Tuesday, November 17

Author: myftiniauser

“RËNDËSIA E FAMILJES NË ISLAM”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“RËNDËSIA E FAMILJES NË ISLAM”

Më 13 janar 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 163-të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vatit. Mysafir i këtij edicioni ishte Shefko Zeqoviç, i cili ligjëroi në temën: "Rëndësia e familjes në islam". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
Aktivitete, Vizita

MYFTIU VËZHGOI ECURINË E NDËRTIMIT TË XHAMISË SË RE NË FSHATIN GËRÇEC

Më 11 janar 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili vizitoi fshatin Gërçec dhe përsëafërmi pa ecurinë e ndërtimit të xhamisë së re në këtë fshat. Në këtë vizitë Myftiu ishte i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati, përgjegjësi i vakëfit Fejsall ef. Kadriu dhe anëtari i rijasetit mr. Fadil Ramadani të cilët u mirëpritën nga këshilli iniciativ, donatori dhe besimtarë të denjë që kontribojnë në ndërtimin e kësaj xhamie. Përndryshe për ndërtimin e kësaj xhamie është angazhuar donatori kryesor z. Enver Demiri, kurse punimet realizohen nën koordinim të kryetarit të këshillit iniciativ z. Rexhep Latifi.
Aktivitete, Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA PESË MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, më 10 janar 2023, me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 151 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të: Xhamisë “Xhedid Isa Beg” - Serovë, mualim Rijad ef. Kalisi; Xhamisë “Ebu Bekër” - Shuto Orizare, mualime Suada Jakupi; Xhamisë “Fatih Sulltan Mehmed” - Batincë, mualim Ramadan Hajredini; Xhamisë “Haxhi Sabri” - Batincë , mualim Llokman ef. Abdullai; dhe Xhamisë “Hafiz Xhavit ef. Ibrahimi”, mualim hfz. Xhelil ef. Shabani.
“TRI GJËRA QË KANË VLERA TË MËDHA NË FENË E ALLAHUT XH.SH.”
Aktivitete, Këshilla e xhumasë

“TRI GJËRA QË KANË VLERA TË MËDHA NË FENË E ALLAHUT XH.SH.”

Më 06 janar 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 162-të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vatit. Mysafir i këtij edicioni ishte Ali ef. Sadiku, i cili ligjëroi mbi temën: "Tri gjëra që kanë vlera të mëdha në fenë e Allahut xh.sh.". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
Aktivitete, Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA DY MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, më 04 janar 2023, me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 36 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Shishovë, mualim Is’hak ef. Çilafi dhe nxënëit e mektebit të xhamisë "Qendrore" Kopanicë, mualim Sheip ef. Isaki.
Aktivitete

NAMAZI I SABAHUT SË BASHKU NË XHAMI

Më 1 janar 2023 Myftinia e BFI – Shkup organizoi faljen e namazit të sabahut së bashku në xhami. Besimtarë të shumtë, hoxhallarë dhe hafizlerë ia mësyen xhamisë "Mustafa Pasha"dhe krah përkrah njëri tjetrit falën namazin e sabahut.   Xhematin e pranishëm e freskuan hfz. Fatih Derdiyok dhe hfz. Xhemail ef. Nuhiju me lexim nga Kurani famëlartë dhe Ilahi. Në faljen e namazit të sabahut xhematit i priu hfz. Fatih Derdiyok. Xhematin e pranishëm e përshëndeti hatibi i kësaj xhamie Abdusamet ef. Zekiri. Nikoqiri i këtij organizimi, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij para xhematlinjëve mes tjerash theksoi tri gjëra: të jemi të lidhur me adhurimin ndaj Allahut, të përcjellim rrugën e Muhamedit a.s. dhe të jemi të zgjuar. Ai më tej u shpreh se ne sot përjetojmë ndjenjën e një...
LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË NEDA – HARAÇINË
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË NEDA – HARAÇINË

Më 6 janar 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e tretë javore në xhaminë "Neda" në Haraçinë.   Hatibi i kësaj xhamie Shefket ef. Bafqari shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin e sontëm, hoxhën Ali ef. Ziberi, imam dhe hatib në xhaminë “Hixhri” në Kondovë. Ali ef. Ziberi para hoxhallarëve dhe xhematit të pranishëm foli mbi vlerën e devotshmërisë. (more…)
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË NUR
Aktivitete, Hytbe

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË NUR

Më 6 janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Arment Halimi vizitoi xhematin e xhamisë “Nur” në lagjen Shuto Orizare. Kjo vizitë është e veçantë nga se Myftiu ishte pranë xhematit të cilit si hatib i shërbeu plot 15 vite. Në pritje të Myftiut në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore ishin hatibi i kësaj xhamie Reshat ef. Hoxha, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve. Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e ditës së xhuma ku theksoi rëndësinë dhe vlerën e sjelljes së mirë me njerëzit që bashkëjetojmë dhe ndikimin e saj në imanin e besimtarit. (more…)
MYFTINIA E SHKUPIT PROMOVOI TEKSTET MËSIMORE TË MEKTEBEVE
Aktivitete, Ngjarje

MYFTINIA E SHKUPIT PROMOVOI TEKSTET MËSIMORE TË MEKTEBEVE

Më 07.12.2022 në Hotel Bushi në Çarshi të vjetër, Myftinia e BFI – Shkup promovoi tekstet mësimore të mektebeve që ka botuar si Elifbaja, Ilmihali dhe Texhvidi të përkthyera edhe në gjuhën maqedone, boshnjake dhe turke, si dhe Ditarin për mektebe në dy gjuhë.             Në këtë event përskaj Reisul Ulemasë h. hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëvepruesit e tij, morën pjesë edhe Myftiu i Gostivarit h. Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Kërçovës Qamil ef. Rushiti, drejtori i ITKSHSH prof. dr. Skender Asani, zv. drejtori i Arkivit shtetëror prof. dr. Muzafer Bislimi, kryetari i Shoqatës së shkrimtarëve “ABC – poetike” Vullnet Sadiku, drejtori i Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim prof. Sherif Miftari, sekretari i Medresesë Isa Beu mr. Lutf...
NJË MANIFESTIM MË NDRYSHE I NATËS SË KADRIT NË XHAMINË E MUSTAFA PASHËS ORGANIZUAR NGA MYFTINIA E SHKUPIT
Lajme

NJË MANIFESTIM MË NDRYSHE I NATËS SË KADRIT NË XHAMINË E MUSTAFA PASHËS ORGANIZUAR NGA MYFTINIA E SHKUPIT

MUSTAFA PASHËS ORGANIZUAR NGA MYFTINIA E SHKUPIT Programi manifestues i Natës së Kadrit i organizuar nga Myftinia e Shkupit mbushi përplot me besimtarë xhaminë e Mustafa Pashës. Program i pasuruar me lexim Kur’ani, këndim ilahie dhe këshilla Kur’anore i parapriu faljes së namazit të teravisë. Zëri i bukur i hafiz Jetmir ef. Zendelit e filloi programin me leximin e disa ajeteve të përzgjedhura ku më pastaj pasoi këndimi i disa ilahive nga ilahisti Afrim Haziri dhe Burhan Rahmani, një fjalë rasti nga imami dhe hatibi i xhamisë Abdusamet ef. Zekiri pas së cilës pasoi leximi i një ashere nga zëri i ëmbël i hafizit të mirënjohur Hfz. Xhemail ef. Nuhiu dhe dua nga Myftiu i Myftinisë së Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili pregatitën shpirtërat e besimtarëve për një ndjenjë më ndryshe të përjetimi...