Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

NAMAZI I TERAVISË ME HATME
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

NAMAZI I TERAVISË ME HATME

Myftinia e BFI - Shkup muajin e bekuar të Ramazanit e filloi në xhaminë "Murat Pasha", në Çarshi të Shkupit, të cilën Myftinia e ka përcaktuar që teravia të falet me hatme. Myftinia e Shkupit riktheu traditën e vjetër në Shkup, faljen e namazit të teravisë me hatme gjatë muajit Ramazan dhe për këtë qëllim ka përcaktuar hafizin Numan Selami të udhëheqë me namazin e teravisë nën mbikqyrje të hafiz Sadudin Sulejmani. Para namazit të teravisë ligjëruesi prof. dr. Sulejman Baki përshëndeti dhe uroi bësemitarët për fillimin e muajit të Ramazanit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili uroi besimtarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe vlerësoi angazhimin e të gjithë atyre që kontribojnë që teravia në këtë xhami të falet me hatme me lutje që Allahu xh.sh. të na i pranojë të ...
URIME RAMAZANI
Ramazani 2023/1444h

URIME RAMAZANI

O Zot im, ashtu siç na e dhurove Islamin, të lutemi që të na dhurosh mëshirën dhe faljen Tënde në muajin e Ramazanit dhe na nxjerr prej tij duke qenë Ti i kënaqur me ne. Agjërim dhe lutje të pranuara!
AKSION HUMANITAR NË RAJONIN E DËRVENIT
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

AKSION HUMANITAR NË RAJONIN E DËRVENIT

Më 21 mars 2023 anëtarët e Myftinisë Ali Ziberi dhe Orhan Saliu në bashkëpunim me hoxhallarët e Dërvenit organizuan aksion humanitar në rajonin e Dërvenit ku tubuan pako për skamnorët. Në këtë aksion të suksesshëm u aktivizuan 16 hoxhallarë të 15 xhamive dhe gjithsej tubuan 227 pako në vlerë prej afër 17,000.00 euro. Nga 200 pakot që u shpërndanë, 180 iu dedikuan Dërvenit dhe 20 u shpërndanë në Shkup. Nga sasia e mbetur me 2,775.00 euro hoxhallarët e Dërvenit me ndihmën e donatorëve të cilët ua besuan djersën e tyre, vendosën të përkrahin Iftarin humanitar të organizuar nga Myftinia e Shkupit.
PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMRORE NË XHAMINË “UHUD”
Aktivitete, Ramazani 2023, Ramazani 2023/1444h

PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMRORE NË XHAMINË “UHUD”

Më 22 mars 2023, Myftinia e BFI - Shkup në bashkëpunim me xhaminë "Uhud" në Dizhon realizoi program fetar dedikuar grave me moton "Mirë se erdhe Ramazan". Moderatorja hfz. Sara Demiri e shënoi hapjen e këtij programi me ashere që e këndoi studentja Jusra Bislimi. Në emër të Myftinisë me fjalë rasti u prezantua përfaqsuesja Mubera J. Asani. Grupi i medresanteve u prezantua me pjesë nga Kurani famëlartë dhe Ilahi, ndërsa me ligjeratë prof. hfz. Mynever Lutfiu Murtezi . Duanë e rastit e bëri përfaqsuesja e Myftinisë Xheuhere Rramani.
MYFTIU VIZITOI ANKARANË SI PJESË E DELEGACIONIT TË LARTË TË BFI-SË
Aktivitete, Vizita

MYFTIU VIZITOI ANKARANË SI PJESË E DELEGACIONIT TË LARTË TË BFI-SË

Më 20 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili vizitoi Ankaranë, kryeqytetin e Republikës së Turqisë si pjesë e delegacionit të lartë të BFI-së të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në ngushëllim të Kryetarit të Dijanetit të Turqisë prof. dr. Ali Erbash për viktimat e tërmetit. Kjo vizitë u realizua pas aksionit për grumbullim të mjeteve financiare për të prekurit nga tërmeti në Turqi, që u zhvillua kohë më pare në vendin tonë. Kryetarit të Dijanetit iu dorëzua dokumenti bankar i mjeteve financiare të tubuara dhe iu shprehën ngushëllime për viktimat e tërmetit. Me këtë rast delegacioni zhvilloi takime në institucione me relevancë. Përveç Dijanetit, vizituan edhe Drejtorinë e përgjithshme të Vakëfeve ku takuan Drejtorin gjeneral Sinan Aksu...
DOLI NGA SHTYPI “DITARI IM I RAMAZANIT”
Arsimi

DOLI NGA SHTYPI “DITARI IM I RAMAZANIT”

Doli nga shtypi “Ditari im i ramazanit” për fëmijë. Një ditar me 30 faqe që përfshin ditët e Ramazanit në të cilat fëmijët për çdo ditë do të regjistrojnë veprat e mira, do të mësojnë një hadith të ri, do të shënojnë sukseset e arritura në lexim të Kuranit, dhikrit, namazit dhe ditëve të agjëruara por edhe të gjejnë përgjigjen e pytejes së ditës. Të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë ditarin mund ta gjejnë në zyrat e Myftinisë.
DOLI NGA SHTYPI REVISTA PËR FËMIJË “HËNËZA”
Uncategorized @sq

DOLI NGA SHTYPI REVISTA PËR FËMIJË “HËNËZA”

Në vazhdën e aktiviteteve të Myftinisë së BFI – Shkup në shërbim të jetës fetare doli nga shtypi revista për fëmijë “Hënëza”. Është kjo revistë që i dedikohet fëmijëve, ardhmërisë sonë dhe përmbushje e një obligimi që kemi ndaj tyre. Revista është emëruar “HËNËZA” me shpresë se sadopak do të ndriçojë mendjet dhe zemrat e çiltra të fëmijëve dhe një mundësi që përmes temave të përzgjedhura të shfrytëzojnë kohën, të zhvillohen shëndetshëm dhe të argëtohen gjatë rrugëtimit nëpër faqet e saj përplot ilustrime. Në revistë fëmijët do të gjejnë mësime mbi besimin, etikën, porosi kuranore, rrëfime nga jeta e Muhamedit a.s., tema të sjelljes së mire, aktivitete të nxënësve të mektebeve si dhe shumë mësime tjera me njohuri të përgjithshme dhe këndin e argëtimit. Në brendi kemi e...
PJESËMARRËSIT NË TRJANIMIN PËR BUKURKËNDIM TË EZANIT PËRFUNDUAN VIZITËN TREDITORE NË BURSA TË TURQISË
Aktivitete, Ngjarje, Vizita

PJESËMARRËSIT NË TRJANIMIN PËR BUKURKËNDIM TË EZANIT PËRFUNDUAN VIZITËN TREDITORE NË BURSA TË TURQISË

Më 20 mars 2023 pjesëmarrësit në trajnimin për bukurkëndim të ezanit u kthuen nga vizita treditore në Bursa të Republikës së Turqisë. Kjo vizitë e udhëhequr nga përgjegjësi hfz. Irfan Sulejmani dhe trajnuesi Fatih Derdiyok u realizua pas trajnimit njëmujor për bukurkëndim të ezanit që u zhvillua në xhaminë Kasim Beu në Shkup. Gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime zyrtare me Myftiun e Myftinisë së Bursës Javuz Selim Karabajër, Drejtorin e përgjithshëm të fondacionit fetar pranë Dijanetit të Republikës së Turqisë, Izani Turan me çrast në emër të Myftiut iu nda nga një mirënjohje dhe botimet e Myftinisë së Shkupit në gjuhën turke. Pjesë e kësaj vizite ishin tre xhamitë historike në Bursa si Ullu xhamia, Emir Sulltan dhe xhamia Muradije. Në vizitat e xhamive vizitorët u prezantuan me K...
HAPET XHAMIA E RE NË BOJANË
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

HAPET XHAMIA E RE NË BOJANË

Nën jehonën e tekbireve, sot 19 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup së bashku me Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim ef. Tërnava me shoqëruesit e tij, Myftiun e Shkodrës Muhamed ef. Sytari, Kryetarin e Komunës Saraj z. Blerim Bexheti, zëvendës ministrin e transportit dhe lidhjeve z. Bekim Rexhepi, personaliteteve të jetës publike, shumë mysafir, hoxhallarë e xhematlinj morën pjesë në hapjen e xhamisë së re në fshatin Bojanë të Komunës Saraj. Përfaqësuesit e Myftinisë, Rijasetit dhe mysafirët ngrohtësisht u mirëpritën nga këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Moderatori Ali ef. Ziberi hapjen e kësaj ceremonie e paralajmëroi me një ashere që e këndoi Nimet ef. Aliu. Në emër të këshillit të xhamisë, Ha...