Ceremonia e duasë së Hifzit të hafizit të ri Afan Nuhiju
Në xhaminë e Mustafa Pashës, sot më datë 14 nëntor 2025, nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetait dhe bashkëveprimtarëve të tij, në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorit të Medresesë “Isa Beu” dr. Islam ef. Islami, kryetarit të Kuvendit të BFI-së h. Nesip ef. Demiri, si dhe para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë, u promovua hafizi Afan Nuhiju, nxënës i Institutit të Hifzit për djem pranë Myftinisë “Hafiz Ismail Efendiu”, i cili mësimet e hifzit i ndoqi te muhafizi hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i Institutit.
Përndryshe, hafiz Afani është edhe djali i hfz. Sabaatin ef. Nuhiju.
Hatibi i xhamisë, h. Abdusamed ef. Zekiri, iu dëshiroi mirëseardhje në ceremoninë e hifzit, ndërsa në emër të familjes foli muhaf...










