Tuesday, November 17

Lajme

Diplomuan nxënësit e mektebit “Drita” – Fushë Tophanë
Aktivitete, Ceremoni hatme, Lajme

Diplomuan nxënësit e mektebit “Drita” – Fushë Tophanë

Sot, 2 nëntor, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin "Drita" - Fushë Tophanë, e mbajtur në xhaminë "Bedër" - Butel, ndërsa mësimet i ndjekën tek mualimja Nermine Nuhiju. Mualimja Nermine Nuhiju në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Mualimeja Xheuhere Ramani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, përfaqësuesja e Myftinisë mualime Mubera Jashari Asani bëri shpërndarjen e certifikatave për 41 nxënësit ndërsa mualimes iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë rastit e bëri Shenaj A...
Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në Takimin e Dijetarëve të Ballkanit të mbajtur në Edirne
Lajme, Ngjarje

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në Takimin e Dijetarëve të Ballkanit të mbajtur në Edirne

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, sot më 1 nëntor 2025, ishte pjesë e delegacionit të BFI-së, i udhëhequr nga sekretari gjeneral i BFI-së h. Irsal ef. Jakupi, në cilësinë e përfaqësuesit të Reisul Ulemasë, h. hfz. Shaqir ef. Fetai, si dhe myftiu i Tetovës dr. Selver ef. Xhemaili; myftiu i Gostivarit h. Sabahudin ef. Zendeli; myftiu i Manastirit h. Amit ef. Rasimi; myftiu i Resnjës h. Xhunejt ef. Jashari; dekani i FSHI-së prof. dr. Abdulxhemil ef. Nesimi; dhe drejtori i Medresesë “Isa Beu” dr. Islam ef. Islami. Delegacioni nga BFI-ja ishte pjesë e organizimit madhështor ku u realizua aktiviteti “Takimi i Dijetarëve të Ballkanit”, mbajtur në Edirne të Turkiyes, organizuar nga Fondacioni i Dijetarëve Islam, nën udhëheqjen e kryetarit, prof. dr. Nasrullah Hacimuftoğlu. Në këtë ngja...
A lejohet prerja e thonjve dhe rruajtja e kokës gjatë dhjetë ditëve të para të muajit Dhulhixhxhe?
Lajme

A lejohet prerja e thonjve dhe rruajtja e kokës gjatë dhjetë ditëve të para të muajit Dhulhixhxhe?

Sipas medhhebit hanefi dhe shumë dijetarëve tjerë, për ata persona që dëshirojnë të therin kurban lejohet prerja e thonjve dhe qethja e flokut, respektivisht rruajtja e mjekrës apo shkurtimi i saj. Që nënkupton se nuk është e ndaluar qethja e flokut dhe prerja e thonjve. Hanefijtë dhe dijetarët tjerë, të cilët lejojnë qethjen e flokut, mjekrës dhe prerjes së thonjve qëndrimin e tyre e bazojnë në disa argumente; 1.Në Hadithin të cilin e transmeton Aisheja r.a.h., e cila thotë: أنَّ زِيادَ بنَ أبي سُفيانَ كَتَبَ إلى عائشةَ رَضيَ اللهُ عنها: إنَّ عَبْدَ اللَّهِ بنَ عَبَّاسٍ رَضيَ اللهُ عنهما قالَ: مَن أهْدَى هَدْيًا حَرُمَ عليه ما يَحْرُمُ علَى الحَاجِّ حتَّى يُنْحَرَ هَدْيُهُ. قالَتْ عَمْرَةُ: فَقالَتْ عَائِشَةُ رَضيَ اللهُ عنها: ليسَ كما قالَ ابنُ عَبَّاسٍ؛ أنَا فَتَلْتُ قَلَائِدَ ...
Ceremoni hatme në xhaminë “Omer Ibn Abdulaziz”
Ceremoni hatme, Lajme

Ceremoni hatme në xhaminë “Omer Ibn Abdulaziz”

Me 10 janar 2025, sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati i shoqëruar nga referentët e Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi, ndanë së bashku gëzimin e nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën pranë mektebit të xhamisë "Omer Ibn Abdulaziz" te mualimi h. Elez ef. Aliu. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Elez ef. Aliu, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Në emër të Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili, sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati përgëzoi mualimin për kontributin e dhënë në mekteb dhe uroi nxënësit për suksesin e arritur. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas...
Aktiviteti sportiv ‘ Ndeshje futbolli me imamët e myftinis së Shkupit’
Lajme

Aktiviteti sportiv ‘ Ndeshje futbolli me imamët e myftinis së Shkupit’

Me 10 janar 2025, vazhdoi aktiviteti sportiv me hoxhallarët që veprojnë në kuadër të Myftinisë së Shkupit.Ky aktivitet sportiv zhvillohet çdo javë kurse kënaqësia është në bashkimin e hoxhallarëve të rinjë, që nëpërmjet futbollit risin frymën e vëllazërisë. #NëShërbimTëJetësFetare#Aktivitet#sport#bashkim
Këshilla e Xhumasë në Radio Vati – “Feja islame vlen për çdo kohë dhe vend”
Këshilla e xhumasë, Lajme

Këshilla e Xhumasë në Radio Vati – “Feja islame vlen për çdo kohë dhe vend”

Me datë 10 janar 2025, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 260 – në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Shaban ef. Tairi, i cili do të ligjërojë në temën: "Feja islame vlen për çdo kohë dhe vend". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
Përfunduan seancat e dëgjimit të kandidatit për hafiz Emir Lutfiu.
Hifz, Lajme

Përfunduan seancat e dëgjimit të kandidatit për hafiz Emir Lutfiu.

Më datë 8 janar 2025, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidatit për hafiz Emir Lutfiu. Përfaqësuesi i Myftinisë gjatë seancave të hifzit, hfz. Irfan ef. Sulejmani në fjalën e tij, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizin për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehën mirënjohje dhe vlerësuan lartë sakrificën e familjes së hafizit, ndërsa hafizit i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit u zhvilluan në mektebin e xhamisë "Duqanxhik" - Shkup, para anëtarëve të komisionit të hifzit me prezencë të xhematlinjëve mysafirë. Komisioni i hifzit në përbërje: Hfz. Xhemail ef. Nuhiju Hfz. Sadudin ef. Sulejman Hfz. Xhelil ef. Shabani. Përndryshe, hafizi Emir Lutfiu hifzin e kreu tek muhafizi...
Namazi i sabahut së bashku në xhami
Aktivitete, Lajme

Namazi i sabahut së bashku në xhami

Më 5 janar 2025, Myftinia e BFI – Shkup, organizoi faljen e namazit të sabahut së bashku në xhami. Motoja e këtij aktiviteti ishte “Në xhami së bashku me fëmijë” dhe do të realizohet çdo të diel në namazin e sabahut gjatë tre muajve të dalluar me një program modest kushtuar brezave të rinjë të qytetit tonë në xhaminë Mustafa Pasha. Bashkë në xhami sot ishte sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referenti i Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu, imami i kësaj xhamie hfz. Fatih Derdiyok, hatibi h.Abdusamet ef. Zekiri, muezini h.Furkan Jahja, këshilli i xhamisë dhe xhematlinj të shumtë të gjenratave të ndryshme. Në emër të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, në fjalën e tij i përshëndeti të pranishmit, mestjerash theksoi ideatorin e këtij aktiviteti Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Isma...
Seana e parë e dëgjimit të kandidatit për hafiz Emir Lutfiu
Hifz, Lajme

Seana e parë e dëgjimit të kandidatit për hafiz Emir Lutfiu

Më 4 janar 2025, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidatit për hafiz Emir Lutfiu që hifzin e kreu tek muhafizi hfz. Abdulkerim ef. Ebibi. Përfaqësuesi i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani në fjalën e tij, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizin për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizit, ndërsa hafizit i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit zhvillohen në hapësirat e mektebit të xhamisë së "Duqanxhikut" para anëtareve të komisionit të hifzit për djem në përbërje: Hfz. Sadudin ef. Sulejman; Hfz. Xhemail ef. Nuhiju; Hfz. Xhelil ef. Shabani; Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejtin vend....