Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

Myftinia e Shkupit organizon iftar të përbashkët me shoqatat e personave me nevoja të veçanta
Aktivitete, Ngjarje

Myftinia e Shkupit organizon iftar të përbashkët me shoqatat e personave me nevoja të veçanta

Tryeza e Myftinisë, në krye me myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, u begatua me njerëzit më të veçantë të shoqërisë sonë; një sofër e përbashkët me anëtarët e shoqatave të personave me nevoja të veçanta “Mirësia”, “Sos Vita” dhe “Inkludiversa”. Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, në fjalën e tij, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që pranuan ftesën për të qenë së bashku në iftarin më të veçantë të Myftinisë. Shprehim mirënjohje për kryetarët dhe stafet udhëheqëse për bashkëpunimin e sinqertë, si dhe për të gjithë miqtë tanë që pranuan ftesën dhe e begatuan sofrën tonë të iftarit. Lusim Allahun e Madhëruar që të na bashkojë gjithmonë në vepra të mira, t’i shpërblejë me të mirat e Tij të gjithë ata që kontribuojnë në rrugën e bamirësisë dhe të na pranojë iftarin, agjërimin dhe çdo ...
Myftiu mirëpriti  Presidentin e Republikës së Shqipërisë në Xhaminë e Mustafa Pashës
Aktivitete, Lajme, Ngjarje, Vizita

Myftiu mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë në Xhaminë e Mustafa Pashës

Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, sot më 26 shkurt 2026, mirëpriti me shumë kënaqësi Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Xhaminë e Mustafa Pashës. Në këtë vizitë zyrtare, Presidenti Begaj shoqërohej nga Kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, si dhe nga zv. kryeministri z. Arben Fetai. Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, shfrytëzoi këtë moment të veçantë për t’i dhuruar Presidentit Begaj një fotografi simbolike të Myftinisë së Shkupit. Faleminderit, President, për vizitën!
Myftiu mirëpret Necmeddin Bilal Erdoğan në Xhaminë e Tophanes
Aktivitete, Lajme

Myftiu mirëpret Necmeddin Bilal Erdoğan në Xhaminë e Tophanes

Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, sonte në xhaminë e Tophanes mirëpriti delegacionin e lartë nga Turkiye, të udhëhequr nga z. Necmeddin Bilal Erdoğan, Kryetar i Këshillit të Bordit të İlim Yayma Vakfı, njëherit djali i Presidentit të Turkiyes, z. Recep Tayyip Erdoğan. Në fjalën e tij mirëseardhëse, myftiu i Shkupit u uroi mirëseardhje mysafirëve në xhaminë e bukur të Tophanës, duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë, si dëshmi e përkrahjes dhe investimit në ndërtimin e kësaj xhamie. Necmeddin Bilal Erdoğan uroi muajin e bekuar të Ramazanit dhe përcolli selamet e babait të tij, Presidentit të Turkiyes, z. Recep Tayyip Erdoğan. Ndër të tjera, theksoi se sonte ndodhet në Shkup për ta falur namazin e teravisë, ndërsa në hapjen solemne të xhamisë pritet të marrë pjesë edhe Preside...
Projekti “Iftaret e Myftinisë” pranë mbi 60 familjeve në Shkup
Aktivitete

Projekti “Iftaret e Myftinisë” pranë mbi 60 familjeve në Shkup

Më 25 shkurt 2026, Myftinia e BFI-së – Shkup, nëpërmjet projektit humanitar “Iftaret e Myftinisë”, vazhdon të jetë pranë besimtarëve në nevojë. Në ditën e shtatë të muajit të Ramazanit, në sofrat e vëllezërve dhe motrave tona u dërguan edhe 230 iftare, për mbi 60 familje. Vlen të theksohet se iftaret dërgohen në adresat përkatëse të shtëpive të tyre. Lusim Allahun e Madhërishëm që kontribuuesve t’ua shtojë pasurinë, ndërsa përfituesve t’ua pranojë agjërimin.
Myftiu jep intervistë për revistën turke për fëmijë “Kardelen”
Aktivitete, Lajme

Myftiu jep intervistë për revistën turke për fëmijë “Kardelen”

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, sot më 24 shkurt 2026, me shumë kënaqësi mirëpriti në zyrën e tij Intisar Kurtish nga redaksia e revistës për fëmijë në gjuhën turke “Kardelen”. Gjatë kësaj vizite, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili zhvilloi një intervistë të shkurtër për revistën në fjalë, e dedikuar për lexuesit e vegjël.
Vizita e hfz. Jahja Alhakemi në xhamitë e Shkupit përfundon në Xhaminë “Molla Hysen Saiti”
Aktivitete, Lajme, Vizita

Vizita e hfz. Jahja Alhakemi në xhamitë e Shkupit përfundon në Xhaminë “Molla Hysen Saiti”

Myftinia e BFI-së – Shkup, në krye me myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, ishte nikoqire e imamit nga Mbretëria e Arabisë Saudite hfz. Jahja Alhakemi, mysafir i BFI-së përgjatë muajit të Ramazanit. Me vizitën e imamit në namazin e teravisë në xhaminë “Molla Hysen Saiti” – Lubin, u përmbyllën vizitat në qytetin e Shkupit. Imami në fjalë u shoqërua nga referenti i Myftinisë, h. Fejsall ef. Kadriu, të cilët vizituan xhamitë e Shkupit: Mustafa Pasha, Kasim Beu, Isa Beu, Fetah Efendi, Othman bin Affan, Haxhi Hajredin dhe Molla Hysen Saiti. Lusim Allahun që ta shpërblejë për vizitën!
Ceremonia e duasë së hatmes për 44 nxënësit e Mektebit të Xhamisë Me Dy Minare – Vizbeg
Aktivitete, Arsimi, Ceremoni hatme, Ngjarje

Ceremonia e duasë së hatmes për 44 nxënësit e Mektebit të Xhamisë Me Dy Minare – Vizbeg

Sot, më datë 9 janar 2026, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referentët hfz. Irfan ef. Sulejmani, h. Fejsall ef. Kadriu dhe z. Arment Halimi ndanë së bashku gëzimin e 44 nxënësve me rastin e përfundimit të kursit të mësimbesimit, të ndjekur pranë mektebit të Xhamisë Me Dy Minare" - Vizbeg, nën udhëheqjen e mualimit h. Ibraim ef. Ibraimi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, h. Ibraim ef. Ibraimi këshilli i xhamisë si dhe një numër i madh xhematlinjsh të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam, sipas planprogramit të Myftinisë, dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u nderua me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti Myftinisë, hfz. Irfan ef. Sulejm...
Diplomuan 23 nxënës të mektebit të Xhamisë “Karshiaka” në Batincë
Aktivitete, Lajme, Ngjarje, Uncategorized @sq

Diplomuan 23 nxënës të mektebit të Xhamisë “Karshiaka” në Batincë

Sot, më datë 19 dhjetor 2025, referentët e Myftinisë së BFI - Shkup h. Fejsall ef. Kadriu dhe hfz. Irfan ef. Sulejmani, ndanë së bashku gëzimin e 23 nxënësve me rastin e përfundimit të kursit të mësimbesimit, të ndjekur pranë mektebit të xhamisë "Karshiaka" - Batincë, nën udhëheqjen e mualimit h. Rasim ef. Ademi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, h. Rasim ef. Ademi, këshilli i xhamisë si dhe një numër i madh xhematlinjsh të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam, sipas planprogramit të Myftinisë, dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u nderua me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti Myftinisë, h. Fejsall ef. Kadriu. Ndërsa, referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. ...
Vazhdon aktiviteti sportiv me hoxhallarët e Myftinisë së Shkupit
Lajme

Vazhdon aktiviteti sportiv me hoxhallarët e Myftinisë së Shkupit

Sonte, me datë 14 nëntor 2025, me shumë ngrohtësi, vazhdoi aktiviteti sportiv me hoxhallarët që veprojnë në kuadër të Myftinisë së Shkupit. Ky bashkim i përjavshëm është bërë tashmë një traditë e bukur, ku përmes futbollit forcohen lidhjet vëllazërore dhe mbizotëron harmonia, bashkimi e buzëqeshja.
Filluan punimet për ndërtimin e hotelit të Bashkësisë Fetare Islame në Shkup
Lajme

Filluan punimet për ndërtimin e hotelit të Bashkësisë Fetare Islame në Shkup

Sot, më datë 14 nëntor, nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetait, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, kryetari i Kuvendit të BFI-së h. Nesip ef. Demiri dhe drejtori i Medresesë “Isa Beu” dr. Islam ef. Islami vizituan vakufin e Myftinisë së Shkupit dhe BFI-së. Në këtë vakuf, pas ndjekjes së të gjitha procedurave ligjore dhe marrjes së lejeve për ndërtim, kanë filluar dhe janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e hotelit, i cili është pronë e vakufit të Myftinisë së Shkupit dhe BFI-së.