Wednesday, November 18

Lajme

PËRMBYLLET AKTIVITETI “NË XHAMI SËBASHKU ME FËMIJË”
Aktivitete, Lajme

PËRMBYLLET AKTIVITETI “NË XHAMI SËBASHKU ME FËMIJË”

Me sabahun e ditës së diel, 3 Mars 2024, përmbyllet aktiviteti dedikuar fëmijëve “Në xhami së bashku me fëmijë” që realizohet në xhaminë e Mustafa Pashës, projekt ky i Myftinisë së Shkupit dhe Atasheut për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes. E lusim Allahun e Madhërishëm që t'i shpërblejë hoxhallarët dhe këshillin e xhamisë së Mustafa Pashës që bartën këtë aktivitet ndërsa donatorëve që përkrahën, lusim Allahun t'ua shtojë pasuritë e tyre.
DUA HATME NË MEKTEBIN  E XHAMISË “QËNDRORE” – HARAÇINË
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “QËNDRORE” – HARAÇINË

Me 2 mars 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Qëndrore" - Haraçinë nga mualimja Nebehate Zendeli. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Xheuhere Ramani në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Nebehate Zendeli i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë dhe bëri duan e rastit. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit.
MBLEDHJE ME NËPUNËSIT FETARË DHE MUTEVELITË E XHAMIVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete, Lajme

MBLEDHJE ME NËPUNËSIT FETARË DHE MUTEVELITË E XHAMIVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Më 2 mars 2024 Myftinia e BFI – Shkup organizoi me sukses mbledhjen e rregullt me hoxhallarët e rajoneve të Shkupit si dhe mutevelitë e këshilleve të xhamive përkatëse në të cilën Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili raportoi për aktivitetet e realizuara deri më tani, e në veçanti për organizimin e Ramazanit të sivjetshëm (2024/1445). Në këtë mbledhje, para të pranishmëve Myftiu paraqiti raport të përgjithshëm për vitin 2023, aktivitetet që janë realizuar, sfidat që kemi pasur vitin që përcollëm si dhe arritjet dhe sukseset tona të përbashkëta. Ai më tej i njoftoi të pranishmit me aktivitetet e planifikuara për muajin e bekuar të Ramazanit, mbi vendimet e sjellura të Myftinisë së Shkupit, mbi mënyrën e organizimit të Ramazanit në të gjitha xhamitë e territorit të Shkupit. Në fund, u bë shpër...
DUA HATME NË XHAMINË OMER IBN ABDUL AZIZ – HASANBEG
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË OMER IBN ABDUL AZIZ – HASANBEG

Me 1 mars 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 17 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë Omer Ibn Abdul Aziz - Hasanbeg te mualimi h. Elez ef. Aliu. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Elez ef. Aliu dhe imami i xhamisë h. Llokman ef. Aliu, të cilët ju dëshiruan mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri profesori i Medresesë Isa Beu, dr. Mevlud ef. Aliu. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli ed...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “DASHURIA NDAJ MUHAMEDIT A.S”
Emisione, Këshilla e xhumasë, Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “DASHURIA NDAJ MUHAMEDIT A.S”

Me datë 1 mars 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 217 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është h. Llokman ef. Abdullai, i cili do të ligjërojë në temën: "Dashuria e Muhamedit a.s". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
PËRGADITJET PËR RAMAZANIN 2024 VAZHDOJNË
Emisione, Lajme

PËRGADITJET PËR RAMAZANIN 2024 VAZHDOJNË

Me 29 shkurt 2024, Myftinia e BFI Shkup vazhdoi me përgatitjet e Ramazanit 2024. Në studion e TvMyftinia në bashkëpunim me Radio Vati realizohet video projekti "Në prag të iftarit”, me mualimet dhe hoxhallarët që trajtojnë tema nga jeta e Muhamedit alejhi selam, nën përkujdesjen e h. Rijad ef. Kalisi, hatib në xhaminë "Xhedid Isa Beg". Këto ligjërata do të transmetohen para iftarit, gjatë muajit të Ramazanit në Radio Vati dhe në faqen e TvMyftinia.
MYFTIU MYSAFIR NË RADIO SHKUPI
Emisione, Lajme

MYFTIU MYSAFIR NË RADIO SHKUPI

Me datë 29 shkurt 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në emisionin "Drita e Jetës" nën udhëheqjen e gazetares Valbona Zunçe Pajaziti. Emisionet në fjalë do të realizohen në bashkëpunim ndërmjetë Myftinisë së Shkupit dhe Radio Shkupit, me nëpunësit fetarë të Myftinisë që do të emetohen çdo ditë në ora 15:30 dhe 21:30, përgjatë tërë muajit të bekuar të Ramazanit.
MYFTIU I SHKUPIT VIZITOI MYFTIUN E STRUGËS
Lajme, Vizita

MYFTIU I SHKUPIT VIZITOI MYFTIUN E STRUGËS

Me  27 shkurt 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referenti për arsim fetarë hfz. Irfan ef. Sulejmani, ishin në vizitë urimi për marrjen e postit të Myftiut të Strugës h. Adi ef. Murtishi. Myftiu Adi ef. Murtishi, falenderoi për bashkëpunimin dhe vizitën e myftiut si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen. Myftiu, dr. Qenan ef. Ismaili, ofroi bashkëpunimin dhe përkrahjen e Myftinisë së Shkupit në projektet e Myftinisë së Strugës në shërbim të besimtarëve. Në fund Myftiu iu dorëzua një mirënjohje dhe botimet e Myftinisë së Shkupit.
MYFTIU VIZITOI INSTITUTIN E HIFZIT PËR VAJZA BEZISTEN
Lajme, Vizita

MYFTIU VIZITOI INSTITUTIN E HIFZIT PËR VAJZA BEZISTEN

Me datë 26 shkurt 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, vizituan institutin e hifzit për vajza "Bezisten" për të ndjekur prezantimin e përgjegjëseve të institutit hfz. Kadrije Sulejman dhe hfz. Hysnije Kurtullush rreth punës së deritanishme dhe realizueshmëris së programit mësimor. Myftiu përgëzoi për punën e bërë dhe shprehi gadishmërinë për përkrahje të të gjitha projekteve të institutit në fjalë.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË TË FSHATIT ÇIFLIK
Arsimi, Lajme, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË TË FSHATIT ÇIFLIK

Më datë 26 shkurt 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar dhe Shefket ef. Baftjari anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Çiflik. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi Rahim ef. Sulejmani. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.