Tuesday, November 17

Lajme

U realizua ceremonia e duasë së hatmes në Xhaminë “Bedër” – Butel
Aktivitete, Lajme

U realizua ceremonia e duasë së hatmes në Xhaminë “Bedër” – Butel

Më datë 12 tetor 2026, u realizua ceremonia e duasë së hatmes e mektebit "Drita" - Fushë Tophanë, e mbajtur në xhaminë "Bedër" - Butel nga mualimja Nermine Nuhiju. Mualimeja Nermine Nuhiju në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Mualimeja Rejhan Hasani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, mualimeja Mubera J. Asani dhe hfz. Kadrije Sulejman, realizuan shpërndarjen e certifikatave për 38 nxënësit ndërsa mualimes Nermine Nuhiju iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë e ceremonisë së hatmes e...
Vazhdojnë aktivitetet sportive javore të hoxhallarëve të Myftinisë së Shkupit
Aktivitete, Lajme

Vazhdojnë aktivitetet sportive javore të hoxhallarëve të Myftinisë së Shkupit

Sonte, më 9 tetor 2026, vazhdoi aktiviteti javor sportiv i hoxhallarëve të Myftinisë së Shkupit. Sonte, më 9 tetor 2026, vazhdoi aktiviteti javor sportiv i hoxhallarëve të Myftinisë së Shkupit. ​Ky takim që organizohet çdo javë nga Myftinia, ka për qëllim të afrojë hoxhallarët e rinj, të nxisë jetën e shëndetshme dhe të forcojë vëllazërinë mes tyre përmes futbollit.
Myftinia e Shkupit organizon kurs për mësimin e gjuhës arabe
Aktivitete, Lajme

Myftinia e Shkupit organizon kurs për mësimin e gjuhës arabe

Myftinia e BFI-së – Shkup njofton të gjithë të interesuarit se organizon kurs për mësimin e gjuhës arabe, i cili është i hapur për të dy gjinitë dhe u dedikohet të gjithë atyre që dëshirojnë të mësojnë këtë gjuhë. Kursi do të zhvillohet nën udhëheqjen e hoxhës Rijad ef. Kalisi, në ambientet e Qendrës së Kuranit “Mustafa Pasha” në Shkup. Afati i regjistrimit: 15 tetor 2026 Vendi i aplikimit: Zyrat e Myftinisë së BFI-së – Shkup Vendi i mbajtjes së kursit: Qendra e Kuranit “Mustafa Pasha” – Shkup Myftinia e Shkupit fton të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të përvetësuar njohuri të reja dhe për të avancuar në mësimin e gjuhës arabe.
Vazhdojnë vizitat e referentëve të Myftinisë së Shkupit në xhamitë e rajonit të Dërvenit
Aktivitete, Lajme

Vazhdojnë vizitat e referentëve të Myftinisë së Shkupit në xhamitë e rajonit të Dërvenit

Sot, më 9 tetor 2026, vazhduan vizitat e referentëve të Myftinisë së Shkupit nëpër xhamitë e rajoneve përkatëse, si pjesë e planit operativ të punës. ​Referenti i rajonit të Dërvenit, h. Ali ef. Ziberi, vizitoi: Xhaminë e fshatit Shishovë Xhaminë "Drita" – fshati Nigishtan Xhaminë "Mezin Saiti" - fshati Arnaqi e Epërme, ku udhëhoqi namazin e xhumasë dhe mbajti hutben. ​Qëllimi i këtyre vizitave është zhvillimi i takimeve të drejtpërdrejta me nëpunësit fetar dhe këshillet e xhamive me synim vlerësimin e gjendjes aktuale dhe forcimin e bashkëpunimit në nivel institucional.
Këshilla e Xhumasë  – “Edukimi i fëmijëve” me h. Besar ef. Ilazi
Lajme

Këshilla e Xhumasë – “Edukimi i fëmijëve” me h. Besar ef. Ilazi

Sot, me datë 7 gusht 2026, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 317 - të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Besar ef. Ilazi, i cili do të ligjërojë në temën: "Edukimi i fëmijëve". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerësoi nxënësit e mektebit të Xhamisë “Uhud” – Dizhon
Aktivitete, Lajme

Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerësoi nxënësit e mektebit të Xhamisë “Uhud” – Dizhon

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Rejhane Hasani anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Uhud" - Dizhon. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja hfz. Munevere Murtezi. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili pjesë e tribunës fetare në Kallnik të Tetovës
Aktivitete, Lajme, Tribuna

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili pjesë e tribunës fetare në Kallnik të Tetovës

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, më datë 4 gusht 2026, me ftesë të hatibit të xhamisë së fshatit Kallnik h. Omer ef. Dauti dhe Myftiut të Tetovës dr. Selver ef. Xhemaili, ishte pjesë e tribunës fetare organizuar nga këshilli i xhamisë në koordinim me Myftininë e Tetovës. Në këtë tribunë fetare së bashku me Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, ligjëroi edhe mysafiri nga Kosova h. Enis ef. Rama, në prezencë të shumë hoxhallarëve, hafizëve dhe xhematit të kësaj ane. Në tribunën e begatuar me xhematlinjë që kishin stërmbushur xhaminë, u fol mbi rreziqet dhe ruajtjen e identitetit tonë fetar.
Këshilla e Xhumasë, edicioni 316 – “Vlera e ditës së xhuma” me h. Suat ef. Saiti
Këshilla e xhumasë, Lajme

Këshilla e Xhumasë, edicioni 316 – “Vlera e ditës së xhuma” me h. Suat ef. Saiti

Sot, me datë 31 korrik 2026, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 316 - të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Suat ef. Saiti, i cili do të ligjërojë në temën:"Vlera e ditës së xhuma". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
Në Xhaminë “Bardhi” në Bllacë u promovua hafizja Hava  Azemi
Aktivitete, Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme, Uncategorized @sq

Në Xhaminë “Bardhi” në Bllacë u promovua hafizja Hava Azemi

Sot, me datë 30 korrik 2026, në xhaminë "Bardhi" në Bllacë, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorin e Medresesë Isa Beu, dr. Islam ef. Islami, dr. Rexhep Suma, profesor në FSI - Prishtinë, dr. Musa Vila kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Hani Elezit, hfz. Abdurahim ef. Kurtish, themelues i Bashkësisë Shqiptare Islame në Danimarkë, h. Nebi ef. Imeri, imam në Cyrih të Zvicrës, para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizen Hava Imer Azemi, e cila hifzin e kreu tek muhafizi h. Miftar ef. Islami. Hfz. Abdurahim ef. Kurtish, në emër të familjes së hafizes, xhematit, mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje, ndërsa hafizes së re i dëshiroi shumë suksese ...
Në Xhaminë e Mustafa Pashës u promovua hafizi i ri nga Shkupi hfz. Musa Zeqiri
Aktivitete, Arsimi, Ceremoni hatme, Hatme, Lajme

Në Xhaminë e Mustafa Pashës u promovua hafizi i ri nga Shkupi hfz. Musa Zeqiri

Në xhaminë e Mustafa Pashës, sot më datë 24 korrik 2026, nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetait dhe bashkëveprimtarëve të tij, në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, myftiut paraprak të Shkupit prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi, profesorët e Medresesë Isa Beu, haxhi Sejdi Kurtullush, përkrahës i institutit të hifzit nga themelimi i saj, si dhe para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë, u promovua hafizi Musa Zeqiri, nxënës i Institutit të Hifzit për djem pranë Myftinisë “Hafiz Ismail Efendiu”, i cili mësimet e hifzit i ndoqi te muhafizi hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i Institutit, si dhe hfz. Jashar ef. Ibrahimi, muhafiz në këtë institut. Përndryshe, hafiz Musa është edhe djali i hatibit të xhamisë së Mustafa Pashës, ...