Wednesday, November 18

Author: user

MEKTEBI I XHAMISË “HIXHRI” REALIZOI CEREMONINË E DUASË SË HATMES
Uncategorized @sq

MEKTEBI I XHAMISË “HIXHRI” REALIZOI CEREMONINË E DUASË SË HATMES

Sot, më datë 7 nëntor 2021, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e kryerjes së mësim-besimit të nxënëseve të diplomuar pranë mektebit të xhamisë Hixhri të Kondovës- komuna Saraj. Hasije Iseni, mualime e nxënëseve, në emër të familjarëve të nxënësve falenderuan të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni. Në ceremoninë e mbajtur në xhaminë në fjalë nxënësit - talebet e moshave të ndryshme paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur dhe recituan pjesë nga Kurani famëlartë. Fjalë rasti në emër të Myftinisë së Shkupit pati Mubera J. Asani, anëtare e komisionit, e cila më pas ndau diplomat dhe i uroi nxënësit për këtë sukses, ndërsa mualimes i ndau libër dhe mirënjohje në emër të Myftinisë në shenjë falenderimi dhe respekti për kontributin e dhënë në m...
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT STRAÇINCË
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT STRAÇINCË

Sot, më 6 nëntor 2021 (e shtunë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga kryetari i komisionit Hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zeqirija ef. Tairi vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Straçincë. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Mësimin e leximit të Kuramit Famëlartë dhe Bazat e mësim-besimit islam i mësuan nga mualimi Amir ef. Mamuti. Lusim Allahun Fuqiplotë që ta shpërblejë mualimin ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme.
MESAZHI I XHUMASË DHE MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË “KASIM BEU”
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MESAZHI I XHUMASË DHE MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË “KASIM BEU”

Në xhaminë “Kasim Beu” të lagjes Gazi Babë, komuna e Çairit, më 5 nëntor, 2021, u mbajt solemniteti i duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 12 nxënësve në bazat e mësimbesimit islam, pranë mualimit Hfz.Vedat ef. Skenderi. Këtë manifestim e nderuan: Myftiu i Myftinisë së Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referenti i Vakëfit të Myftinisë Fejsall ef. Kadriu; Sekretari i Myftinisë mr.Nexhmi ef. Ferati; referenti i xhematit të qytetit dr. Fatmir ef. Zaimi; referenti i xhematit të Karshiakës dhe arsimit fetar hfz. Irfan ef. Sulejmani; referenti Jetmir Jakupi, referenti Armend Halimi, hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve, si dhe xhemati i lagjes së Gazi Babës. Në fillim, hatibi i xhamisë Talha ef. Kurtish i përshëndeti të pranishmit dhe u dëshiroi mirë...
KËSHILLA E XHUMASË: NJË JETË TJETËR NA PRET
Emisione

KËSHILLA E XHUMASË: NJË JETË TJETËR NA PRET

Myftinia e Shkupit, sot, më 5 nëntor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, do të emeton edicionin e 107- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion të radhës është Ali ef. Ziberi hatib dhe imam pranë Xhamisë "Hixhri" në fshatin Kondovë. “Një jetë tjetër na pret" është tema që trajtoi Ali ef. Ziberi enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Xhuma të begatë e lutje të pranuara!
МУФТИЈАТА НА МУФТИСТВОТО ВО СКОПЈЕ Д-Р ЌЕНАН ЕФ. ИСМАИЛИ ДОМАКИН НА ГЕНЕРАЛНИОТ ДИРЕКТОР НА ТУРСКИТЕ ВАКАФИ Г-ДИН БУРХАН ЕРСОЈ
Вести, Посети

МУФТИЈАТА НА МУФТИСТВОТО ВО СКОПЈЕ Д-Р ЌЕНАН ЕФ. ИСМАИЛИ ДОМАКИН НА ГЕНЕРАЛНИОТ ДИРЕКТОР НА ТУРСКИТЕ ВАКАФИ Г-ДИН БУРХАН ЕРСОЈ

Муфтијата д-р Ќенан еф. Исмаили, на 28.10.2021 година, во Скопје го прими г-дин Бурхан Ерсој, Генерален директор на Вакафот на Република Турција, придружен од г-ѓа Шенгил Конџаѓил Заменик директор на секторот за уметнички дела и градби, г-дин Акиф Солмаз - градежен инженер и г-дин Абдула Бекирли, заменик-шеф на кабинетот. На почетокот на средбата Муфтијата им посака добредојде на почесните гости и ги информираше за обемната активност на Муфтиството, особено за одржувањето на скопскиот вакаф и идните планови; информирајќи ги од прва рака за состојбата на џамиите, објектите и историските споменици во сопственост на Муфтиството во Скопје. Двете страни се договорија за подлабока соработка во конкретни проекти во иднина. На крајот од средбата, во знак на почит и благодарност, беа разм...
ÜSKÜP MÜFTÜSÜ DR. KENAN EF. İSMAİLİ TÜRKİYE VAKIFLAR GENEL MÜDÜRÜ BURHAN ERSOY’U KABUL ETTİ
Haberler, ZİYARETLER

ÜSKÜP MÜFTÜSÜ DR. KENAN EF. İSMAİLİ TÜRKİYE VAKIFLAR GENEL MÜDÜRÜ BURHAN ERSOY’U KABUL ETTİ

Müftü Dr. Kenan ef. İsmaili, 28 Ekim 2021 tarihinde, Üsküp Müftülüğü’nde Türkiye Cumhuriyeti Vakıflar Genel Müdürü Sayın Burhan Ersoy ve kendilerine eşlik eden Sanat Eserleri ve Yapı İşleri Daire Başkan V. Şengül Kocagül, Özel Kalem Müdür Yardımcısı Abdullah Balkarlı ve İnşaat Mühendisi Mimar Akif Solmaz’ı kabul etti. Görüşmenin başında Müftü İsmaili, sayıgedeğer konukları karşıladı ve onlara Müftülüğün kapsamlı faaliyetleri, özellikle Üsküp vakıf mallarının düzenlenmesi ve gelecek planları, Üsküp Müftülüğe ait cami, bina ve tarihi eserlerin durumu hakkında ilk elden bilgi verdi. İki taraf, gelecekte belirli projelerde daha kapsamlı ve somut bir işbirliği üzerinde fikir birliğine vardı. Toplantının sonunda, saygı ve şükran ifadesi olarak karşılıklı hediyeler takdim edildi ve ...
VIZITOHEN XHAMITË E LAGJES GAZI BABË
Aktivitete, Vizita

VIZITOHEN XHAMITË E LAGJES GAZI BABË

Më 29 tetor 2021, (e xhuma) , referenti i rajonit të qytetit, dr.Fatmir ef. Zaimi prezantoi në 5 xhami përgjatë 5 kohëve të namazit. Përgjatë vizitave të realizuara nëpër xhamitë e lagjes Gazibabë, dr. Fatmir ef. Zaimi, si përgjegjës i xhamive të zonës së qytetit ndau kohë për t'u njoftuar mbi kërkesat dhe sfidat e imamëve dhe këshilleve udhëheqëse të xhamive. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të sabahut vizitoi xhematin e xhamisë “Hatunxhuk”; ▪︎Hytben e xhumasë e mbajti në xhaminë "Kapixhi Hamza"; ▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë vizitoi xhematin e xhamisë Haxhi Qazim'; ▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit vizitoi xhematin e xhamisë 'Haxhi Jonuz'; ▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë vizitoi ...
MESAZH NGUSHËLLIMI
Lajme

MESAZH NGUSHËLLIMI

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi.” Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të hoxhës, të imamit të xhamisë së fshatit Grushinë, Hfz. Abdulmexhid ef. Memeti. Hfz Abdulmexhidi gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të Islamit, ai gjatë gjithë veprimit të tij, ftoi njerëzit për në namaz në xhaminë e fshatit Grupçin, në Ognjancë e vitet e fundit në Grushinë, si hatib imam e muezin. Për këtë humbje të madhe, në emër të Myftinisë së Shkupit, hoxhallarëve dhe gjithë ulemave të Shkupit, i shpreh ngushëllimet më të ngrohta familjes Memeti nga fshati Grushinë. Lusim Allahun e madhërishëm që Hfz. Abdulmexhidin ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme dhe shpirtin e tij ta bashkojë me shpirtrat e Pejgamberëve,...
EDICIONI I 106-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Emisione, Galeria

EDICIONI I 106-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Myftinia e Shkupit, më 29 tetor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, emetoi edicionin e 106- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion është Shaban ef. Tairi, hatib dhe mualim pranë Xhamisë së fshatit Llokë. “Përmbajtjet eksplicite në media, kërcënim ndaj moralit shoqëror" ishte tema që trajtoi Shaban Efendiu enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Myftinia e Shkupit ju uron xhuma të begatë e lutje të pranuara!
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË ATAULLAH HOXHA – STUDENIÇAN
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË ATAULLAH HOXHA – STUDENIÇAN

Xhamia “Ataullah Hoxha” në fshatin Studeniçan, sot, më datë 28 tetor 2021, realizoi ceremoninë e duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 20 nxënësve në bazat e mësim - besimit islam, pranë mualimit Mutalip ef. Ademi. Këtë ceremoni e nderoi prezenca e Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili që krahas agjendës së ngarkuar sot, arriti që të jetë i pranishëm në pjesën e fundit të këtij manifestimi. Më pas, vijoi programi i përgatitur nga nxënësit e këtij mektebi nën udhëheqjen e mualimit, Mutalip ef. Ademi. Në fillim, fjala e rastit i takoi sekretarit Mr. Nexhmi ef. Feratit, i cili në emër të Myftiut vlerësoi punën dhe angazhimin e mualimit të xhamisë dhe para xhematit të pranishëm shprehi mirënjohje për kontributin e tij të dhënë gjeneratë pas gjenerate. Pastaj, theksoi vler...