Tuesday, November 17

Lajme

Ceremoni hatme në xhaminë “Me dy minare” –  Vizbeg
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

Ceremoni hatme në xhaminë “Me dy minare” – Vizbeg

Me datë 3 janar 2025, Myftiu i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, referentët hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi ndanë së bashku gëzimin e 30 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën pranë mektebit të xhamisë "Me Dy Minare" - Vizbeg te mualimi h. Ibraim ef. Ibrahimi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Ibraim ef. Ibrahimi i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati. ...
Ne të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!
Lajme

Ne të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!

Ne të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi! Me keqardhje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik që humbën jetën katër persona të familjes Asllani nga fshati Gërçec. E lus Allahun që të vdekurit t'i mëshiron dhe xhenetin t'ua dhuron, ndërsa familjes durimin t'ua shton. Amin! Dr. Qenan ef. Ismaili - Myfti i Shkupit
Këshilla e Xhumasë në Radio Vati – “Hyrja në tre muajt e shenjtë”
Emisione, Këshilla e xhumasë, Lajme

Këshilla e Xhumasë në Radio Vati – “Hyrja në tre muajt e shenjtë”

Me datë 03 janar 2025, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 259 – në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Rasim ef. Ademi, i cili do të ligjërojë në temën: "Hyrja në tre muajt e shenjtë". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
Program fetarë për gjininë femërore, kushtuar Natës së Regaibit
Lajme, Netët e dalluara

Program fetarë për gjininë femërore, kushtuar Natës së Regaibit

Më datë 2 janar 2025, Myftinia e BFI - Shkup, departamenti i gruas, organizoi program fetarë për gjininë femërore, kushtuar Natës së Regaibit. Programi filloi me ashere të kënduar nga mualimja Xheuhere Ramani ndërsa me fjalë mirëseaedhëse në emër të Myftinisë Mubera Asani Jashari, mualime në xhaminë e Re - Çair. Ndërsa, fjalë përshëndetëse kishte koordinatorja e Medresesë Isa Beu - paralelja e vajzave në Shkup, mr. Nurtene Shehi Sakipi. Programi u begatua me ilahi dhe mevlud nga Azra Pajazitovska; Sibel Jusufi dhe Hatixhe Amiti. Fjala e rastit para të pranishmeve që kishin stërmbushur xhaminë i takoi mr. Shengjyle Sadiku ku foli mbi rëndësinë e muajve të dalluar, natës së Regaibit dhe këshilla si të presim Ramazanin. Në fund të programit përfunduan me një dua të bërë nga mua...
Kandidati për hafiz Emir Lutfiu kaloi provimin para komisionit të hifzit.
Hifz, Lajme

Kandidati për hafiz Emir Lutfiu kaloi provimin para komisionit të hifzit.

Me datë 2 janar 2025, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidatin Emir Lutfiu. Anëtarët e komisionit vlerësuan se kandidati kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtarëve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuesi të Myftinisë së Shkupit. Emir Luftiu hifzin e kreu te muhafizi hfz. Abdulkerim ef. Ebibi.
MYFTINIAPODCAST – MYSAFIR I PARË ME KRYETARIN E BFI-SË
Lajme

MYFTINIAPODCAST – MYSAFIR I PARË ME KRYETARIN E BFI-SË

Me datë 8 gusht 2024, pas hapjes së emisionit që e bëri Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, mysafir i parë në emisionin #MyftiniaPodcast ishte kryetari i BFI-së Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, për të bashkëbiseduar mbi organizimin e jetës fetare në vend. Emisioni MyftiniaPodcast do të udhëhiqet nga referenti i Myftinisë h. Ali ef. Ziberi.
SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE MERVENUR RAMADAN
Lajme

SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE MERVENUR RAMADAN

Më 7 gusht 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidates për hafize Mervenur Ramadan që hifzin e kreu tek muhafiz hfz. Abdulkerim Ebibi. Përfaqësuesja e Myftinisë hfz. Kadrije Sulejman në fjalën e saj, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizet dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit zhvillohen në mektebin e xhamisë "Duqanxhik", para anëtareve të komisionit të hifzit për vajza në përbërje: Hfz. Munevere Murtezi; Hfz. Selvije Shakiri; Hfz. Nehal Ibrahimi; Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejtën xhami....
DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT GRUSHINË
Lajme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT GRUSHINË

Me 7 gusht 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 24 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë së f. Grushinë, te mualimi dr. Taxhedin ef. Bislimi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga mualimi i xhamisë i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati. All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!...
MYFTIU U VIZITUA NGA HAXHI QAMURAN HIRDA
Lajme

MYFTIU U VIZITUA NGA HAXHI QAMURAN HIRDA

Më 7 gusht 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, priti në zyrën e tij haxhi Qamuran Hirda, një personalitet që realizoi udhëtimin për në vendet e shenjta - Haxh me biçikletë. Pas arritjes në vendet e shenjta, haxhi Qamuran Hirda do t’i bashkangjitet karavanit të haxhinjve të BFI-së dhe do të jetë mysafir nderi në Meke dhe Medine. Ata biseduan për përjetimet, sfidat, përvojën dhe kënaqësitë e tij gjatë këtij udhëtimi të veçantë. E lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblejë për këtë sakrificë, t’i japë shëndet dhe jetë të gjatë!
KANDIDATJA PËR HAFIZE MERVENUR RAMADAN KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT
Lajme

KANDIDATJA PËR HAFIZE MERVENUR RAMADAN KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidaten Mervenur Ramadan. Anëtaret e komisionit vlerësuan se kandidatja kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtareve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuese të Myftinisë së Shkupit. Mervenur Ramadan hifzin e kreu pranë muhafizit hfz. Abdulkerim Ebibi.