Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

Aktivitete, Hifz

KANDIDATJA PËR HAFIZE SUHEJLA ABDULLAHI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Më 1 mars 2023 (e mërkurë), kandidatja për hafize Suhejla Abdullahi në prani të komisionit të hifzit të Myftinisë së Shkupit kaloi me sukses provimin e parë fillestar në lokalet e Myftinisë. Kandidatja Suhejla A. hifzin e kreu te Muhafizi hfz. Abdlkerim ef. Ebibi. Pas provimit të realizuar, anëtaret e komisionit vlerësuan se kandidatja i plotëson kriteret që të fillojë me seancat dëgjimore që do të zhvillohen ditëve në vijim dhe do të dëgjohet i tërë Kurani (30 xhuz). Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të të gjithë anëtareve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuese nga Myftinia e Shkupit.
PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023 VAZHDOJNË
Aktivitete, Emisione, Ramazan

PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023 VAZHDOJNË

Më 26 shkurt 2023, Myftinia e BFI - Shkup vazhdoi me përgatitjet e Ramazanit 2023. Në bashkëpunim me Radio Vati u realizua video projekti "Në prag të iftarit”. Është ky, projekt që realizohet me nëpunësit fetarë që trajtojnë tema të ndryshme si përgatitje për muajin e shnejtë të Ramazanit. Këtë projekt e udhëheq h. Rijad ef. Kalisi, hatib në xhaminë "Xhedid Isa Beg". Këto ligjërata do të transmetohen para iftarit, gjatë muajit të Ramazanit në Radio Vati, në faqen e Myftinisë dhe në TVMyftinia në facebook.
LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË “KARSHIAKA”
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË “KARSHIAKA”

Më 24 shkurt 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e nëntë javore në xhaminë "Karshiaka" të fshatit Batincë. Në këtë mexhlis të ngrohtë dhe mikpritës, të pranishëm ishin hoxhallarë të karshiakës, këshilli i xhamisë dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve. Hatibi i xhamisë Rasim ef. Ademi u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, falenderoi Myftininë që përzgjodhi këtë xhami të realizohet kjo ligjëratë dhe prezantoi ligjëruesin Nexhati ef. Ameti, imam dhe hatib në fshatin Gllumovë. Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe xhematlinjëve të pranishëm, ligjëruesi Nexhati ef. Ameti trajtoi temën "Dashuria ndaj Allahut".
MESAZHI I XHUMASË DHE DUAJA E HATMES NË FSHATIN BOJANË
Aktivitete, Ceremoni hatme, Vizita

MESAZHI I XHUMASË DHE DUAJA E HATMES NË FSHATIN BOJANË

Më 24 shkurt 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga stafi i zyres së Myftinisë mori pjesë në gëzimin e 20 nxënësve të mektebit të xhamisë së fshatit Bojanë, me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën tek mualimi Besar ef. Ilazi. Me një program të begatë, para namazit të xhumasë, nxënësit shpalosën njohuritë e tyre të mësimbesimit, kënduan pjesë nga Kurani famëlartë dhe interpretuan Ilahi. Duanë e rastit e bëri Fejsall ef. Kadriu dhe më pas nxënësit u pajisën me Certifikata të hatmes së mbaruar. Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku potencoi vlerën e përmendjes së Allahut fuqiplotë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit. Pas namazit të xhumasë, Myftiu së bashku me këshillin dhe hatibin e kësaj ...
“MUHAMEDI A.S. PROFET I MËSHIRËS”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“MUHAMEDI A.S. PROFET I MËSHIRËS”

Më 24 shkurt 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 169 - të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni ishte Ali ef. Shabani, i cili ligjëroi në temën: "Muhamedi a.s. profet i mëshirës". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
MYFTIU I FTUAR NË PROMOVIMIN E BURSISTËVE TË ALBIZ
Aktivitete, Ngjarje

MYFTIU I FTUAR NË PROMOVIMIN E BURSISTËVE TË ALBIZ

Më 21 shkurt 2023, në godinën e Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në promovimin e gjeneratës së dymbëdhjetë të bursistëve të Fondacionit për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës Albiz. Ky eveniment u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve, donatorëve, kompanive private, bashkëpunëtorëve, studentëve dhe mysafirëve të shumtë ku u ndanë 175 bursa për studentë për vitin akademik 2022/2023. Këtë vit, Albiz kishte sjellur një risi në ndarjen e çmimeve. Është ky çmimi me vlerë prej 1000 euro, për 10 studentët më të mirë nga universitetet e vendit, që kanë diplomuar me notë më të lartë se 9.5 gjatë vitit të kaluar. E gjithë kjo realizohet falë ndihmës bujare të sektorit të biznesit i cili gjithmonë është i gatshëm të promovojë...
VAZHDOJNË PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023
Aktivitete, Emisione, Ramazan

VAZHDOJNË PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023

Më 22 shkurt 2023 Myftinia e BFI – Shkup, në vazhdën e përgatitjeve për Ramazanin 2023 përmbylli inçizimin e ligjëratave me nëpunësit fetarë në kuadër të video projektit "Emrat e bukur të Allahut". Ligjëratat u inçizuan në xhaminë “Dyqanxhik” dhe do të emitohen përgjatë muajit të Ramazanit në kanalin e Myftinisë në Youtube, në TVMyftinia dhe në faqen e Myftinisë në facebook.
FILLUAN PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023
Aktivitete, Emisione, Ramazan

FILLUAN PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023

Më datë 19 shkurt 2023 Myftinia e BFI – Shkup filloi me përgatitjet e Ramazanit 2023. Realizimin e projektit e filloi me nxënës të mektebeve që interpretojnë pjesë nga Kurani famëlartë kurse inçizimet u realizuan në xhaminë “Arasta” në Çarshi të vjetër të Shkupit. Këto pjesë do të emitohen përgjatë muajit të Ramazanit në kanalin e Myftinisë në Youtube, në TVMyftinia dhe në faqen e Myftinisë në facebook.
Aktivitete, Netët e dalluara

PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMRORE ME RASTIN E ISRASË DHE MIRAXHIT

Më 17 Shkurt 2023 Myftinia e BFI - Shkup në xhaminë Qendrore në Hasnbeg realizoi program fetar dedikuar gjinisë femërore me rastin e Israsë dhe Miraxhit. Ky program u begatua me ligjëratë në të cilën Arife Iseni para të pranishmeve përcolli mesazhet e Israsë dhe Miraxhit. Përskaj ligjëratës ky manifestim u pasurua edhe me ashere, Ilahi dhe pjesë të mevludit.
MANIFESTIM I NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT
Aktivitete, Ligjëratë javore, Netët e dalluara

MANIFESTIM I NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT

Më 17 shkurt 2023 në përkujtim të natës së Israsë dhe Miraxhit, Myftinia e BFI - Shkup, në xhaminë "Ebu Bekër Es Siddik" - Butel, organizoi ligjëratë javore dhe manifestim të kësaj nate.   Mysafirët e këtij manifestimi u mirëpritën nga hatibi Abaz Memed, imami Blerim Limani, këshilli i kësaj xhamie dhe xhematlinj të kësaj lagje. Abaz efendiu shprehu falenderimet për përzgjedhjen e kësaj xhamie për manifestimin e kësaj nate. Në një atmosferë shpirtërore, para kolegëve hoxhallarë dhe xhematlinjëve të pranishëm, mesazhet e Israsë dhe Miraxhit i përcolli hoxha Shaban ef. Tairi, hatib dhe mualim në fshatin Llokë - Saraj. Përskaj ligjëratës, këtë manifestim e begatuan edhe zërat e bukur të interpretuesve të ilahive të udhëhequr nga hfz. Fatih Derdiyok.  ...