Wednesday, November 18

Lajme

NË XHAMI  SË BASHKU ME FËMIJË
Lajme

NË XHAMI SË BASHKU ME FËMIJË

Me datë 25 shkurt 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili për namaz të sabahut ishte në xhaminë e Mustafa Pashës ku realizohet projekti “në xhami së bashku me fëmijë". Këtë projekt të Myftnisë së Shkupit dhe Atasheut për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes me kujdesin më te madh e bartin dhe e realizojnë hoxhallarët dhe këshilli i xhamisë për çdo të diel. Me ç'rast në këtë ditë Myftiu bashkë me kolegët haxhallarë bëri edhe shpërndarjen e dhuratave të ditës. All-llahu qoftë i kënaqur me bartësit dhe përkrahësit e kësaj pune të hajrit!
MBRËMJE KURANORE NË XHAMINË E FSHATIT BOJANË
Lajme, Mbrënje kuranore, Netët e dalluara

MBRËMJE KURANORE NË XHAMINË E FSHATIT BOJANË

Me 24 shkurt 2024, Myftinia e BFI - Shkup realizoi mbrëmje Kur'anore në prag të muajit të bekuar të Ramazanit me hafizlerët e mirënjohur ndërkombëtarisht. Këtë natë e begatuan hafizlerët; Hfz. Eljesa ef. Asani, përgjegjës i institutit të hifzit në Gostivar; hfz. Fatih ef. Derdiyok, imam i xhamisë Mustafa Pasha dhe hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i institutit të hifzit për djemë "Hafiz Ismail efendiu". Fjalë përshëndetëse në fillim kishte hatibi xhamisë h. Besar ef. Ilazi i cili falenderoi Myftininë e Shkupit për përzgjedhjen e xhamisë së Bojanës në këtë natë të Beratit, ndërsa fjalë rasti para xhematit që kishte stërmbushur xhaminë iu drejtua myftiu dr. Qenan ef. Ismaili. Në fund, këshilli i xhamisë kishte organizuar koktel për të gjithë pjesëmarrësit....
DUA HATME NË MEKTEBIN  E XHAMISË “SFILLARE E EPËRME”
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “SFILLARE E EPËRME”

Me 24 janar 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Sfillare e Epërme" nga mualimja Lulzime Metushi. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Mubera J. Asani në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam, ndërsa Arife Iseni bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Lulzime Metushi i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit.
MYFTIU VËZHGOI ECURINË E NDËRTIMIT TË XHAMISË SË RE NË FSHATIN MARAN
Lajme, Vizita

MYFTIU VËZHGOI ECURINË E NDËRTIMIT TË XHAMISË SË RE NË FSHATIN MARAN

Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga përgjegjësi i Myftinisë për rajonin e Karshiakës hfz. Irfan ef. Sulejmani, vizitoi fshatin Maran dhe përsëafërmi pa ecurinë e ndërtimit të xhamisë së re në këtë fshat. Në këtë vizitë Myftiu u mirëprit nga kolegët hoxhallarë dhe këshilli iniciativ të cilët i falenderoi për angazhimin si dhe shprehu mirënjohje për të gjithë ata që me bujarin e tyre kontribojnë në ngritjen e kësaj shtëpie të Allahut.
NAMAZI I XHUMASË SË DYTË
Lajme

NAMAZI I XHUMASË SË DYTË

Me datë 23 shkurt 2024, u fal namazi i xhumasë së dytë në xhaminë Isa Beu, si lehtësim për nxënësit, studentët dhe punëtorët. Namazin xhumasë e udhëheqi referenti i Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu. E lusim Allahun e Madhërishëm që të gjitha ibadetet të janë të pranuara.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “NATA E BERATIT”
Emisione, Këshilla e xhumasë, Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “NATA E BERATIT”

Më 23 shkurt 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 216 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është h. Ahmet ef. Çilafi, i cili do të ligjërojë në temën: "Nata e Beratit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
MIRËNJOHJE PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE
Lajme

MIRËNJOHJE PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE

Me 22 shkurt 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në “Bezisten” vazhdoi takimet e rregullta vjetore me përkrahësit e projekteve të jetës fetare në Myftininë e Shkupit. Sot u ndanë mirënjohje për Ali Dooel, Fondacioni Albiz, Dauti Komerc, Bas Tuti Fruti dhe Onsa Shped, njëkohësisht Myftiu i falenderoi për kontributin e dhënë në shërbim të jetës fetare duke i informuar për së afërmi me aktivitetet e realizuara dhe planet e radhës. Allahu xh.sh ua shtoftë bereqetin dhe mirësitë e kësaj bote e botës tjetër!
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “OMER IBN ABDULAZIZ” – HASANBEG
Arsimi, Lajme, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “OMER IBN ABDULAZIZ” – HASANBEG

Më datë 22 shkurt 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Shefket ef. Baftjari dhe Ibraim ef. Ibrahimi anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Omer ibn Abdulaziz - Hasanbeg. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi Elez ef. Aliu. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË QENDRORE HARAÇINË
Arsimi, Lajme, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË QENDRORE HARAÇINË

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të Qendrore Haraçinë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Nebehate Zendeli. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT LLOKË
Arsimi, Ceremoni hatme, Hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT LLOKË

Me 21 shkurt 2024, Myftiu i shoqëruar nga operativa e Myftinisë së Shkupit ndanë së bashku gëzimin e 16 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë së fshatit Llokë, tek mualimi h. Shaban ef. Tairi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Shaban ef. Tairi këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri hfz. Irfan ef. Sulejmani. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimin ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gj...