Tuesday, November 17

Lajme

Kontroll sistematik mjekësor për të gjithë nëpunësit fetarë të Myftinisë së Shkupit
Aktivitete, Lajme

Kontroll sistematik mjekësor për të gjithë nëpunësit fetarë të Myftinisë së Shkupit

Myftinia e BFI - Shkup, sipas planit të paraparë vjetor, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë së Punës, ka filluar procesin e kontrollit sistematik mjekësor për të gjithë nëpunësit fetarë dhe stafin operativ që veprojnë në kuadër të saj. Në këtë kontroll përfshihen hatibët, imamët, muezinët, mualimët, mualimet dhe të gjithë të punësuarit që kontribuojnë në veprimtarinë fetare dhe administrative të Myftinisë. Me këtë aktivitet Myftinia e Shkupit ka për qëllim përmirësimin e mirëqenies shëndetësore të nëpunësve fetarë, si dhe ngritjen e performancës dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave të tyre fetare, arsimore dhe shërbyese, duke e dëshmuar angazhimin e Myftinisë së Shkupit për krijimin e kushteve më të mira të punës dhe ruajtjen e shëndetit të çdo nëpunësi fetar....
Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidatit për hafiz Afan Nuhiju
Lajme

Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidatit për hafiz Afan Nuhiju

Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit, sot, 10 nëntor 2025, realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidatit për hafiz Afan Nuhiju, nxënës i Institutit të hifzit për djemë "Hafiz Ismaili Efendiu", përndryshe hafiz Afani është djalë i hafizit Sabaatin ef. Nuhiju. Referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, në fjalën e tij, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizin për angazhimin e tij në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes, ndërsa hafizit i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit u zhvilluan në Institutin e hifzir "Hafiz Ismail Efendiu" para anëtarëve të komisionit të hifzit me një prezencë të hoxhallarëve, xhematlinjë dhe mysafirë të ndryshëm. Komisioni i hifzit në përbërje: Hfz. Abdulkerim e...
Myftinia e Shkupit realizoi ceremoninë e duasë së hatmes në mektebin e Xhamisë së Re në Çair
Aktivitete, Lajme

Myftinia e Shkupit realizoi ceremoninë e duasë së hatmes në mektebin e Xhamisë së Re në Çair

Myftinia e BFI - Shkup, sot me datë 9 nëntor 2025, realizoi ceremoninë e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë së Re në Çair, ndërsa mësimet i ndjekën tek mualimja Mubera Jashari Asani. Mualimja Mubera Jashari Asani në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Mualimeja Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, përfaqësuesja e Myftinisë Xheuhere Ramani, bëri shpërndarjen e certifikatave për 41 nxënësit ndërsa mualimes iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë e rastit e bëri mualimeja e ...
Myftinia e BFI – Shkup realizoi me sukses seminarin me temë “Familja mbi të gjitha”
Aktivitete, Lajme

Myftinia e BFI – Shkup realizoi me sukses seminarin me temë “Familja mbi të gjitha”

Myftinia e BFI - Shkup, sot më 8 nëntor 2025, duke patur parasysh problemet e kohës dhe angazhimin për zgjidhjen e tyre, realizoi me sukses seminarin me temë "Familja mbi të gjitha", ku morën pjesë afërsisht 100 nëpunës fetarë që veprojnë në katër rajonet e Myftinisë. Në fillim, u lexua asheri nga hfz. Avni ef. Asani, imam në Xhaminë e Re në Çair. Hapjen e këtij seminari e bëri Myftiu, dr. Qenan ef. Ismaili, duke shprehur falënderime dhe mirënjohje për ligjëruesit e këtij seminari, doc. dr. Taxhedin Bislimi dhe prof. dr. Musa Musai. Myftiu falënderoi të gjithë të pranishmit të cilët iu përgjigjën ftesës për pjesëmarrje, si dhe për përvojat e fituara në këtë seminar të rëndësishëm, i cili do të jetë në dobi të shoqërisë sonë dhe besimtarëve tanë. H. Ali ef. Ziberi, moderatori i sem...
Këshilla e Xhumasë – “Udhëzimi në rrugën e Allahut xh.sh”
Aktivitete, Emisione, Lajme

Këshilla e Xhumasë – “Udhëzimi në rrugën e Allahut xh.sh”

Sot, me datë 07 nëntor 2025, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 291- ,në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Is'hak ef. Çilafi, i cili do të ligjërojë në temën: "Udhëzimi në rrugën e Allahut xh.sh". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani
Dua hatme në xhaminë “Dudije” në fshatin Rashçe
Aktivitete, Ceremoni hatme, Lajme, Ngjarje

Dua hatme në xhaminë “Dudije” në fshatin Rashçe

Sot, me datë 7 nëntor 2025, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, h. Ali ef. Ziberi dhe z. Jusuf Abdullahu, ndanë së bashku gëzimin e 18 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën pranë mektebit të xhamisë "Dudije" - Rashçe, te mualimi h. Emran ef. Hoxha. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Emran ef. Hoxha, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti i Myftinisë hfz. Irfa...
Filluan vizitat e xhamive nga referentët e rajoneve të Myftinisë së Shkupit
Aktivitete, Lajme

Filluan vizitat e xhamive nga referentët e rajoneve të Myftinisë së Shkupit

Myftinia e BFI - Shkup, sot më 7 nëntor 2025, filloi me vizitat e xhamive nga referentët e rajoneve përkatëse, si pjesë e planit operativ të Myftinisë së Shkupit. Referenti i rajonit të Qytetit, dr. Fatmir ef. Zaimi, gjatë ditës së xhuma, që nga namazi i sabahut e deri në namazin e jacisë, vizitoi pesë xhami të ndryshme, dhe atë: Xhaminë e Re në Çair, në namazin e sabahut Xhaminë “Othman b. Afan” – Vizbeg, në namazin e ikindisë Xhaminë “Uhud” - Dizhon, në namazin e akshamit Xhaminë “Haxhi Jonuz” - Gazibabë, në namazin e jacisë Namazin e xhumasë e fali në xhaminë e "Haxhi Azem" - Shuto Orizare, ku mbajti edhe hutben e xhumasë. Vizitat e referentëve nëpër xhamitë e rajoneve përkatëse kanë për qëllim që nga afër të shohin përkujdesin e nëpunësve fetarë, angazhimet e këshi...
Ceremonia e Duasë së Hatmesë në xhaminë “Drita” -Nigishtan
Aktivitete, Ceremoni hatme, Lajme, Uncategorized @sq

Ceremonia e Duasë së Hatmesë në xhaminë “Drita” -Nigishtan

Sot, me datë 6 nëntor 2025, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referentët hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe z. Arment Halimi, ndanë së bashku gëzimin e 23 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën pranë mektebit të xhamisë "Drita" -Nigishtan, tek mualimi h. Samir ef. Hamidi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Samir ef. Hamidi i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani. All-llahu...
Myftinia e Shkupit filloi ciklin e ligjëratave fetare nga xhamia e fshatit Inxhikovë
Aktivitete, Lajme, Uncategorized @sq

Myftinia e Shkupit filloi ciklin e ligjëratave fetare nga xhamia e fshatit Inxhikovë

Myftinia e BFI – Shkup, sonte, më 6 nëntor 2025, pas namazit të jacisë, filloi ciklin e ligjëratave fetare në xhamitë e Shkupit, duke e nisur nga xhamia e fshatit Inxhikovë. Hatibi i xhamisë h. Bajram ef. Salihi, shprehu kënaqësinë që pikërisht kjo xhami u përzgjodh për fillimin e këtij cikli të ligjëratave. Ndërkohë, referenti i Myftinisë h. Ali ef. Ziberi, prezantoi ligjëruesin e sontëm h. Besim ef. Memedi, imam dhe hatib në mesxhidin e Lisiçes. Hoxha Besim ef. Memedi, para hoxhallarëve dhe xhematit të pranishëm, ligjëroi mbi temën: “Nevoja e besimtarit për Allahun.”