Dua hatme në xhaminë “Dudije” në fshatin Rashçe
Sot, me datë 7 nëntor 2025, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, h. Ali ef. Ziberi dhe z. Jusuf Abdullahu, ndanë së bashku gëzimin e 18 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën pranë mektebit të xhamisë "Dudije" - Rashçe, te mualimi h. Emran ef. Hoxha.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Emran ef. Hoxha, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje.
Duanë e rastit e bëri referenti i Myftinisë hfz. Irfa...










