Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

KONKURS
Aktivitete, Arsimi, Hifz

KONKURS

Myftinia e BFI - Shkup shpalli   KONKURS për pranimin e nxënëseve - kandidate për hafize të Kur'anit në Institutin e Hifzit për Vajza ”Beziten” - Shkup Kandidatet e interesuara mund të aplikojnë në zyret e Myftinisë së BFI – Shkup dhe duhet të plotësojnë kriteret dhe të dorëzojnë dokumentacionin në vijim: 1. Kërkesë me shkrim 2. Pëlqim me shkrim nga prindi/tutori 3. Të jenë të gjinisë femërore 4. Diplomë të mektebit (dëshmi për njohuritë e fituara rreth leximit të Kur'anit dhe texhvidit) 5. Çertifikatë të lindjes 6. Dëftesë të vitit të fundit të shkollës së mbaruar. Të gjitha kandidatet do t’i nënshtrohen provimit pranues për vlerësim të njohurive në lexim të Kur'anit dhe texhvidit që do të mbahet në zyrat e Institutit të Hifzit për Vajza ”Beziten”. Lista e kandidateve të pranuara...
CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË HATUNXHUK
Aktivitete, Arsimi

CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË HATUNXHUK

Më 21 maj 2023, mektebi i xhamisë Hatunxhuk realizoi ceremoni të duasë së hatmes të 22 nxënëseve që ndoqën mësimbesimin në mektebin e kësaj xhamie. Nxënëset shpalosën njohuritë e tyre, kënduan pjesë nga Kurani Famëlartë dhe u pajisën me certifikata të hatmes së mbaruar. Në fjalën e rastit mualimja Mubera J. Asani në emër të Myftiut uroi nxënëset dhe mualimen për suksesin e arritur. Mualimja Arife Iseni, nxënëseve ua ndau certifikatat e hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri hfz. Nehal Ibrahimi.
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË SË FSHATIT GLLUMOVË
Aktivitete, Hytbe, Vizita

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË SË FSHATIT GLLUMOVË

Më 19 maj 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati vizituan xhematin e xhamisë së fshatit Gllumovë. Kjo vizitë vjen në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu në xhematet e Myftinisë. Myftiu u mirëprit nga xhematlinjtë, hatibi i kësaj xhamie Nexhati Ahmeti dhe këshilli i xhamisë. Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit.  
HAPJA SOLEMNE E QENDRËS PËR KULUTRË DHE ARSIM DHE INSTITUTIT TË HIFZIT PËR VAJZA
Aktivitete, Ngjarje

HAPJA SOLEMNE E QENDRËS PËR KULUTRË DHE ARSIM DHE INSTITUTIT TË HIFZIT PËR VAJZA

Më18 maj 2023, në platonë para xhamisë “Murat Pasha” në Çarshi të Shkupit, nën patronazhin e Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili u organizua ceremonia e hapjes solemne të Qendrës për Kulturë dhe Arsim dhe Institutit të hifzit për vajza – Bezisten. Në këtë solemnitet mori pjesë kreu më i lartë i BFI – së Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëveprimtarët e tij, Myftiu i Gostivarit Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Kërçovës Qamil ef. Rushiti, Myftiu i Ohrit Samet ef. Ajdari, Myftiu i Manastirit Amit ef. Rasimi dhe Myftiu i Shtipit Nasir ef. Rexhepi, kryetari i Komunës Çair z. Visar Ganiu, kryetari i Komunës Haraçinë z. Ridvan Ibraimi, kryetari i kuvendit të BFI-së h. Nesip ef. Demiri, drejtori i ITKSHSH dr. Skender Asani, kryetari i Esnafit të Çarshisë z. Bujar Dullovi, përgjegjësi i ...
MYFTIU PRITI NË TAKIM DREJTORIN E SHTËPİSË SË SHËNDETIT
Aktivitete, Vizita

MYFTIU PRITI NË TAKIM DREJTORIN E SHTËPİSË SË SHËNDETIT

Më 16 maj 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili, në zyrën e tij priti në takim drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, z. Vullnet Selimi. Në këtë takim me drejtorin, Myftiu bisedoi për çështje të interesit të përbashkët dhe shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të të dy institucioneve në të ardhmen.
MBLEDHJA E SHTATË ME ANËTARËT E MYFTINISË
Aktivitete

MBLEDHJA E SHTATË ME ANËTARËT E MYFTINISË

Më 15 maj 2023, Myftinia e BFI – Shkup realizoi mbledhjen e rregullt, të shtatën me radhë me anëtarët e Myftinisë që e kryesoi Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili. Mbledhja u hap me një ashere të kënduar nga Nexhmi ef. Ferati dhe më pas Myftiu paraqiti pikat e rendit të ditës. Pas miratimit të rendit të ditës, u lexua procesverbali i mbledhjes së kaluar. Anëtarët miratuan procesverbalin dhe vijoi shpalosja e aktiviteteve mes dy mbledhjeve dhe diskutimi i hollësishëm i të gjitha pikave. Myftiu, në detaje raportoi për aktivitet e Ramazanit 2023/1444 h, u diskutuan aspektet pozitive të aktiviteteve të Ramazanit, lëshimet dhe vërejtjet si dhe u dhanë sugjerime për një organizim edhe më të suksesshëm. Detajisht u raportua për rrjedhën e organizimit të haxhit të sivjetëm. Anëtarët e My...
PROMOVIMI I HAFIZIT DIJAR IBRAIMI
Aktivitete, Hifz, Ngjarje

PROMOVIMI I HAFIZIT DIJAR IBRAIMI

Më 12 maj 2023, në xhaminë "Rezistenca" në Haraçinë, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, administrata e Myftinisë, para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizin më të ri Dijar Ridvan Ibraimi.   Të pranishmive në këtë ceremoni, mirëseardhje u dëshiroi hatibi i xhamisë Ali ef. Sadiku. Në emër të familjes së hafizit, babai i hafizit Ridvan Ibraimi njëherit edhe kryetar i Komunës Haraçinë, me shumë krenari dhe emocion përshëndeti dhe falenderoi të pranishmit për prezencën, vlerësoi lartë angazhimin e të gjithë atyre që ndihmuan dhe përkrahën hafizin në mënyra të ndryshme e në veçanti mundin dhe angazhimin e muhafizit hfz. Abdulkerim...
MYFTIU TAKOI KRYESINË E ESNAFIT TË ÇARSHISË
Aktivitete, Vizita

MYFTIU TAKOI KRYESINË E ESNAFIT TË ÇARSHISË

Më 9 maj 2023, Myftiu i Myftinisë së Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyrat e Myftinisë priti në takim kryesinë e Esnafit të Çarshisë së Shkupit. Në këtë takim, kryetari i Esnafit Bujar Dullovi ishte i shoqëruar nga Edin Junuzi nënkryetar i parë, Metin Bushi nënkryetar i dytë dhe Burhan Jashari anëtar i Këshillit të Esnafit dhe Sektorit të noviteteve dhe ideve. Në takimin miqësor me mysafirët, Myftiu bisedoi për çështje të përbashkëta në Çarshinë e Shkupit ku Myftinia ka një pjesë të Vakëfit të saj.
MYFTIU TAKOI MINISTRIN LLOGA
Aktivitete, Vizita

MYFTIU TAKOI MINISTRIN LLOGA

Më 5 maj 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fatai dhe Myftiun eTetovës dr. Qani ef. Nesimi takuan Ministrin e Drejtësisë Krenar Lloga . Në këtë takim Ministri Lloga i informoi për përgatitjen e Ligjit për Statusin Ligjor të Kishës, Bashkësisë Fetare dhe Grupeve religjioze që do të përgatitet së shpejti dhe theksoi se në grupin punues që do të jetë i angazhuar në përpilimin e këtij ligji BFI do të ketë përfaqësuesin e saj.