Tuesday, November 17

Lajme

DUA HATME NË XHAMINË HAXHI SABRI – BATINCË
Lajme

DUA HATME NË XHAMINË HAXHI SABRI – BATINCË

Me 6 gusht 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 15 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë "Haxhi Sabri"- Batincë, te mualimi h. Llokman ef. Abdullahu. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga mualimi i xhamisë i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati. All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!...
DUA HATME NË MEKTEBIN “IKRE” – STUDENIÇAN
Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN “IKRE” – STUDENIÇAN

6 gusht 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e "Ikre" - Studeniçan, nga mualimja hfz. Nesibe Memeti. Mualimja në fjalë në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Xheuhere Ramani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, bëri edhe shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes hfz. Nesibe Memeti iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë e hatmes e bëri hfz. Nesibe Memeti. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Alla...
SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË KANDIDATES TË VEÇANTË PËR HAFIZE ELHANA MAKSUTOSKA
Lajme

SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË KANDIDATES TË VEÇANTË PËR HAFIZE ELHANA MAKSUTOSKA

Më 5 gusht 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidates për hafize Elhana Maksutoska tek muhafizet Zulejha Ibrahimi Asllani dhe dr. Dashurie Neziri. Përfaqësuesja e Myftinisë hfz. Kadrije Sulejman në fjalën e saj, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizet dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit zhvillohen në xhaminë e "Re" të Çairit para anëtareve të komisionit të hifzit për vajza në përbërje: Hfz. Munevere Murtezi; Hfz. Selvije Shakiri; Hfz. Nehal Ibrahimi; Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejten xhami....
PËRFUNDOI ME SUKSES KURSI VEROR 2024 NË MEKTEBIN E XHAMISË “DUDIJE” – RASHÇE
Lajme

PËRFUNDOI ME SUKSES KURSI VEROR 2024 NË MEKTEBIN E XHAMISË “DUDIJE” – RASHÇE

Me 4 gusht 2024, Myftiu i Shkupit dr.Qenan ef.Ismaili në shoqëri të stafit të Myftinisë, me kënaqësi morën pjesë në ceremoninë e përfundimit të kursit veror 2024 organizuar nga mektebi i Xhamisë Dudije-Rashçe, nën udhëheqjen e mualimes Rejhane Hoxha, ku u mikpriten nga këshilli i xhamisë dhe xhemati i kësaj ane. Me një fjalë përshëndetëse H. Ahmet ef. Hoxha të gjithë të pranishmëve u dëshiroi mirëseardhje në këtë event. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili përgëzoi mualimen për këtë projekt të veçantë me 98 nxënës që morën pjesë në aktivitete të ndryshme kreative dhe fetare, organizim ky i shkëlqyer për edukimin e brezave të rinj. Myftiu përgëzoi punën e palodhur të mualimes dhe të gjithë përkrahësve që ky projekt të rrumbullakësohet me sukses. Në fund u bë ndarja e certifikatav...
MANIFESTIMI I KURSIT VEROR DHE I NETËVE KULTURORE ISLAME
Lajme

MANIFESTIMI I KURSIT VEROR DHE I NETËVE KULTURORE ISLAME

Në mbrëmje, më 3 gusht 2024, Myftinia e Shkupit në krye me myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, në një mbrëmje të këndshme në sheshin Skënderbeu në çarshi të Shkupit, realizuab manifestimi përmbyllës të kursit veror dhe netëve kulturore Islame. Në praninë e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, myftiu i Tetovës dr. Selver ef. Xhemaili, myftiu i Manastirit mr. Amit ef. Rasimi, kryetari i kuvendit të BFI-së h. Nesip ef. Demiri, dekani i FSHI - së doc. dr. Abdulxhemil ef. Nesimi, drejtori i medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami, profesorëve, hoxhallarëve, mualimeve, prindërve dhe nxënësve, me një program të përgatitur nga nxënësit e kursit veror u realizua në mes shumë emocioneve. Gjatë kësaj nate, u shpërndanë edhe shpërblimet për fituesit e vendeve të para në garat e Netëve Kulturore Isl...
PËRFUNDUAN SEANCAT E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE ANESA DEMIRI
Lajme

PËRFUNDUAN SEANCAT E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE ANESA DEMIRI

Më datë 3 gusht 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidates për hafize Anesa Demiri. Përfaqësuesja e Myftinisë gjatë seancave të hifzit hfz. Kadrije Sulejman, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit u zhvilluan në mektebin e xhamisë së Re në Çair para anëtarëve të komisionit të hifzit me një prezencë të xhematlinjëve mysafirë. Komisioni i hifzit në përbërje: Hfz. Munevere Murtezi Hfz. Selvije Shakiri Hfz. Nehal Ibrahimi Përndryshe, hafizja Anesa Demiri hifzin e kreu tek muhafizi hfz. Xhelil ef. Shabani....
NATA E DYTË – NETËT KULTURORE ISLAME 2024
Lajme

NATA E DYTË – NETËT KULTURORE ISLAME 2024

Nën organizimin e Myftinisë së Shkupit, në xhaminë Isa Beu, u realizua nata e parë në kuadër të ‘Netëve Kulturore Islame me nxënësit e mektebeve’. Në prani të nikoqirit të aktivitetit, Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili, opeativës së Myftinisë, hoxhallarëve e mualimëve të nxënësve pjesmarrës, familjarë e xhematlinj nga Shkupi e rrethinë, performuan nxënësit garues në kategorinë Kuizi Islam . Sonte, më 2 gusht 2024, e premte u zhvillua gara në kategorinë: Kuizi Islam, ku në këtë kategori garuan gjithësej 13 kanidatë, Në kategorinë "Kuizi Islam" në tre vendet e para u shpallën si vijon: Vendi i I - Reuda Memeti, mektebi Ikre - Studeniçan. Vendi i II - Reuda Qazimi, mektebi i xhamisë Ataullah Hoxha - Studeniçan. Vendi i III - Jusuf Lazimi, mektebi i xhamisë Nerez. Pa...
DUA HATME NË XHAMINË FATIH SULLTAN MEHMED – BATINCË
Lajme

DUA HATME NË XHAMINË FATIH SULLTAN MEHMED – BATINCË

Me 2 gusht 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 43 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë "Fatih Sulltan Mehmed"- Batincë, te mualimi h. Ramadan ef. Hajredini. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Jasir ef. Islami, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e sh...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “EDUKATA NDAJ KURANIT FAMËLARTË”
Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “EDUKATA NDAJ KURANIT FAMËLARTË”

Më datë 2 gusht 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 238–të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Sheip ef. Ismani, i cili do të ligjërojë në temën: "Edukata ndaj Kuranit famëlartë". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
NATA E PARË – “NETËT KULTURORE ISLAME 2024”
Lajme

NATA E PARË – “NETËT KULTURORE ISLAME 2024”

Me 1 gusht 2024, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit, në xhaminë Isa Beu, u realizua nata e parë e garave në "Netët Kulturore Islame" me nxënës nga mekebet e Myftinisë. Në cilësinë e hatibit të xhamisë hoxha Muharrem ef. Ismaili të pranishmëve ju dëshiroi mirësardhje. Bartësi kyesor i këtyre netëve, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili të pranishmëve iu drejtua me një fjalë përshëndetëse duke e lutur Allahun e Lartëmadbëruar që nxënësve garues tju jep shëndet dhe suksese tjera në jetë. Poashtu falenderoi edhe për prezencën e shumë hoxhallarëve, mualimëve dhe prindërve. Nata e sontme ishte garë mes nxënësve në kategoritë: bukurkëndim nga Kurani Famëlartë, ezan dhe ilahi. Në kategorinë "Kur'an" garuan gjithësej 6 nxënës, në kategorinë “Ezan" garuan 4 nxënës ndërsa në kategorinë “Ilahi...