Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

CEREMONIA E HATMES NË NEREZ TË MESËM
Aktivitete, Arsimi, Ceremoni hatme, Hatme

CEREMONIA E HATMES NË NEREZ TË MESËM

Më 19 mars 2023, 20 nxënësit e mektebit të xhamisë së Nerezit realizuan ceremoni të duasë së hatmes. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Semra Kurtish. Në fjalën e rastit Xheuhere Ramani në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Semra Kurtish.
Ceremoni hatme, Hatme

CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË E RE NË ÇAIR

Më 18 mars 2023 në xhaminë e re në Çair u realizua ceremonia e duasë së hatmes të 32 nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Kjo ceremoni u hap me një ashere të kënduar nga Nexhmije Jashari. Në vijim nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Mubera J Asani. Në fjalën e rastit Xheuhere Ramani në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas mualimja Arife Asani nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Mubera J Asani.
CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË “HUESIN SHAH” NË SARAJ
Aktivitete, Ceremoni hatme, Hatme

CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË “HUESIN SHAH” NË SARAJ

Më 18 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me sekretarin mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referentin Arment Halimi ishte në mesin e xhematit të xhamisë "Husein Shah" në Saraj me rastin e duasë së hatmes të 27 nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Në këtë ceremoni që u zhvillua në ambient të hapur në oborrin e xhamisë, nxënësit që kanë ndjekur mësimet tek mualimja Qefsere Abazi Dauti shpalosën njohuritë e tyre të mësimbesimit, kënduan Kuran dhe ilahi e më pas Myftiu iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar. Me këtë rast mualimeja shënoi edhe vitin e 10-të të angazhimit në mekteb. Hatibi i kësaj xhamie Orhan ef. Saliu uroi nxënësit për suksesin e arritur dhe përshëndeti të pranishmit. Në fjalën e tij Myftiu përgëzoi nxënësit që sot me sukses kurorëzuan a...
MBLEDHJE ME NËPUNËSIT FETARË DHE MUTEVELITË E XHAMIVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete

MBLEDHJE ME NËPUNËSIT FETARË DHE MUTEVELITË E XHAMIVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Më 18 mars 2023 Myftinia e BFI – Shkup organizoi me sukses mbledhjen e rregullt me hoxhallarët e rajoneve të Shkupit si dhe mutevelitë e këshilleve të xhamive përkatëse në të cilën Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili raportoi për aktivitetet e realizuara deri më tani, e në veçanti për organizimin e Ramazanit të sivjetshëm (2023/1444). Në këtë mbledhje, para të pranishmëve Myftiu paraqiti raport të detajuar për vitin 2022, aktivitetet që janë realizuar, sfidat që kemi pasur vitin që përcollëm si dhe arritjet dhe sukseset tona të përbashkëta. Ai më tej i njoftoi të pranishmit me aktivitetet e planifikuara për muajin e bekuar të Ramazanit, mbi vendimet e sjellura të Myftinisë së Shkupit, mbi mënyrën e organizimit të Ramazanit në të gjitha xhamitë e territorit të qytetit të Shkupit. Me këtë r...
Aktivitete, Ramazan

SHPËRNDAHEN 400 PAKO HUMANITARE NË RAJONET E MYFTINISË SË SHKUPIT

Më 17 mars 2023, Myftinia e Shkupit në koordinim me nëpunësit fetar dhe këshillet e disa xhamive bëri shpërndarjen e 400 pakove ushqimore dedikuar familjeve në nevojë. Këtë aksion humanitar e organozoi drejtori përgjegjës për botën arabe h. Ismet Ademi nën patronazhin e Reisul Ulemasë së BFI – së h. hfz. Shaqir ef. Fetai, nën menaxhim të kryetarit të Shoqatës humanitare "Hilal" Fadil ef. Ramadani. Me këtë shpresojmë që sadopak do të begatohen sofrat e iftarit.
CEREMONIA E HATMES NË KONDOVË
Uncategorized @sq

CEREMONIA E HATMES NË KONDOVË

Më 17 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup së bashku me sekretarin mr. Nexhmi ef. Ferati dhe Fejsall ef. Kadriu ishte në mesin e xhematit të xhamisë "Hfz. Halil ef. Ibrahimi" në Kondovë me rastin e duasë së hatmes të 15 nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Në këtë ceremoni nxënësit që kanë ndjekur mësimet tek mualimi Nevzat ef. Ameti shpalosën njohuritë e tyre të mësimbesimit, kënduan Kuran dhe ilahi e më pas Myftiu iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar. Me këtë rast, hatibit të ri Nusret ef. Fazliu, Myftiu i dorëzoi Vendimin e punës - Dekretin dhe nga minberi përcolli mesazhin e xhumasë.    
Aktivitete, Vizita

MYFTIU I FTUAR NË PROGRAMIN KULTUROR “MUAJI I MËSHIRËS”

Më 16 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në programin kulturor në prag të muajit Ramazan "Muaji i mishirës" të organizuar nga Këshilli i bashkësisë islame - Vushtri. Programi i begatuar me Kuran dhe ilahi nga hafizlerët Xhemail dhe Sabahatin Nuhiju, si dhe ligjeratë te mbajtur nga myftiu i Shkupit u realizua në xhaminë "Martirët" në organizim të imamit Behar Dushi. Paraprakisht Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili u mirëprit nga kryetari i KBI - Vushtri prof. Shemsi Rahimi e shumë kolegë në mesin e të cilëve edhe kryetari i KBI - Kaçanik h. Fidaim Fazliu.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “OBLIGIMET E MUSLIMANIT NDAJ VËLLAUT MUSLIMAN”
Uncategorized @sq

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “OBLIGIMET E MUSLIMANIT NDAJ VËLLAUT MUSLIMAN”

Më 17 mars 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 172 - në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni ishte Elez ef. Aliu, i cili ligjëroi në temën: "Obligimet e muslimanit ndaj vëllaut musliman". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
Uncategorized @sq

PJESËMARRËSIT NË TRAJNIMIN PËR BUKURKËNDIM TË EZANIT NISËN EKSKURSIONIN DISADITOR

Më 16 mars 2023 pas namazit të jacisë pjesëmarrësit në trajnimin për bukurkëndim të ezanit nisën ekskursionin disa ditor për në Bursa të Republikës së Turqisë. Ky ekskursion vjen pas një trajnimi njëmujor për bukurkëndim të ezanit që e realizoi Myftinia e BFI – Shkup në xhaminë “Kasim Beu”. Këtë ekskursion e udhëheq përgjegjësi i trajnimit, referenti për arsim në Myftininë e Shkupit hfz. Irfan Sulejmani dhe trajnuesi hfz. Fatih Derdiyok.