Tuesday, November 17

Aktivitete

Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerëson njohuritë e nxënësve në mektebin e Xhamisë Sullare e Poshtme
Aktivitete

Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerëson njohuritë e nxënësve në mektebin e Xhamisë Sullare e Poshtme

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Berat ef. Sadiki dhe hfz. Avni ef. Asani anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Sullare e Poshtme. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Sheip ef. Ismani. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese
Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerëson njohuritë e nxënësve në mektebin e Xhamisë “Bedër” – Butel
Aktivitete, Arsimi

Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerëson njohuritë e nxënësve në mektebin e Xhamisë “Bedër” – Butel

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Berat ef. Sadiki dhe hfz. Avni ef. Asani anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Bedër" - Butel. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Florin ef. Ademi Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
Myftinia e Shkupit ndan certifikata për 17 pjesëmarrësit e trajnimit “Kurani dhe mekamet e leximit”
Aktivitete, Arsimi, Ngjarje

Myftinia e Shkupit ndan certifikata për 17 pjesëmarrësit e trajnimit “Kurani dhe mekamet e leximit”

Myftinia e BFI - Shkup, sot, më 28 prill 2026, në krye me Myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, organizoi një ceremoni modeste të shpërndarjes së certifikatave për 17 kandidatët e certifikuar për përfundimin me sukses të trajnimit “Kurani dhe mekamet e leximit”, i cili filloi më 1 dhjetor 2025 dhe përfundoi më 11 shkurt 2026. Në këtë ceremoni, përskaj Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili dhe personelit të Myftinisë, të pranishëm ishin edhe trajnuesit e mekameve: atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqkiyes, z. Mustafa Bodur dhe hfz. Fatih Derdiyok, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim. Në fjalën e tij, trajnuesi i trajnimit z. Mustafa Bodur, foli për rrjedhën e trajnimit, falënderoi Myftininë për bashkëpunimin korrekt dhe pjesëmarrësit që iu përgjigjën thirrjes për të përsos...
Nis vaksinimi i nijetlinjëve për Haxh në Shkup dhe shpërndahen materialet përgatitore për udhëtimin e shenjtë
Aktivitete

Nis vaksinimi i nijetlinjëve për Haxh në Shkup dhe shpërndahen materialet përgatitore për udhëtimin e shenjtë

Më 28 prill 2026, në Qendrën e Shëndetit Publik – Shkup, nën koordinimin mes BFI-së dhe Myftinisë së Shkupit, filloi vaksinimi i nijetlinjëve që do të udhëtojnë për në Haxh. Përskaj vaksinimit, nga stafi mjekësor nijetlinjtë morën edhe këshilla dhe rekomandime të nevojshme shëndetësore, lidhur me parandalimin e sëmundjeve infektive. Njëkohësisht, haxhilerët u pajisën me materialet e nevojshme për udhëtimin e tyre në Haxh, si: ihrama, bexha, shamia, çanta, si dhe një libër udhëzues për këtë rrugëtim të shenjtë. Të gjithë nijetlinjtë, në vazhdimësi, do të informohen për hapat e mëtutjeshëm përgatitorë para nisjes për në Haxh.
Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerëson nxënësit e Mektebit të Xhamisë së fshatit Gllumovë
Aktivitete, Arsimi

Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerëson nxënësit e Mektebit të Xhamisë së fshatit Gllumovë

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Nermine Nuhiju anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Gllumovë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja hfz. Nehale Osmani. Allahu e shpërbleftë mualimilen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese
Myftiu mban mbledhjen e parë me udhëheqësit e 532 haxhinjëve për Haxhin 2026
Aktivitete

Myftiu mban mbledhjen e parë me udhëheqësit e 532 haxhinjëve për Haxhin 2026

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, sot, më 27 prill 2026, realizoi mbledhjen e parë me hoxhallarët udhëheqës të 532 haxhinjëve të Shkupit. Gjatë këtij takimi të frytshëm , Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, prezantoi ecurinë e përgatitjeve , planin operativ me të gjitha përgjegjësitë dhe vendimet për udhëheqësit, të cilat ishin miratuar në mbledhjen me anëtarët e Myftinisë së Shkupit. Stafi udhëheqës i Myftinisë për haxhin 2026 është në këtë përbërje: Koordinator dhe stafi teknik i zyres: Fejsall Kadriu, Nexhmi Ferati dhe Ali Ziberi. Udhëheqësit e grupeve të haxhinjëve në baz të rajoneve: Rajoni i Qytetit: -Refet Zaimi -Vedat Skenderi - Rijad Kalisi -Bejtullah Selmani -Florin Ademi Rajoni i Dervenit: -Orhan Sali -Bekim Dibrani -Sheip Jashari Raj...
Myftinia e Shkupit organizon ekskursion me mbi 1200 nxënës të mektebeve në Parkun e Sarajit
Aktivitete

Myftinia e Shkupit organizon ekskursion me mbi 1200 nxënës të mektebeve në Parkun e Sarajit

Myftinia e BFI - Shkup, më 26 prill 2026 (e diel), organizoi ekskursion me nxënësit e mektebve në parkun e Sarajit ku u tubuan mbi 1200 nxënës të mektebeve që veprojnë në kuadër të Myftinisë. Mualimët dhe mualimet që arritën të bëhen pjesë e kësaj iniciative mundësuan që të gjithë fëmijët së bashku të kalojnë një ditë në natyrë me aktivitete të ndryshme rekreative sportive. Në mesin e shumë lojërave të tjera argëtuese, ndoshta më tërheqëse për fëmijët ishte turniri në futboll të vogël, ku morën pjesë 18 ekipe dhe turniri në volejboll ku morën pjesë 8 ekipe. Pas shumë ndeshjeve me brohoritje të fëmijëve, edhe pse të gjithë llogariten fitues, duhej të përcaktohen edhe fituesit e turnirit të cilëve Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili u ndau medalje dhe nga një kupë. Në turneun në futboll ve...
Ndërron jetë prof. Sadrija Hasanovic, veprimtar i përkushtuar në shërbim të Bashkësisë Fetare Islame
Aktivitete, Lajme

Ndërron jetë prof. Sadrija Hasanovic, veprimtar i përkushtuar në shërbim të Bashkësisë Fetare Islame

Me pikëllim e dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të prof. Sadrija Hasanovic.Prof. Sadrija jetoi dhe veproi në qytetin e Shkupit, ku përgjatë tërë jetës ia kushtoi shërbimit ndaj institucionit të Bashkësisë Fetare Islame, madje një periudhë të gjatë duke qenë i angazhuar edhe si sekretar në Myftininë e Shkupit.Nga thellësia e zemrës i shprehim familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta, pasi humbi njeriun e tyre të dashur, ndërsa Shkupi humbi një profesor të përkushtuar, që i shërbeu jetës fetare.I lutem Allahut Fuqiplotë që, për kontributin e tij, ta shpërblejë me Xhenet! Myfti i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili
Edicioni 308 i “Këshilla e Xhumasë” trajton temën e dashurisë ndërvëllazërore në kohën e materializmit
Aktivitete, Lajme

Edicioni 308 i “Këshilla e Xhumasë” trajton temën e dashurisë ndërvëllazërore në kohën e materializmit

Me datë 24 prill 2026, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 308, të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Agron ef. Ademi, i cili do të ligjërojë në temën: "Dashuria ndërvëllazërore në kohën e materializmit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani
Myftinia e Shkupit publikon orarin e nisjes së haxhinjëve për Haxhin 2026
Aktivitete, Lajme

Myftinia e Shkupit publikon orarin e nisjes së haxhinjëve për Haxhin 2026

Myftinia e BFI – Shkup njofton opinionin publik dhe besimtarët se haxhinjtë nga Shkupi do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta me tre aeroplanë të planifikuar në datat 14, 15 dhe 16 maj 2026. Sipas këtij organizimi, të tre fluturimet do të realizohen nga aeroporti i Shkupit (SKP) drejt Xhedas (JED) në Arabinë Saudite, në bashkëpunim me kompaninë ajrore “Freebird Airlines”. Të gjitha nisjet janë paraparë të bëhen në orën 16:00, ndërsa destinacioni përfundimtar i udhëtarëve është qyteti i Xhedas. Myftinia e Shkupit bën të ditur se për të gjitha informacionet shtesë, haxhinjtë do të njoftohen në kohën e duhur përmes kanaleve zyrtare. Myftinia u uron të gjithë haxhinjëve një udhëtim të lehtë dhe një Haxh të pranuar.