Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

Myftinia e Shkupit organizon ekskursion me mbi 1200 nxënës të mektebeve në Parkun e Sarajit
Aktivitete

Myftinia e Shkupit organizon ekskursion me mbi 1200 nxënës të mektebeve në Parkun e Sarajit

Myftinia e BFI - Shkup, më 26 prill 2026 (e diel), organizoi ekskursion me nxënësit e mektebve në parkun e Sarajit ku u tubuan mbi 1200 nxënës të mektebeve që veprojnë në kuadër të Myftinisë. Mualimët dhe mualimet që arritën të bëhen pjesë e kësaj iniciative mundësuan që të gjithë fëmijët së bashku të kalojnë një ditë në natyrë me aktivitete të ndryshme rekreative sportive. Në mesin e shumë lojërave të tjera argëtuese, ndoshta më tërheqëse për fëmijët ishte turniri në futboll të vogël, ku morën pjesë 18 ekipe dhe turniri në volejboll ku morën pjesë 8 ekipe. Pas shumë ndeshjeve me brohoritje të fëmijëve, edhe pse të gjithë llogariten fitues, duhej të përcaktohen edhe fituesit e turnirit të cilëve Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili u ndau medalje dhe nga një kupë. Në turneun në futboll ve...
Ndërron jetë prof. Sadrija Hasanovic, veprimtar i përkushtuar në shërbim të Bashkësisë Fetare Islame
Aktivitete, Lajme

Ndërron jetë prof. Sadrija Hasanovic, veprimtar i përkushtuar në shërbim të Bashkësisë Fetare Islame

Me pikëllim e dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të prof. Sadrija Hasanovic.Prof. Sadrija jetoi dhe veproi në qytetin e Shkupit, ku përgjatë tërë jetës ia kushtoi shërbimit ndaj institucionit të Bashkësisë Fetare Islame, madje një periudhë të gjatë duke qenë i angazhuar edhe si sekretar në Myftininë e Shkupit.Nga thellësia e zemrës i shprehim familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta, pasi humbi njeriun e tyre të dashur, ndërsa Shkupi humbi një profesor të përkushtuar, që i shërbeu jetës fetare.I lutem Allahut Fuqiplotë që, për kontributin e tij, ta shpërblejë me Xhenet! Myfti i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili
Edicioni 308 i “Këshilla e Xhumasë” trajton temën e dashurisë ndërvëllazërore në kohën e materializmit
Aktivitete, Lajme

Edicioni 308 i “Këshilla e Xhumasë” trajton temën e dashurisë ndërvëllazërore në kohën e materializmit

Me datë 24 prill 2026, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 308, të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Agron ef. Ademi, i cili do të ligjërojë në temën: "Dashuria ndërvëllazërore në kohën e materializmit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani
Myftinia e Shkupit publikon orarin e nisjes së haxhinjëve për Haxhin 2026
Aktivitete, Lajme

Myftinia e Shkupit publikon orarin e nisjes së haxhinjëve për Haxhin 2026

Myftinia e BFI – Shkup njofton opinionin publik dhe besimtarët se haxhinjtë nga Shkupi do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta me tre aeroplanë të planifikuar në datat 14, 15 dhe 16 maj 2026. Sipas këtij organizimi, të tre fluturimet do të realizohen nga aeroporti i Shkupit (SKP) drejt Xhedas (JED) në Arabinë Saudite, në bashkëpunim me kompaninë ajrore “Freebird Airlines”. Të gjitha nisjet janë paraparë të bëhen në orën 16:00, ndërsa destinacioni përfundimtar i udhëtarëve është qyteti i Xhedas. Myftinia e Shkupit bën të ditur se për të gjitha informacionet shtesë, haxhinjtë do të njoftohen në kohën e duhur përmes kanaleve zyrtare. Myftinia u uron të gjithë haxhinjëve një udhëtim të lehtë dhe një Haxh të pranuar.
Myftinia e Shkupit mban mbledhjen e tretë të rregullt dhe miraton raportet, aktivitetet dhe planin për Haxhin 2026
Aktivitete, Lajme

Myftinia e Shkupit mban mbledhjen e tretë të rregullt dhe miraton raportet, aktivitetet dhe planin për Haxhin 2026

Myftinia e BFI - Shkup, më 22 prill 2026, në prezencë të Reisul Ulemasë h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, realizoi mbledhjen e rregullt, të tretën me radhë, me anëtarët e Myftinisë së Shkupit. Pas raportimit të hollësishëm dhe diskutimit, anëtarët u informuan, aprovuan dhe miratuan si më poshtë: Gjatë kësaj periudhe, nga komisioni i Myftinisë titullin hafiz e morën: -Berkin Veseli, muhafiz: hfz. Abdurahim Sulejman -Tarik Alija, muhafiz: hfz. Elham Mursel -Erhan Saliu, muhafiz: hfz. Xhelil Shabani -Ramazan Zejnullahu, muhafiz: h. Ali Ashani -Talha Neziri, muhafiz: hfz. Abdulkerim Ebibi Projekti “Në xhami së bashku me fëmijë”, i dedikuar për fëmijët, përfundoi me sukses, ku u shpërndanë dhurata për pjesëmarrësit. U tubuan mjete financiare për Nusret Qekoviq në 6 xhami në ...
Fillojnë seancat e dëgjimit për hifzin e kandidatit Nusret Mustafovski
Aktivitete, Lajme

Fillojnë seancat e dëgjimit për hifzin e kandidatit Nusret Mustafovski

Më 20 prill 2026, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidatit për hafiz Nusret Mustafovski që hifzin e kreu tek muhafizi hfz. Idriz ef. Osmani. Përfaqësuesi i Myftinisë h. Berat ef. Sadiki, në fjalën e tij, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizin për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizit, ndërsa hafizit i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit zhvillohen në Qendrën e Kuranit "Mustafa Pasha",para anëtareve të komisionit të hifzit për djem në përbërje: Hfz. Xhemail ef. Nuhiju; Hfz. Abdulkerim ef. Ebibi; Hfz. Xhelil ef. Shabani; Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejtin vend....
Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerëson nxënësit e mektebit në Koliçan të Poshtëm
Aktivitete, Lajme

Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerëson nxënësit e mektebit në Koliçan të Poshtëm

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Lokman ef. Abdullai anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Koliçan i poshtëm. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi Jasir ef. Murtezan. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
Myftiu i Shkupit pjesë e delegacionit të BFI-së në pritjen e Kryetarit të Dijanetit të Turkiyes, prof. dr. Safı Arpaguş
Aktivitete, Lajme

Myftiu i Shkupit pjesë e delegacionit të BFI-së në pritjen e Kryetarit të Dijanetit të Turkiyes, prof. dr. Safı Arpaguş

Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, dje më 4 mars 2026, ishte pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, për të mirëpritur Kryetarin e Dijanetit të Turkiyes, prof. dr. Safı Arpaguş, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij. Në kuadër të kësaj vizite të ngrohtë dhe vëllazërore, u shfrytëzuan momente të bukura ku Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, së bashku me Kryetarin e Diyanetit, prof. dr. Safı Arpaguş, dhe Kryetarin e BFI-së, h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, si dhe Kryetarin e Kuvendit të RMV-së, vizituan xhaminë e Tophanës, ku edhe falën namazin e teravisë. Me këtë rast, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, si nikoqir i kësaj vizite, u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve dhe i falënderoi për vizitën e tyre. Reisul Ulema h. hfz. Shaqir...
Myftiu mbajti hytben e xhumasë në Xhaminë “Arasta” në Çarshinë e Vjetër
Aktivitete, Hytbe, Uncategorized @sq, Vizita

Myftiu mbajti hytben e xhumasë në Xhaminë “Arasta” në Çarshinë e Vjetër

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, me datë 27 shkurt 2026, në xhumanë e dytë të muajit Ramazan, i shoqëruar nga referentët e Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, h. Ali ef. Ziberi dhe z. Jusuf Abdullai, në një atmosferë të këndshme Ramazani në Çarshinë e Shkupit, ditën ia kushtuan xhematit të xhamisë "Arasta". Myftiu dhe referentët u mirëpriten ngrohtësisht nga hatibi i xhamisë dr. Rahim ef. Kaloshi, i cili u dëshiroi mirëseardhje në këtë ditë të bekuar xhumaje. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, mbajti hutben e xhumasë para xhematit të pranishëm që kishin stërmbushur xhaminë dhe oborin e saj, me lutje te Allahu që ky Ramazan të na bënë më të devotshëm si besimtarë. Allahu e pranoftë!
Myftinia e Shkupit mbështet aksionin për ndërtimin e shtëpisë së Nusret Qekoviq
Aktivitete

Myftinia e Shkupit mbështet aksionin për ndërtimin e shtëpisë së Nusret Qekoviq

Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, sot më 26 shkurt 2026, në zyrën e tij mirëpriti prof. Imer Bajramin dhe gazetaren znj. Leonora Kaliqi. Ata, me shumë zemërgjerësi, kanë marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së Nusret Qekoviqit, i cili është i palëvizshëm, ndërsa edhe bashkëshortja e tij është me aftësi të kufizuara. Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, shprehu mirënjohje dhe i informoi se Myftinia e Shkupit, në kuadër të aksionit të saj humanitar, e ka ndihmuar familjen në fjalë duke grumbulluar mjete financiare në vlerë prej 2.100 euro, të cilat ua dorëzoi prof. Imerit dhe znj. Leonora. Përndryshe, të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë në këtë aktivitet humanitar mund të kontaktojnë personat përgjegjës: Znj. Leonora Kaliqi – tel: 078 557 777, si dhe prof. Imer Baj...