Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË

Më 3 shkurt 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e gjashtë javore në xhaminë e fshatit Straçincë. Hatibi i kësaj xhamie Amir Mamuti shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin, anëtarin e Myftinisë hoxhën Muharem ef. Ismaili, hatib në xhaminë “Isa Beu” në Shkup. Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe një numri të madh të xhematlinjëve, ligjëruesi Muharem ef. Ismaili trajtoi temën "Obligimet e besimtarit ndaj besimtarit".
VIZITË XHAMISË SË RE TË FSHATIT LLASKARCË
Aktivitete, Vizita

VIZITË XHAMISË SË RE TË FSHATIT LLASKARCË

Më 3 shkurt 2023, sekretari i Myftinisë së BFI – Shkup mr. Nexhmi ef. Ferati i shoqëruar nga referenti Arment Halimi vizitoi xhematin e fshatit Llaskarcë, me rastin e dorëzimit të autorizimit për emërimin e Resul ef. Jakupit në detyrën imam, hatib dhe mualim në xhaminë e re të këtij fshati. Sekretari mr. Nexhmi Ferati në fjalën e tij prezentoi Resul ef. Jakupin para xhematit dhe në emër të Myftiut uroi imamin e ri duke i dëshiruar suksese e mbarësi në detyrën e tij dhe përmendi obligimet dhe të drejtat e nëpunësit fetar të autorizuar, bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së BFI - Shkup. Me këtë rast Nexhmi efendiu realizoi hytben e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit.
MYFIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “MULLA HYSEN SAITI” NË LUBIN
Aktivitete, Hytbe, Vizita

MYFIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “MULLA HYSEN SAITI” NË LUBIN

Më 3 shkurt 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizituan xhematin e xhamisë “Mulla Hysen Saiti” në Lubin të Sarajit. Kjo vizitë vjen në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu në xhematet e Myftinisë. Myftiu dhe personeli i Myftinisë u mirëprit nga një numër i madh e xhematlinjëve, hatibi i kësaj xhamie Shefko ef. Zeqoviq dhe këshilli i xhamisë. Në mesazhin e xhumasë që përcolli Myftiu nga minberi foli për frikën ndaj Allahut Fuqiplotë.
“SI TA FITOJMË XHENETIN”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“SI TA FITOJMË XHENETIN”

Më 03 shkurt 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 166 - të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vatit. Mysafir i këtij edicioni ishte Xhevahir ef. Kamberi, i cili ligjëroi në temën: "Si ta fitojmë xhenetin". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
FURNIZOHEN ME MUS’HAFA KATËR MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete, Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA KATËR MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, më 01 shkurt 2023, me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 101 Mus'hafëve për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të: Xhamisë “Fetah efendi” - Butel, mualime Semra Mulaki; Xhamisë “Qendrore” - Haraçnë, mualime Nebehat Zendeli; Xhamisë “Rezistenca” - Haraçinë, mualim Ali ef. Sadiku; Xhamisë “Omer ibën Abdulaziz” - Hasanbeg , mualim Elez ef. Aliu.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT BOJANË
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT BOJANË

Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar dhe Ali ef. Ziberi anëtar, më 31 janar 2023 vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Bojanë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi Besar ef. Ilazi.
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “HAXHI NAZIF”
Aktivitete, Hytbe, Vizita

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “HAXHI NAZIF”

Më 27 Janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati dhe referenti Fejsall Kadriu vizitoi xhematin e xhamisë “Haxhi Nazif” në rrugën e Rashtakut, në periferi të kryeqytetit. Kjo vizitë vjen në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu në xhematet e Myftinisë. Në pritje të Myftiut në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore ishin hatibi i kësaj xhamie Florin Ademi, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve. Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e ditës së xhuma.
“VLERA E TRE MUAJVE TË DALLUAR”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“VLERA E TRE MUAJVE TË DALLUAR”

Më 27 janar 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 165- në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vatit. Mysafir i këtij edicioni ishte Shefket ef. Baftjari, i cili ligjërooi në temën: "Vlera e tre muajve të dalluar". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
PROGRAM FETAR NË XHAMINË “IKRE” – SARAJ
Aktivitete, Netët e dalluara, Ngjarje

PROGRAM FETAR NË XHAMINË “IKRE” – SARAJ

Më datë 26 janar 2023 Myftinia e Shkupit në bashkëpunim me mualimen Xhevhere Ramani organizoi program fetar për gjininë femërore, kushtuar Natës së Regaibit. Programi filloi me ashere të kënduar nga mualimja Neale Veseli ndërsa me fjalë përshëndetëse në emër të Myftinisë foli Xhevhere Ramani. Mëpastaj u kënduan ilahi nga nxënëset e "Medresesë Isa Beu" dhe nxënëset e mektebit "Ikre". Pjesë e programit ishin edhe studente të FSHI. Në fjalën e rastit prof. hfz. Neal Ibrahimi foli mbi rëndësinë e muajve të dalluar, natës së Regaibit dhe këshilla si të presim Ramazanin. Në fund të programit u lexua një ashere nga mualimja Zelihane Memeti ndërsa duanë e bëri Mubera Asani. Këshilli i xhamisë ndau ëmbëlsirë për të gjitha të pranishmet.
PROGRAM FETAR NË XHAMINË “KEBIR MEHMET ÇELEBI”
Aktivitete, Netët e dalluara, Ngjarje

PROGRAM FETAR NË XHAMINË “KEBIR MEHMET ÇELEBI”

Më 26 janar 2023, pas namazit të jacisë në xhaminë “Kebir Mehmet Çelebi”, Myftinia e BFI - Shkup në koordinim me këshillin e kësaj xhamie realizoi program të begatë fetar në shënim të hyrjes në tre muajt e bekuar. Këtë manifestim përskaj Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili të shoqëruar nga personeli i Myftinisë e begatuan hoxhallarë, hafizlerë dhe xhematlinj të shumtë. Në fjalën e tij mirëseardhëse hatibi i kësaj xhamie Imer ef. Mustafa uroi këtë natë dhe falenderoi Myftininë që ka përzgjedhur këtë xhami për të realizuar këtë manifestim. Në fjalën e rastit, Myftiu foli mbi vlerën e tre muajve të dalluar dhe theksoi se kjo na përkujton Muhamedin a.s. që këtë periudhë e shfrytëzoi për kërkimfalje ndaj Allahut fuqiplotë dhe përgatitje për muajin e bekuar të ramazanit. Andaj duhet të shfrytëz...