NË ALASAT M
Emisione, Lajme

MYFTIU MYSAFIR NË ALASAT M

Myftiu i Myftinisë së BFI Shkup dr. Qenan ef. Ismaili ishte mysafir në emisionin në Alsat M nën udhëheqjen e gazetarit Emrah Bilali. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili bashkëbisedoi mbi temën: Filozofia e Ramazanit. Emision ky i cili do të transmetohet në ditën e parë të Ramazanit (e hënë).
SHPËRNDAHEN 400 PAKO USHQIMORE NË RAJONET E MYFTINISË SË SHKUPIT
Lajme

SHPËRNDAHEN 400 PAKO USHQIMORE NË RAJONET E MYFTINISË SË SHKUPIT

Me 6 mars 2024, Myftinia e Shkupit në koordinim me nëpunësit fetar dhe këshillet e katër rajoneve të Myftinisë bëri shpërndarjen e 400 pakove ushqimore dedikuar familjeve në nevoj dhe jetim në prag të muajit Ramazan. Myftinia e Shkupit këtë aktivitet humanitar e realizoi në koordinim me O. H. e që është donacion i drejtorisë së vakëfit të Republikës Turkiye. Me këtë shpresojmë që sadopak do të begatohen sofrat e iftarit.
HOXHË ENIS EF. RAMA VIZITOI MYFTININË E SHKUPIT
Lajme, Vizita

HOXHË ENIS EF. RAMA VIZITOI MYFTININË E SHKUPIT

Me datë 6 shkurt 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në Bezisten mirëpriti në takim h. Enis ef. Rama, imam në xhaminë Isa Beg në Mitrovicë të Republikës së Kosovës. Përndryshe, hoxha Enis ef. Rama është i ftuar nga këshilli i xhamisë së fshatit Bojanë për tribunë fetare.
MYFTIU MYSAFIR NË PEACE TV
Emisione, Lajme

MYFTIU MYSAFIR NË PEACE TV

Myftiu i Myftinisë së BFI Shkup dr. Qenan ef. Ismaili bashkë me kolegë hoxhallarë të Shkupit ishin mysafir në emisionin "Mesazhe Xhamie" në PeaceTv. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili bashkëbisedoi mbi temën: "Xhamia, pastrim për trupin, shpritin dhe mendjen". Emision ky i cili u realizua në xhaminë Isa Beu në Shkup dhe i njëjti do të transmetohet përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit në PeaceTv.
DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT SFILLARE E POSHTME
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT SFILLARE E POSHTME

Me 4 mars 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 37 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë së fshatit "Sfillare e poshtme" te mualimi h. Muzemil ef. Osmani. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Sheip ef. Ismani i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri hfz. Sheval ef. Azizi. All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!...