Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

Namazi i sabahut së bashku në xhami
Aktivitete, Lajme

Namazi i sabahut së bashku në xhami

Më 5 janar 2025, Myftinia e BFI – Shkup, organizoi faljen e namazit të sabahut së bashku në xhami. Motoja e këtij aktiviteti ishte “Në xhami së bashku me fëmijë” dhe do të realizohet çdo të diel në namazin e sabahut gjatë tre muajve të dalluar me një program modest kushtuar brezave të rinjë të qytetit tonë në xhaminë Mustafa Pasha. Bashkë në xhami sot ishte sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referenti i Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu, imami i kësaj xhamie hfz. Fatih Derdiyok, hatibi h.Abdusamet ef. Zekiri, muezini h.Furkan Jahja, këshilli i xhamisë dhe xhematlinj të shumtë të gjenratave të ndryshme. Në emër të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, në fjalën e tij i përshëndeti të pranishmit, mestjerash theksoi ideatorin e këtij aktiviteti Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Isma...
Seana e parë e dëgjimit të kandidatit për hafiz Emir Lutfiu
Hifz, Lajme

Seana e parë e dëgjimit të kandidatit për hafiz Emir Lutfiu

Më 4 janar 2025, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidatit për hafiz Emir Lutfiu që hifzin e kreu tek muhafizi hfz. Abdulkerim ef. Ebibi. Përfaqësuesi i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani në fjalën e tij, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizin për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizit, ndërsa hafizit i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit zhvillohen në hapësirat e mektebit të xhamisë së "Duqanxhikut" para anëtareve të komisionit të hifzit për djem në përbërje: Hfz. Sadudin ef. Sulejman; Hfz. Xhemail ef. Nuhiju; Hfz. Xhelil ef. Shabani; Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejtin vend....
Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së Re Çair
Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa, Uncategorized @sq

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së Re Çair

Me datë 03 janar 2025, Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së Re Çair. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi hfz. Avni ef. Asani. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
Ceremoni hatme në xhaminë “Me dy minare” –  Vizbeg
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

Ceremoni hatme në xhaminë “Me dy minare” – Vizbeg

Me datë 3 janar 2025, Myftiu i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, referentët hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi ndanë së bashku gëzimin e 30 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën pranë mektebit të xhamisë "Me Dy Minare" - Vizbeg te mualimi h. Ibraim ef. Ibrahimi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Ibraim ef. Ibrahimi i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati. ...
Ne të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!
Lajme

Ne të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!

Ne të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi! Me keqardhje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik që humbën jetën katër persona të familjes Asllani nga fshati Gërçec. E lus Allahun që të vdekurit t'i mëshiron dhe xhenetin t'ua dhuron, ndërsa familjes durimin t'ua shton. Amin! Dr. Qenan ef. Ismaili - Myfti i Shkupit
Këshilla e Xhumasë në Radio Vati – “Hyrja në tre muajt e shenjtë”
Emisione, Këshilla e xhumasë, Lajme

Këshilla e Xhumasë në Radio Vati – “Hyrja në tre muajt e shenjtë”

Me datë 03 janar 2025, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 259 – në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Rasim ef. Ademi, i cili do të ligjërojë në temën: "Hyrja në tre muajt e shenjtë". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
Program fetarë për gjininë femërore, kushtuar Natës së Regaibit
Lajme, Netët e dalluara

Program fetarë për gjininë femërore, kushtuar Natës së Regaibit

Më datë 2 janar 2025, Myftinia e BFI - Shkup, departamenti i gruas, organizoi program fetarë për gjininë femërore, kushtuar Natës së Regaibit. Programi filloi me ashere të kënduar nga mualimja Xheuhere Ramani ndërsa me fjalë mirëseaedhëse në emër të Myftinisë Mubera Asani Jashari, mualime në xhaminë e Re - Çair. Ndërsa, fjalë përshëndetëse kishte koordinatorja e Medresesë Isa Beu - paralelja e vajzave në Shkup, mr. Nurtene Shehi Sakipi. Programi u begatua me ilahi dhe mevlud nga Azra Pajazitovska; Sibel Jusufi dhe Hatixhe Amiti. Fjala e rastit para të pranishmeve që kishin stërmbushur xhaminë i takoi mr. Shengjyle Sadiku ku foli mbi rëndësinë e muajve të dalluar, natës së Regaibit dhe këshilla si të presim Ramazanin. Në fund të programit përfunduan me një dua të bërë nga mua...
Kandidati për hafiz Emir Lutfiu kaloi provimin para komisionit të hifzit.
Hifz, Lajme

Kandidati për hafiz Emir Lutfiu kaloi provimin para komisionit të hifzit.

Me datë 2 janar 2025, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidatin Emir Lutfiu. Anëtarët e komisionit vlerësuan se kandidati kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtarëve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuesi të Myftinisë së Shkupit. Emir Luftiu hifzin e kreu te muhafizi hfz. Abdulkerim ef. Ebibi.
Mbrëmje Kuranore në Xhaminë Isa Beu
Mbrënje kuranore

Mbrëmje Kuranore në Xhaminë Isa Beu

Më datë 1 janar 2025, në xhaminë Isa Beu, në këtë fillim viti të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu me bashkëveprimtarët e tij, në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorit të Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami dhe para shumë hafizlerëve, hoxhallarëve, mysafirëve dhe xhematlinjëve që kishin stërmbushur xhaminë, Rijaseti i BFI-së në koordinim me Myftininë e Shkupit mbrëmjen i'a kushtuan Kur'anit Famëlartë. Begatia e kësaj mbrëmje ishin hafëzlerët; Kurra hfz. Erhan ef. Mete, imam dhe hatib në xhaminë Ejup Sulltan, Stamboll - Türkiye; h. Armend ef. Beqiri, imam në xhaminë e Madhe - Ferizaj; hfz. Fatih ef. Derdiyok, imam në xhaminë Mustafa Pasha nga Türkiye; dhe hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i institutit të hifzit për djem "Hafiz Is...
MYFTINIAPODCAST – MYSAFIR I PARË ME KRYETARIN E BFI-SË
Lajme

MYFTINIAPODCAST – MYSAFIR I PARË ME KRYETARIN E BFI-SË

Me datë 8 gusht 2024, pas hapjes së emisionit që e bëri Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, mysafir i parë në emisionin #MyftiniaPodcast ishte kryetari i BFI-së Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, për të bashkëbiseduar mbi organizimin e jetës fetare në vend. Emisioni MyftiniaPodcast do të udhëhiqet nga referenti i Myftinisë h. Ali ef. Ziberi.