Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

VIZITA E DELEGACIONIT TË LARTË TË BIRK
Aktivitete, Hytbe, Ramazani 2023, Vizita

VIZITA E DELEGACIONIT TË LARTË TË BIRK

Më 31 mars 2023, Myftinia e BFI–Shkup ishte nikoqire e delegacionit të lartë të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës që vizitoi Shkupin. Delegacioni i udhëhequr nga kryeimami i BIRK Vedat ef. Sahiti realizoi këtë vizitë të xhematit shkupjan në kuadër të vizitave të ndërsjella të të dy bashkësive fetare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Vedat ef. Sahiti, kryeimam i BIRK qëndroi në mesin e xhematit të xhamisë Mustafa Pashë, Dr. Ajni Sinani, kryetar i kuvendit të BIRK në Isa Beu, Dr. Orhan Bislimaj, kryetar i këshillit të BIRK në Prizren në Sulltan Murat, Musli Arifaj, kryetar i këshillit të BIRK në Pejë në Arasta, Abedin Sadriu, përgjegjës për çështje fetare në BIRK në Allaxha. U jemi mirënjohës dhe All-llahu i shpërbleftë!...
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË QENDRORE HARAÇINË
Aktivitete, Arsimi

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË QENDRORE HARAÇINË

Më 28 mars 2023, Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Xheuhere Ramani dhe Mubera J. Asani anëtare, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Qendrore Haraçinë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Nebehat Zendeli.
MYFTIU MYSAFIR NË TV21
Aktivitete, Emisione, Ramazani 2023/1444h

MYFTIU MYSAFIR NË TV21

Më 27 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili ishte mysafir i emisionit Pastel në TV21. Në këtë emision, me gazetaren Flora Shabani, Myftiu foli për Ramazanin, përfitimet shpirtërore, fizike dhe shëndetësore të tij.
“IFTAR I VEÇANT ME NJERËZ TË VEÇANT”
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

“IFTAR I VEÇANT ME NJERËZ TË VEÇANT”

Më 26 mars 2023/4 Ramazan 1444 h, Myftinia e BFI – Shkup nën përkujdesjen e Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili organizoi iftarin “IFTAR I VEÇANTË, ME NJERËZ TË VEÇANTË” Është ky iftari që disa vite me rradhë Myftinia e Shkupit e shtron për personat me nevoja të veçanta, anëtarë të shoqatave të personave me nevoja të veçanta “Mirësia”, “Shpresa” dhe “Sos Vita”. Në fjalën e tij, Myftiu përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë ata që pranuan të jenë pjesë e sofrës së iftarit. Ai shtoi se ata janë pjesë e pandashme dhe vlerë e shtuar e shoqërisë sonë dhe përkujtoi se: “Vërtet, Allahu nuk shikon në trupat e as në fizionomitë e njerëzve, por shikon në zemrat dhe në veprat e tyre.”
IFTAR ME NËPUNËSIT FETAR DHE KËSHILLET E XHAMIVE TË MYFTINISË
Aktivitete, Ngjarje, Ramazani 2023/1444h

IFTAR ME NËPUNËSIT FETAR DHE KËSHILLET E XHAMIVE TË MYFTINISË

Më 24 mars 2023 – 2 Ramazan 1444H, Myftinia e BFI - Shkup shtroi iftar për nëpunësit fetar dhe mutevelinjtë e katër rajoneve të Shkupit, me ata që mbi supe mbajnë emanetin e xhamive dhe janë në shërbim të besimtarëve. Është ky iftari tradicional ku krahas një numri të madh të hoxhallarëve së bashku me kryetarët e këshilleve të xhamive mori pjesë edhe mysafiri nga Turqia, eksperti i këshillit të lartë te Dijanetit të Turqisë dr. Mustafa Güvenç. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili falenderoi të gjithë ata që nderuan dhe iu përgjigjën ftesës dhe e begatuan sofrën e iftarit të përbashkët.
DUAJA E HATMES DHE MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MEHMET EF. SADIK” NË VIZBEG
Aktivitete, Ceremoni hatme, Hatme, Hytbe, Ramazani 2023/1444h, Vizita

DUAJA E HATMES DHE MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MEHMET EF. SADIK” NË VIZBEG

Më 24 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me referentët hfz. Irfan Sulejmani dhe Arment Halimi ishte në mesin e xhematit të xhamisë "Mehmet ef. Sadik" në Vizbeg me rastin e duasë së hatmes të 8 nxënësve të moshërritur të mektebit të kësaj xhamie. Në këtë ceremoni, nxënësve që ndoqën mësimet tek mualimi Xhevahir ef. Kamberi, Myftiu iu ndanë certifikatat e hatmes së mbaruar. Më pas nga minberi, Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë me ç’rast përgëzoi nxënësit që sot me sukses kurorëzuan angazhimin e tyre në mësimin e fjalës së Allahut dhe theksoi rolin e mualimit në përcjelljen e emanetit të Muhamedit a.s.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “SI TA KALOJMË RAMAZANIN”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “SI TA KALOJMË RAMAZANIN”

Më 24 mars 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 173 në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni ishte hfz. Emin ef. Sadiku, i cili ligjëroi në temën: "Si ta kalojmë Ramazanin". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
Aktivitete, Ngjarje, Ramazani 2023/1444h

FILLUAN IFTARET HUMANITARE

Nga 23 mars 2023, Myftinia e BFI - Shkup filloi me iftaret humanitare. Për çdo natë në bazë të numrit të paraqitur në sofrën e iftarit u shërbyen reth 70 agjërues. Këto iftare iu dedikuan studentëve, familjeve me jetimë dhe familjeve në nevojë dhe u shtruan për çdo natë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
MYFTIU MYSAFIR NË TVM2
Aktivitete, Emisione, Ramazani 2023/1444h

MYFTIU MYSAFIR NË TVM2

Më 23 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili ishte mysafir i emisionit Ritmi i ditës në TVM2. Në këtë emision, me gazetaren Semra Ajeti, Myftiu foli reth rëndësisë së Ramazanit dhe rolit të tij në shoqëri.
MUKABELE TRADICIONALE NË XHAMINË “DUQANXHIK”
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

MUKABELE TRADICIONALE NË XHAMINË “DUQANXHIK”

Më 23 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me referentët hfz. Irfan Sulejmani dhe dr. Fatmir Zaimi morën pjesë në fillimin e mukabeles tradicionale, leximit të Kuranit. Është ky një aktivitet që realizohet vite më radhë në xhaminë e Duqanxhikut ku 10 hafizlerëve të udhëhequr nga hfz. Abdulkerim ef. Ebibi imam i kësaj xhamie, këndojnë një xhuz nga Kurani famëlartë, çdo ditë para namazit të drekës. Xhematlinjtë me mushafë të hapur përcjellin hafizët. Në fjalën e tij, hatibi i kësaj xhamie Remzi ef. Isaku uroi xhematin me rastin e muajit të Ramazanit dhe përgëzoi hafizlerët për angazhimin e tyre. Në fjalën e tij Myftiu uroi të pranishmit me rastin e muajit të Ramazanit përgëzoi këshilin e xhamisë për organizimin e mukabeles dhe vlerësoi lartë a...