Myftinia e Shkupit mban mbledhjen e tretë të rregullt dhe miraton raportet, aktivitetet dhe planin për Haxhin 2026
Myftinia e BFI - Shkup, më 22 prill 2026, në prezencë të Reisul Ulemasë h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, realizoi mbledhjen e rregullt, të tretën me radhë, me anëtarët e Myftinisë së Shkupit.
Pas raportimit të hollësishëm dhe diskutimit, anëtarët u informuan, aprovuan dhe miratuan si më poshtë:
Gjatë kësaj periudhe, nga komisioni i Myftinisë titullin hafiz e morën:
-Berkin Veseli, muhafiz: hfz. Abdurahim Sulejman
-Tarik Alija, muhafiz: hfz. Elham Mursel
-Erhan Saliu, muhafiz: hfz. Xhelil Shabani
-Ramazan Zejnullahu, muhafiz: h. Ali Ashani
-Talha Neziri, muhafiz: hfz. Abdulkerim Ebibi
Projekti “Në xhami së bashku me fëmijë”, i dedikuar për fëmijët, përfundoi me sukses, ku u shpërndanë dhurata për pjesëmarrësit.
U tubuan mjete financiare për Nusret Qekoviq në 6 xhami në ...










